Osmani krahason Vuçiç me Millosheviçin: Kërkon të shkatërrojë gjithçka

30 Shtator 2023, 17:32Rajoni TEMA
Osmani krahason Vuçiç me Millosheviçin: Kërkon të

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzoi homologun e saj serb, Vuçiç se është duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij, Sllobodan Millosheviç.

Sipas Osmani, njësoj si Millosheviç shkatërroi Bosnjen, Kroacinë dhe Kosovën, ashtu edhe Vuçiç kërkon të shembë gjithçka që është arritur në bashkëpunim me SHBA dhe BE.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Vuçiç tani po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA dhe BE për paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. 

Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, deklaroi presidentja.

Lini një Përgjigje