"Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet", ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, duke shtuar se zotimi ka lënë vakum në pjesën veriore.
Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tash i burgosur në Hagë si i dyshuar për krime lufte, në vitin 2013 ishte zotuar që nuk do ta dërgonte FSK-në në veri pa koordinim me NATO-n.
E Kurti ka vlerësuar se ky zotim ka lënë vakum në veriun e Kosovës, prandaj siç thotë ai, po shtojnë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë.
“Vigjilenca dhe gatishmëria jonë për veriun është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata trupat e KFOR-it. Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë s’është ndëshkuar, ajo i ka përsëritur krimet”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit është shprehur se faktet tashmë dëshmojnë që Serbia sponsorizon terrorizmin në veri.
“Prej të dielës asgjë nuk është e njëjtë. Faktet dolën në shesh dhe që Serbia po e sponsorizon terrorizmin në veri, u vërtetua. U faktua se janë në krye të këtij organizimi njerëzit që janë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe të afërt me Vuçiqin. Dokumentet e municionet që u gjetën dëshmuan vulën e shtetit serb që treguan origjinën e këtij sulmi”, ka shtuar Kurti.
Kurti u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që t’i shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriu”, vendim të cilin e kishte marrë Qeveria e Kosovës në qershor. Ka shtuar se “ata që kanë ikur tinëz malit në Serbi gjatë sulmit” duhet të ekstradohen sa më parë në Kosovë.
Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.
O rrenc, o mashtrues qe mundohesh ne cdo kohe , cdo vend , cdo fjaline ta poshterish legjenden e shqiptarise Hashim Thacin. Pa UCK Dhe heronjet e saj ti Dhe Kosova sot serbisht do flisnit.
Mos ngaterro kekun me byrekun o trim! Pse ka marre pjese ne lufte, mbas lufte ti shese te gjitha?!?! Edhe sali lusha, vjollca vokshi e azem hajdari shkaterruan kamunizmin, por nuk e meritoshin me drejtu vendin?!?! Apo njesoj për Enverin, meqe na solli dritat, te kete te drejte te na vrase e lufte klasash!
Fuqishem i bashkohem reagimit, te PETRIT SHefki Mexhani SH B A
Dhe pas kesaj qe ndodhi na mbetet te shpresojme qe Kosoves do t’i shtohen njohjet e Serbia do ta njoh edhe ajo?! Sikur kane rënë në delir VV-ja, alalistët e saj në media, Kurti me presidenten po e po. Qetësi patriotë të dashur!
Thaçi ka patur te drejte ne vendimin e tij se Kosova ne nje fare menyra ka nje sovranitet te kufizuar dhe kjo per shkak te etnise serbe qe me shume fut hundet Serbia sesa vendalinjte qe kane vite qe jetojne aty dhe Serbet duan gozhden e Nastradinit ,si ne Bosnje.Thaçi ka dashur qe çdo veprim t'a beje ne bashkepunim me NATO n dhe nderkombetaret.Albini duke e ditur veten te forte me nje mije polic apo me teper i armatosur thjeshte do te kapi veriun pa u marre vesh me Serbet dhe te medhenjte dhe ndodhin pastaj gjithe keto incidente ku Vuçiçi perfiton me kriminelet qe ka ne veri ,ku fut armen ,shkakton trazira dhe fajeson te tjeret.