Vuçiç: Pres që KFOR-i ta mbajë fjalën se pa marrëveshje s’do të hapet ura e Ibrit

17 Gusht 2024, 16:00Rajoni TEMA
Vuçiç: Pres që KFOR-i ta mbajë fjalën se pa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, “të mbajnë fjalën” se pa marrëveshje dhe “vullnet të përbashkët” nuk do të ketë hapje të urës mbi lumin Ibër,

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, me të cilët kemi bashkëpunim të drejtë.

Presim që ta mbajnë fjalën, se pa marrëveshje dhe vullnet të përbashkët nuk do të ketë hapje të urës”, ka thënë Vuçiç në një prononcim për gazetarët, transmetojnë mediat serbe.

Kreu i Serbisë ka pretenduar se në Kosovë, tanimë që është caktuar data e zgjedhjeve – 9 shkurt 2025 – “gjithçka do të jetë fushatë për ta”.

“Pres provokime dhe probleme shtesë”, tha ai.

Ai shtoi se beson dhe shpreson që “KFOR-i do ta përmbushë premtimin e tij, si dhe detyrën e tij parësore në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, është duke insistuar në hapjen e plotë të urës që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, pasi që aktualisht shfrytëzohet vetëm për këmbësorë.

Nga ana tjetër, vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE), kanë kundërshtuar hapjen e urës në këto momente, derisa kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.

6 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    O Vucic, paske rjedhur fare; ne po e hapim uren e Ibrit qe agjentura serbe te hyje lirisht ne Kosove...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bredhi

      Shume po ta krehin bythen Ty or Vuçiç.!!!!!Ke te drejte te flasesh ashtu.Po Ku ke te drejte ti more Qen ,te veprosh ashtu ne nje vend sovran.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Rezuluten e sateme,Kosova eshte shtet i pavarur dhe kufijte e saj njihen nga qindra shtete. Me qe çove ate fytyre thiun ne preher te Putinit,shko telefono Putinin se mos i doli inati e ndoshta ta hap telefonin!!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Nuk kanë faj as Vuçiqi as ndërkombëtarët,faji është te qentë e opozitës që e sjellin ujkun në torishte!

          Përgjigjjuni
        2. F
          Flamur Struga

          Rezoluta 1244 ka vdekur sebashku me milloshevicin.Asgje nuk eshte funksionale nga rezoluta,ajo vlente per kohen deri sa nuk kishte krisur pushka clirimtate e bijve bijave me te mire te kombit,te cilet nen veshjen e uniformes te lavdishme te UCK-ese ,e sollen lirine e shume pritur nder shekuj.Per ironine e fatit ,ky bajloz i zi shkon gjithmone sipas ores dekadave shekujve te prifterijve te rusoserbise.Por zemerimi dhe arroganca e keti te cmenduri,shkon pertej imagjinates qe lulezon neper kopeshtet zoologjike,qe te ketillet me kete diagnoze,ruhen neper kafaze.Ditektivat te cilat i marrin,jane te gjitha nga moska,dhe moska eshte perbindeshi i terbuar per njerezimin.Duke e shtyre ne pafundesi,perimetri rusoserb ,e bllokon ardhmerine e kombit tone.BE eshte po ajo e bismarkut ,forcat perparimtate te Kfor-it kane qellimet ,taktikat e tyre.Por ,faktet thone se: pamvaresisht idese se do kene sukses per ta terhjekur nga ana e duhur,e kane te kote,pa sukses pa shpresa pozitive.NATO,SHBA nuk jane ne ate nivel qe mendojne armiqet tane,keto edhe lepurin e kapin me karroce,ndersa mizen...suksesi per momentin eshte venitur,por enderrat e armiqeve do tu kethehen ne elegji.Sot Qeveria e Republikes se Kosoves ,udhehiqet nga kuadro te pregatitur,te afte per ta kuptuar synimin djallezor te armikut ,nga shum larg.Lehen larua por efekt nuk ben.Nderkombetaret ,vetem ua bejne qefin,i cili rezultatin per kriminelet ,vrasesit eshte O ZERO.Ne duhet te jemi ne koordinim me NATO USA ,me Qeberin e Republikes se Kosoves,FSK ,POLICIN dhe mbare pooullin sy pa trembur,ne nuk do biem ne kurthe te reja ,Ura nuk do te hyj ne dialog ,kete armiku e ben vetem per te fituar kohe dhe te zvarrisi fitoren e ndritur .Ura mbi lumin Iber ,eshte ne Republiken e Kosoves,ate qe lehin pullasin rusoserbet ,nuk do tu shkoj,kjo teori nuk do tua mundesoj pirjen e gotes plote .por te mbushur me zeher per vucicin dhe putinin....

          Përgjigjjuni
          1. i
            ilirian

            Sikur është marrë vesh njëherë që ura duhej hapur që në 2017 apo të kujtohen vetëm ato që do ti nga marrëveshjet ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje