Akuzat për pengim të drejtësisë, sot në Hagë seanca për Hashim Thaçin dhe të tjerët

14 Prill 2026, 09:25Rajoni TEMA
Akuzat për pengim të drejtësisë, sot në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet sot një tjetër çështje gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Sot dhe nesër pritet dëshmia e mundshme e një dëshmitari të mbrojtjes. Prokuroria pretendon se posedon dëshmi dhe audio-incizime.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm. Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjykimin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshja e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së).

3 Komente

  1. K
    Kemi përshtypje të këqija ndaj tij kohët e fundit

    Dy mundësi ka patur Kosova pas lufte, ose Thaçi të qëndroj në liri dhe Kosova të mos shpall Panvarsin më 17 shkurt 2008, ose të kaloj pjes e mbetur në burg dhe Prishtina të vazhdoj të eci dhe në fusha të tjera si me futbollin e 31 marsit 2026.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Thaci

      Hahaha i idjot, po ,Thaci mbett hero, dhe ato qe pregaditen doshen ndaj tij di ndeshkohen. Kete mbaje ne mend se nuk ka mbet kush pa u ndeshkue.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosova e ka vra veten me LVV ne udheheqje

        Kuvendi i Shqiperise duhet te shpalle Hashim Thacin "Hero Kombetar". Nderkohe te shpalle Kurtin "Armik te Kombit". Nderkohe Shqiperia ben mire te mbylle kufijte me Kosoven dhe te heqe shtetesine shqiptare per cdo dardan votues te LVV. Dardanet duhet te vendosin me referendum nese duan ti bashkohen Shqiperise apo te vazhdojne te jetojne dejuro nen Serbi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje