Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të saj të fundit në veriun e vendit me shumicë serbe.
“Ne nuk kemi asgjë për të thënë për këtë temë të rihapjes së urës. Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO dhe Britania e Madhe) kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa”, tha Stano.
Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin nga SHBA-ja, BE-ja dhe vendet e QUINT-it.
Kjo nxiti edhe protestë të serbëve të Kosovës në veri javën e kaluar, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës.
Më herët këtë javë, ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka rrezik të vërtetë se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë. Ai tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do ta dëgjojë kërkesën e tyre.
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Amerika ,NATO , e tere aleatet te mos flasin me per koqevaret ,por te largohen qysh neser ,e pastaj do shofim koqevaret se si do mbrojne Kosoven ,por ta dine mire se Shqiptaret e Shqiperise e te Maqedonise nuk i hapin me dyert e shtepive , besoj se i mirpret Serbia se koqevaret ne shumice flasin gjuhen Serbe si dhe jane te pajisur me pasaporte Serbe
O qelbesire greqirje, sllavoaziatik. Mos ke shitur ndonje moter te shkjau apo te greqiret. Kujdes se shqiptaret e Kosoves vertet kane koqe, jane me koqe te varuara dhe ti u shkon pas me pritjen dshpruese qe ato koqe te bien e ti marresh ti pastaj. Qelbesire!