Shqiptari shkakton aksident të rëndë në Kroaci, humb jetën kroati! Një grua dhe një i mitur në gjendje kritike

16 Gusht 2024, 17:41Rajoni TEMA
Shqiptari shkakton aksident të rëndë në Kroaci, humb

Një shqiptar duket të jetë shkaktari i një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar në qytetin Soline në jug të Kroacisë, ku një person humbi jetën e 6 të tjerë u plagosën, pesë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Mediat kroate thonë se një shtetas i Kosovës, 40 vjec, ka qenë duke lëvizur me një automjet me targa sllovene, por në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt, ku për rrjedhojë është përplasur me një makinë me targa kroate, të drejtuar nga një 45-vjeçar nga Kroacia.

45 vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjerët që udhëtonin me të një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas polakë, kanë marrë dëmtime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, ku ndodhet për shkak të plagëve të rënda edhe shtetasi i Kosovës.

Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në automjetin e tij, edhe ata shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje kritike ndërsa një 18-vjeçar ka marrë plagë më të lehta. Policia e Dubrovnikut ka nisur hetim ndaj shoferit shqiptar të dyshuar si autor i aksidentit të rëndë rrugor.

4 Komente

  1. c
    ccc

    2 prilli ishte corbe sherbimesh sekrete per te pershpejtuar renjen e sistemit o Rudi pordha! Leri temat e medha se nuk i kap truri yt.

    Përgjigjjuni
    1. c
      ccc

      Komenti duhej te ishte tek reagimi i Vates ndaj Demalise, gabimisht eshte vendosur ketu.

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      ne pergjithesi kur shkruani ne lidhje me Kosoven ose kosovaret nehere e shkruani shqiptari njehere kosovari njehere shqiptari nga kosova ne varesi te temes qe shtjellohet dhe na s'po mujti me kuptua bre shqipe.A po kcyr a ?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoni i Allahut

        Car s'po u mujke me kuptua ti shqipe: a jeni shqiptar? A jeni kosovar? A jeni shqiptar te Kosoves? Ku po rrejke gazeta or tej?!!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje