Kërkesa e Serbisë për bashkëpunim juridik me Kosovën kur në pyetje është sulmi terrorist i 24 shtatorit, sipas avokatit serb, Ivan Niniç, është vetëm sa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të blejë kohë para ndërkombëtarëve.
“Vuçiç po blen kohë, sa për të thënë se po bën diçka”, tha ai në një intervistë për mediumin opozitar serb, Nova.rs.
Sipas avokatit serb në rast se Serbia do të kishte “vullnet dhe dëshirë të vërtetët”, Radojiçiç mund të ndiqej penalisht në bazë të provave që “shërbimet dhe policia serbe mund t’i kishin mbledhur edhe pa pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se zyrtarët serbë kanë parashtruar kërkesë përmes kanaleve zyrtare autoriteteve kosovare për ndihmë juridike në rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, përgjegjësin e të cilit e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç.
Siç shpjegoi Hovenier në një intervistë për Radio Evropën e Lirë kjo kërkesë përfshinë bashkëpunimin reciprok juridik kur në pyetje janë provat që i posedon Kosova në atë mënyrë që Serbia ta ndjek penalisht kryeterroristin Radojiçiç.
Megjithatë Qeveria e Kosovës e refuzoi një ofertë të tillë, meqë sipas tyre, kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale: “Vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Kosovës”.
Nuk Ka marveshjes ekstradimi serbi kosoves.Serbija njeh vetem prokuroret dhe gjukatesit speciale per krimet e UCK.Te tjeret bejne lufte pateiotike.Keshtu mendoni Edhe Europa dhe Miku i madh,clirimtare SHaBAni
Fajtori me i madh eshte BE ,ajo e cila lejon te manipulohet nga hienat e karpateve.Eshte cmenduri kjo,kur ndonje zuzar kerkon PROVA apo PORDHA.?Pse tallen keto te europes plake..Merreni nje femi si deshmitar i cili jeton ne ate pjese ,pa marre parasysh a eshte shqiptar apo tjeter kombesie,ai di tua sqaroj me imtesi .Ju zuzaret e europes e perkrahni e ledhatoni neperken e vogel te kobres se moskes,ju po beni gabime shummmm te renda.Ju e enderroni se do tju kethehet ne anen tuaj,kjo duket si puna e gomarit qe ujku e hante dhe ai i thoshte vetvehtes,jam ne enderr,pas endrres shkofte.Doni deshmi nga ndonje bari i cili ne ato raste ka qen duke i kullotur bagetite,ai do tu bindi per provat,se ju europa plake nuk keni diplomate te zgjuar per zgjidhjen e problemit shekullor qe e ka kombi shqiptar me barbaret rusoserb.Armiku eshte teper dinak ,i ka thesat me dollare dhe ju blen,armiku edhe i forte eshte,ju kercenon dhe ju jeni servil qorra para kesaj loje te ndyre.Ju te europes plake,duhet ta zbertheni Labirinthin te krijuar ne moske ,aty keni per te gjetur nje lemsh te madh per te cilin edhe ju lajcaket borellet santot jeni te barabarte ne fajesi...e kuotoni se lojen te cilen e luan armiku i njerezimit eshte me kilometra e gjate,do te mberrini stacionin e duhur apo do mbyteni edhe ju ne pellgun e felliqur rusoserb?TURP .turpi po ushqehet dhe rritet ,ju ja zgjasni jeten ne pafundesi..Aleatet tane ,Qeveria e Republikes se Kosoves dhe mbare kombi shqiptar ,per zgjidhjen e keti problemi i beson vetem SHBA NATO ANGLI GJERMANI...keto do te ndihmojne qe ky kontekst te zgjidhet,europe moj ti kerko PORDHA...