Deputetja britanike kundër BE për futjen e Urës së Ibrit në agjendën e bisedimeve: Është rënë dakord në 2015-n

15 Gusht 2024, 21:30Rajoni TEMA
Deputetja britanike kundër BE për futjen e Urës së Ibrit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja britanike Alicia Kearns ka shkruar se Britania e Madhe dhe BE duhet të mbështesin ndërtimin e urave dhe jo bllokimin e tyre. Ajo thekson se për hapjen e Urës së Ibrit është rënë dakord në vitin 2015 dhe nuk ka pse të veprohet ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur me Kosovën.

Më tej, deputetja britanike shkruan se, “të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë”.

“E shokuar teksa shoh që BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 - pse është  e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë? Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen.

BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, thotë deputetja britanike, Alicia Kearns, në postimin e saj në rrjetet sociale.

10 Komente

  1. S
    Sionisti

    Bravo deputetja britanike. Keto zera i duhen ceshtjes shqiptare, dhe jo ata friksat e BE. Hapja e ures se Ibrit eshte ceshtje e shtetit te Kosoves brenda teritorit te saj.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Cfar ylli eshte kjo zemra thank you

      Përgjigjjuni
      1. F
        Front

        "Agjendën" e satëme, o koqevar kuti. Mëso të shkruash shqip, o mbeturinë serbe

        Përgjigjjuni
        1. k
          kosova

          ty mundohu te mendoah Shqip dhe kur te flasish per Albinin laje mire gojen me acide

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kukesi

            O “Front” shkjau, Perse oe nevoj te behesh me shkja se shkjau? Rri si shkja, edhe ashtu po qelbesh boll.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parruca

              Ne shqip eshte agjende or ti i ndritur. Rregulli i gjuhes shqipe thote qe tek fjalet e huazuara tingulli Xh transformohet ne Gj. Prandaj kemi Gjirafë dhe jo Xhirafë, Agjendë dhe jo Axhendë,

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nik

              Të lumtë deputetja Alicia Kearns! Ka politikanë të drejtë dhe me integritet si zonja në fjalë që i bie drejt!

              Përgjigjjuni
              1. c
                carli

                Duhet lobuar me fort per DARDANIN ,te shtohen me shum zerat si e deputetes Angleze

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Pse te denoje Serbine per sulmin e ekstremistit Radoicic…..akoma nuk e kan denuar Serbine per lidhjet e ngushta me Rusine …..dhe nga ana tjeter mburen si gjela deti serbet kur flasin per lidhjet e tyre me Rusine , eshte nje soj sikur u thone europianeve : ne plasi trapi qe nuk na afroni , kemi vellan e madh rusin dhe mikun e madh kinezin ne gati per bashkepunim ……Ka dicka te keqe qe bie ere ne EU …..

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flamur Struga

                    Deputetja britanike Alicia Kearns,e thote te verteten e madhe.Cdo individ i edukuar ,arsimuar pa ndikime politike,racore dhe fetare,rrit vlerat e vetvehtes dhe shtetit Atdheut te vet ,qe i sherben me devotshmeri.Deputetja ,eshte shume objektive ne vendim marrjen e nje kontesti ,per ta gjykuar dhe vleresuar drejt dhe pa ndonje aneshmeri.Te gjithe ata figura te shquara qe jane ne nivelin e kesaj deputetes,jane per tu falenderiar sepse ,i sherbejne te vertetes dhe ndihmojne ne zgjedhjen e problemeve te ketilla,pa ndonje aneshmeri.Per zgjidhjen e problemit tone me armikun shekullor rusoserb,kane munguar njerez me karakter dhe dinjitet njerezorLajcaku,borelli santosi ,kurr nuk i kane gjykuar problemet tona ne menyre objektive...Flm deputete britanike per korrektesine dhe vleresimin e keti problemi me nje zgjidhje te pafund...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje