Adi Krasta ka fshehur buxhetin e Festivalit të Këngës në RTK. Dënohet me gjobë deri 10 mijë euro Radiotelevizoni Kosovës

21 Tetor 2024, 12:41Rajoni TEMA

Agjencia për Informim dhe Privatësi e dënon RTK-në që e fshehu buxhetin për Festivalin e Këngës

Adi Krasta  ka fshehur buxhetin e  Festivalit të Këngës në
Radio Televizioni i Kosovës është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkak se Adi Krasta e ka fshehur buxhetin e dedikuar për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës.

 AIP-ja ia ka dërguar zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta nje leter infiormuese ku transmetuesi publik mund të dënohet nga 3,000 deri në 10,000 euro.Kjo do të caktohet pasi RTK të kthejë përgjigje.


Juristja e medias, Flutura Kusari ishte ankuar në AIP për mungesën e transparencës nga ana e RTK-së rreth buxhetit të festivalit, duke shprehur dyshime rreth menaxhimit të tij.


“Si rrjedhojë e moszbatimit të vendimit A-873/2024 të AIP-së nga ana e RTK-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke zbatuar paragrafin 3 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, njofton zyrtarin kryesor administrativ të institucionit publik, që nuk ka zbatuar këtë vendim, që të shfrytëzojë afatin prej shtatë (7) ditësh shtesë për të përmirësuar shkeljen e evidentuar në vendimin e lartcekur, para se të shqiptojë gjobë administrative, sipas paragrafit 1 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në njoftimin e AIP-së për shqiptimin e gjobës.


AIP-ja ka konstatuar se RTK-ja si institucion publik “nuk ka ofruar qasje (përmes përgjigjeve) ndaj palës ankuese, në zbatim të vendimit të karakterit detyrues, të lartpërmendur, por ka zgjedhur të ofrojë sqarime arsyetuese, të cilat, autoriteti mbikëqyrës i ka gjetur si të pabazuara”.

3 Komente

  1. v
    visi

    Plera Krasta i tillë gjith jetën hajdut ka qenë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amerikani

      Po cju duhet ky gazetar lapanjoz moj Kosove e nderuar. Njeri pa integritet qe te gjitha partite i ka perkrahur sipas interesit ketu ne Shqiperi. A nuk ka Kosova gazetare dhe njerez te mire qe te drejtojne Rtk.10000 euro gjobe dhe te gjinden leket ku kan shkuar dhe te dalin pislleqet qe ka bere ky gazetaruc.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti e Krasta jane klone te Sali nongrates

        Me shendet ta mbaje Kurti kete qelbanik me mbiemer Krasta. Turp per Kosoven qe nuk i perzen nga Prishtina klyshet e Sali nongrata.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje