Ish-kreu i “Vetëvendosje”: Kurti ka humbur shumicën në Kuvend

20 Tetor 2024, 19:20Rajoni TEMA

Ish-kreu i “Vetëvendosje”: Kurti ka humbur shumicën

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se qeveria Kurti e ka humbur mbështetjen e saj të mëparshme në Kuvend.

Ndaj sipas tij në prag të zgjedhjeve ekzekutivi do të shmangë çdo vendimmarrje që kalon përmes Kuvendit dhe që kërkon një shumicë të cilësuar votash.


“Mendoj që Qeveria do të ndërmerre të gjitha ato vendime në të cilat nuk ka nevojë për mbështetjen e Kuvendit sepse po shihet që mbështetja e Kuvendit për Qeverinë nuk është më si ka qenë edhe më parë kanë pasur probleme në ligje të caktuara mirëpo tash praktikisht Vetëvendosja vështirë se mund t’i ketë 61 deputetë duke pasur parasysh largimin e deputetëve prej grupit të vet parlamentar.”

Një tjetër përpjekje, sipas tij që Kurti do të ndërmarrë për vota në muajt në vazhdim është edhe ritensionimi i situatës në veri.

“Natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes. Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti Kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rrisë edhe pagat ta bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta.”


Ymeri thekson se veprimet e gabuara të Kurtit i kanë krijuar bindjen perëndimit se Qeveria e Serbisë është më konstruktive edhe më dashamirësë ndaj paqes e marrëveshjeve sesa Qeveria e Kosovës.

6 Komente

  1. I
    Ilir

    Kurti e ka humbur davane qe kur SPIUNONTE ne burg Adem Demacin. Cdo veprim osé mos veprim i Kurtit shkon ne favor te interesit serb.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti e mbaroi detyren e pranuar prej Vucicit

      Kurti praktikisht e ka rikthyer Kosoven nen Serbi. Njohjet e pavaresise do terhiqen mot nga shtetet perendimore, oerfshire Usa, me kusht qe Serbia te pranoje perjetesine e Kforit ne Bondstill.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kxp

        Kurvi ka humbur shumicen ne kuvend por ka fituar vellaçkon e tij Vuçiç.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Mos,bre se na brengose!

          Përgjigjjuni
        2. l
          leo

          Kurti me ato baxhellat që ka rreth vetes përçarë shqiptarinë dhe mardhëniet ndërkombëtare,me GËRDALLA,KUSAR,PISLIMA nuk pret gjë tjetër.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik

            Ky Ymeri dikur kryetar i VV, ku bëhet sot!?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje