
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka përkthyer një intervistë të Kurtit për BBC-në në gjuhën serbe dhe ua ka dërguar mediave.
Në këtë përkthim, në pjesën kur gazetari flet për pozitën që Petar Petkoviç ka në Qeverinë e Serbisë, ai i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, emër ky që Serbia zyrtare e përdorë për Kosovën meqë nuk e njeh si shtet.
Çudia është se edhe zyra e kryeministrit i është referuar njëjtë Kosovës, si “Kosovë e Metohi”, duke iu prevaluar kështu dëshira për përkthim korrekt, ndaj qëndrimit për vetë shtetin që kryeministri udhëheqë.
“Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviç, shef i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë”, është përkthimi që ka dërguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Politika në Serbi, por edhe pjesa më e madhe e mediave atje, Kosovë i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, që nuk prezanton vetëm një toponim, por një qëndrim politik se nuk e njohin “Republikën e Kosovës”.
Njëjtë, kur flasin për Qeverinë e Kosovës, ata i referohen si “Institucionet e Përkohshme të Prishtinës”, që prapë përfaqëson një qëndrim politik të tyre se si e shohin ata Kosovën dhe qeverinë e saj.
Përcjellja e këtij llojit në përkthim nga zyra e kryeministrit nënkupton pranim të qëndrimit politik të Serbisë në raport me Kosovën.
Është i njohur skandali të cilin e kishin komentuar edhe shumë zyrtar të qeverisë së Kosovës e deputet të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, kur një medium me qasje opozitare kishte përkthyer fjalëpërfjalshëm një lajm nga një media e Serbisë dhe Vjosa Osmanit i kishte referuar si “presidentja e institucioneve të përkohshme të Prishtinës”.
Rasti ishte cilësuar si skandal dhe zyrtarë të qeverisë kishin shkruar në Facebook e rrjete të tjera sociale se ky emërtim nga kjo gazetë/portal shpërfaqë më së miri se nga influencohen ata, duke i etiketuar si pro-serbë.
Ka edhe shembuj të tjerë jashtë Kosove, siç është për shembull ai i Shqipërisë dhe mënyrës se si disa mediume të djathta i referohen shteti shqiptar.
Për këto mediume Shqipëria nuk ekziston, por ato në vend se të shkruajnë Shqipëri, përdorin termin “Epiri Verior”, pra si qëndrim politik ndaj Shqipërisë.
Deri në momentet e publikimit të këtij artikulli, Qeveria nuk e ka ridërguar tekstin të përmirësuar.
Populistet nuk dine te bejne shtet,keshtu ka qene dhe keshtu eshte,shqiptaret e Kosoves duhet urgjentisht te korigjojne gabimin qe bene vitin e kaluar,sinjalet i dhane ne zgjedhjet komunale.
Sjane ne terezi nga mente e kokes, se ndryshe nuk shpjegohet
Injorance totale! Kosova në greminë.... me Kurtin në krye.
Kjo qeveri idiote e Kosoves është qeveri e LVV e cila akoma nuk e njef Kosoven shtet të pavarur as nuk e njef flamurin e sajë shtetrorë Kesaj qeverije ose kjo qeveri e ka pru në kry te shtetit nji predidente injorante e cila ka berë dosje e ndihmuar nga babaj Raif kunder liderve te UÇK per ti derguar në Hagë Udbashet mbesin udbashë Udbash i jati udbash e bija Albin muti dhe Vjosë mutajka po bejnë perpjekje më e kthy Serbinë në Kosovë Por Kosova ka djem e vajza burra e gra qe ketyre idiotave tua pamundsojnë qe mos ta kthejnë Serbinë në Kosovë Kush e quan Kosoven Kosovë e metohi Vetem kjo qeveri pro serbe dhe kjo presidencë pro serbe Kusari Lila pro serbe dhe ish valltare e Gsdafit Albulena idiote Donika injorante më 5 femijë gjerman idiotja Glauku shizofren Mos ti numroj te gjithë se dalin shumë të pa fytyrë dhe te gjithë janë njisojë serbofil
E shikoni tani se kush eshte vllai i Vucicit?Albin kurva.
U rritën Kosovarët, flasin me dy kuptime, dhe pro Serbis dhe kundra Shqipërisë. Por duhet ditur që trysnia tyre do jetë në vazhduedhmëri pasi dhe Mali i Zi nuk i përballoj bashkpunimit njëpalësh me Beogradin.
Ti do jesh ai budallai i firmave te PD ne 1991 , dava debili je ...njeri pa asnje lloj vlere , dhe shum i neveritur ...