Vulin pas kthimit nga Rusia: Hapja e urës është shumë e rrezikshme, KFOR-i t’i mbrojë serbët

17 Gusht 2024, 13:50Rajoni TEMA
Vulin pas kthimit nga Rusia: Hapja e urës është shumë e

Zëvendëskryeministri i sanksionuar i Serbisë, Aleksandar Vulin, disa ditë pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Rusi, ka pretenduar se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër “është shumë e rrezikshme”.

Ideja kryesore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me hapjen e urës së Ibrit, sipas pretendimeve të Vulinit është “pushtimi i Veriut të Kosovës” përmes Policisë së Kosovës.

“Politika e Albin Kurtit është ‘spastrimi etnik’ i Kosovës. Dëshira e tij është që të pastrojë Veriun dhe Jugun e Kosovës nga serbët”, ka pretenduar ai.

Vulin duke cituar rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është garantuesi i mbijetesës së serbëve në Kosovë, andaj detyra e tyre, sipas pretendimeve të tij, është “mbrojtja e serbëve”.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

1 Komente

  1. X
    Xhimi

    ska nevoj me mbrojt serbet kfori, se nuk jemi si ju rrac e poshter ata jetojn ne paqe,po presheven kush e mbron o hale..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje