Albin Kurti prej 13 ditësh në SHBA, por nuk e presin në Shtëpinë e Bardhë: E takojnë në korridoret e një godine aty afër

19 Maj 2022, 10:39Rajoni TEMA

Albin Kurti prej 13 ditësh në SHBA, por nuk e presin në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka 13 ditë që është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Të martën e 17 majit, Kurti pati një takim të rëndësishëm për nga profili i zyrtarit që e priti shefin e ekzekutivit kosovar. 

Ai takoi këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, takim për të cilin informuan edhe Qeveria e Kosovës dhe Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet komunikatave për media.

Por, ajo që ra në sy ishte vendi ku Kurti e Sullivan u fotografuan së bashku. 

Ndonëse zakonisht fotografitë ndodhin në zyrë gjatë takimit, ajo e Kurtit e Sulliven është shkrepur në një korridor pranë shkallëve.

Përveç kësaj, Kurti nuk hyri as në Shtëpi të Bardhë, ku është Zyra Ovale e presidentit Biden.

Siç merr vesh gazeta Nacionale, Sullivan e priti Kurtin jo në zyrën e tij, e cila gjendet në Shtëpinë e Bardhë, por në një zyrë tjetër që është në kompleksin presidencial.

Kryeminsitri Kurti u prit në objektin tjetër që është afër Shtëpisë së Bardhë. 

Kurti e realizoi takimin me këshilltarin e presidentit Joe Biden saktësisht në zyrën ekzekutive të vjetër.

Adrien Wastson, zëdhënësja e Jake Sullivan, ka lëshuar një komunikatë për media, duke ofruar detaje nga takimi ndërmjet këshilltarit kryesor të presidentit amerikan dhe Kurtit.

Në komunikatë, theksohet se Sullivan priti kryeministrin Kurti për t’i shprehur mirënjohjen për pritjen e refugjatëve afgan në Kosovë.

Më tutje, sipas komunikatës, në takim është diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Sullivan ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për dialogun e drejtuar nga BE-ja.

Njëjtë si komunikata e Qeverisë Kurti, edhe ajo e amerikanëve sqaron se dialogu duhet të bëhet me synim për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Ata diskutuan gjithashtu stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me z. Sullivan i cili ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që kryeministri Kurti po qëndron që nga 6 maji në SHBA, ku ka takuar biznese amerikane, mërgatën kosovare dhe ka realizuar pak takime zyrtare.

Megjithatë, Kurti është lavdëruar për “gjatësinë” e vizitës së tij në Amerikë, duke theksuar se qëndrimi i tij në “tokën e premtuar” është më e gjata ndonjëherë e ndonjë kryeministri kosovar.

19 Komente

  1. Q
    Qytetari

    E sigurte qe Albini ka vendosur nje rekord boteror ! Nuk besoj te gjendet nje kryeminister,i nje vendi ne bote qe te qendroje diku kaq gjate...bile as per pushime.......Por, ka mundesi qe kete rekord ta theyje me tej........ Lum Kosova qe e ka !!?? Qytetari

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drilon

      Qaj hallin Shqiperise ti me kete kryeminister dhe kryebashkiak abuzues qe kemi, mos u merr me Albinin se ai e ka treguar me fakte se pareson ka vendin e tij.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora1912

        Nuk e kuptoj kete lloj Ljami??? Gazeta Tema, e paraqet Lajmin e Mos Pritjes se Kryeministrit te Kosoves ne menyr Triumfale!!!!!! @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@ Kaq gje e mir na qenka Fakti qe Kryeministrin e Kosoves nuk e Presin ne Shtepine e Bardhe???? @@@@@@@@@@ Edhe Mediat Serbe nuk besoj se e kan dhene me Kaq Hare kete mos Pritje te Kurtit ne Shtepin e Bardhe..... @@@@@@@@@ Sa keq jemi ne Shqiptaret, Jemi Hall i madh; @ Per inacka Personale, nuk e Bejme dot Dallimin mi dis Albin Kurtit dhe Kryeministrit te Kosoves....!!!!! @@@ Apo, Mos vall, jemi edhe me Keq se Kaq......Kete inat nuk e kemi me Albinin por me Kosoven dhe Kryeministrin e Saj.....dhe e kemi shum te leht te Rreshtohemi me Serbine dhe Ballkanin e Saj te Shqyyyyyeeeeer

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Vlora 1912 asnjehere nuk do fliste keshtu sepse vlonjatet jane te zgjuar dhe e kuptojne pak a shume arsyen pse nuk e qas njeri Albinin. Jo 13 dite por edhe 130 dite te rrije ashtu do e shikoni korridoreve dhe qosheve te zyrave. Gazeta Tema perforcon mendimin tone qe Albini duhet shporrur nga populli i Kosoves dhe kaq. Ne flasim sepse na dhimset ky idiot ndersa mediave Serbe as i rruhet per nje tutkall si Albini. Kur ky njeri vjen dhe kerkon te krijoje trazira ne Shqiperi qe me studentet per autonomine e universiteteve,njerez qe jane me prova te ardhur nga Mali i Zi, Maqedonia e Kosova si dhe pjesmarrjen ne fushate te Vetvendosjes per llogari te gjitha keto per Berishen si mund ta mbeshtese njeri kete UFO??? Ky eshte nje koke-qoshe qe nuk mbush por vazhdon ne linjen e tij a thua se eshte Putini i Kosoves.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kriminelet bejne gjykuesin

            Ne fakt Albin Kurti eshte komplet ndryshe nga mendsia vlonjato-mafioze me perfaqsues ramen dhe legene si ju qe jeni kundershtar te Mendjendriturit dhe Politikanit me te paster shqiptar Albin Kurti.Pa na thuaj « vlora »,a kishte ndonje vrasje apo mine sot atje tek ju sepse c’do dite degjojme te tilla lajme nga tipa si ju qe per para vrisni dhe preni ne bese dhe familjaret dhe shoket e ngushte?!!

            Përgjigjjuni
      2. P
        Poshte tradhtaret-mafioze

        Hem,Albin Kurtit nuk i afrohen as tek koqet asnje nga krye’mini’strat mafioze shqipfoles si rama,meta,thaci,haradinaj,ceku,majko,ali ahmuti,berisha,nano etj.Nuk eshte ndonje tregues suksesi nese te pret ne takim ai qe nuk din c’ben dhe flet me fantazma dhe u jep doren,e rendesishme eshte qe te duaje dhe te mbeshtese populli dhe te mos jesh hajdut dhe mafioz apo tradhtar si kta kurvat qe permenda me siper. Perderisa ne shtepine e bardhe eshte pritur dhe mafiozet dhe tradhtaret me te medhenj thaci-rama dhe kto kurvat tjera,do te thote qe me mire qe eshte i pa’deshirueshem per intrigaxhinjte sepse Albin Kurti nuk eshte yes’men kur ne pyetje jane interesat e Kombit sic ishin dhe jane prostitutat qe permenda me siper,kshuqe vetem po ia shtoni vlerat Albin Kurtit me keto shkrime i Cili nuk eshte i perfolur as per lidhje me mafian,trafiqe,korrupsion galopant,rradhe ti,perversitet sic jane te perfolur rama dhe thaci,ali ahmuti dhe keta tjeret. Pacavurja tema,mos censuro por publikoje mendimin ndryshe dhe mos bej si zp-ja e 82-it.

        Përgjigjjuni
      3. N
        Nari

        Albin Kurti eshte lavderuar nga disa media kosovare ne sherbim te tij,se po ben viziten me te gjate si kohe qendrimi ne SHBA !!! Po kush te pengon te rish edhe 2 muaj dhe nuk te pret njeri ?! Kjo me kujton parodine e Berishes kur ishte kryeminister dhe ne vere pushonte ne Dhermi.Ne ate kohe cdo vit TVSH,KLANI dhe shume tv te tjera dhe gazeta,e gezonin popullin shqiptar me lajmin, se kryeministri kishte thyer rekordin e tij te nje viti me pare,duke qendruar me shume ne uje.Pra lajmi nuk ishte se Saliu pershkroi me not nje distance me te madhe,por se qendroi me shume ne uje !!! Kot mundohej deri ne Dhermi i shkreti,se mund ta thyente rekordin e tij edhe ne vasken e banjes ne shtepi.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Por per ndihmen qe Shqiperia dha per refugjatet Afgan edhe Blinken takoi Ramen. Per cfare do ta takonte per korrupsionin. Ndersa per tu futur ne 'Shtepin e Bardhe' duhet te paguash. Rama e Basha kane paguar nga 100 mije dollar per te bere foto.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Ja dhe Taulanti. Ky djale i di mire punet. Albinit i duheshin 100.000$ por me vehte kishte 99.000 e keshtu nuk e beri foton qe beri Rama i cili la dhe bakshish kamarjerit 1000$. Hahhaha. Une per Albinin e kam thene prej disa vitesh dhe vazhdoj ta them edhe sot qe Ai duhet te shporret nga politika dhe nga qeverisja nje ore e me pare. Nuk eshte per ate pune. Albini eshte "i mire" vetem per te derguar njerez neper mitingje kundra Rames. Kaq.

            Përgjigjjuni
            1. Visi

              O Ramuca nuk vendosni ju se kush bëhet kryeministër i Kosovës atë e vendos populli i Kosovës.

              Përgjigjjuni
          2. M
            Mergimtari

            Po Kurti nuk ishte i ftuar nga Departameniti i shtetit të SHBA. Thjesht ishte turist - avanturist. Nuk kishte as një shnejë më vogël të pritjes së një zyrtare, pa përcjellje, pa sigurim. Kaq për ketë koqevarin K.M. i Kosovës.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Kurti ishte për t,u takuar me firma multinacionale...vetëm me ICCOO ka nënshkrua investim në energji mbi 275 milon dollarë...Kurti nuk paguan per foto se nuk ka vjedh lekë për ti gjuajtur...

              Përgjigjjuni
              1. h
                hashim thaci-ali ahmuti-spihuna sllav dhe mafioze

                Perderisa kane takuar kryemafiozin dhe kryetradhtarin hashim thaciovic,nuk eshte me rensi qe ti takoje Kurti.

                Përgjigjjuni
              2. v
                vildan

                Eshte shume e qarte plerat nuk i do Amerika....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  Ndoshta Albini ka te metat e tija por nje te dini ju komentues qe ne shtepin e bardh mbajn jo mledhje po “mledhje -fotografi “ qe paguhen me qindra mija euro/usd e Albini me siguri ka harrue me i mare kto qindra mika euro me vete. Hashim shkina e disa te tjer kishin pare te majme nga bugjeti i majm i Republikes Kosovastane .

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Albin Kurti nuk paguan nga 700 mijē dollar si poltikanët e juaj (Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha) pêr të hyrë në Shtëpinë e Bardhë për një foto...se nuk ka vjedh...kurse ju ua pafshi hajrin politikanëve tuaj...sidomos Edi Ramës ...Albi Kurti ka shkuar në ShBA për t,i takuar presidentst e firmave multinacionale për të investuar nē Kosovë...psh ICOO vetëm e ka nënshkruar marrēveshjen për investin 275 milion dollarë kurse fotot me presidentë Amerikan ua le liderave tuaj që edhe pakë për nga jetëgjatësia poltike do t,ia shkujnē xhaxhit Enver...

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Peshe e lehte....time is money.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bardhyli nga Kosova

                        Me 7 korrik 2021, pasi u miratuan nga parlamenti i Malit te Zi dhe Kosovës rezolutat që denojnë gjenocidin serb në Srebenicë, ku Serbia masakroi 8 mijë boshnjakë, presidenti serb Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit, deklaroi: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”. Në Tiranë Vuciqi e shmangu votimin e një rezolute të tillë me anë të miqësisë që ka me kryeministrin Edi Rama. Por shmangia e rezolutes në parlamentin e Shqipërisë u bë me shumë zhurmë, me jehonë në opinionin publik botëror. Jane angazhuar gjithe tellallet e socialisteve neper bote te zvogelojne e mbulojne shemtine qe ndodhi nga socialistet shqiptare qe me shume deshen Vuciqin se Sali Berishen. Edi Rama me refuzimin e votimit të rezolutes që dënon genocidin serb në Srebenicë të Bosnjës, bën me turp Shqipërinë, e rrjeshton ku nuk duhet Shqipërinë, e bën vasale të Serbisë Shqipërinë, për veten bëri autogol në trekëndësh në finale të botërorit. Ajo që ndodhi bën me turp çdo shqiptar, edhe ata që po mundohen përditë të lajnë mut me shurrë, të venë kashtë mbi tjegulla, edhe ata që po kërkojnë gjilpërën në kashtë, edhe ata që po gjejnë e rishpikin krimet e Sali Berishës, edhe ata që anijet e Danubit që i conin naftë Serbisë, i sjellin në Morin a në Shkodër me gjithë Danub. Asnjë veprim a xhest, a fjalim në OKB a OSCE, asgje nuk e zëvendëson rezolutën parlamentare si qëndrim politik kombëtar për dënimin e krimeve serbe. As Kina e Rusia nuk kanë koqe të thejnë apo të shkelin sanksionet apo embargon e Amerikës e paska koqe Shqipëria e Sali Berishës apo Edi Ramës. Shmangia e rezolutes nga parlamenti i Shqipërise, mos votimi i saj, refuzimi i saj nga deputetët socialistë shqiptarë ashtu siç donte presidenti serb Vuciq, u kujtoi shqiptarëve që janë esëll, pasi ka ende shqiptarë esëll, se Serbia ka dorë të zgjatur në Tiranë ashtu siç thoshte me 1937 Vaso Çubrilloviq kur publikonte dekalogon Shpërngulja e shqiptarëve se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Natyrisht që fara e mbjellë nga Miladin Popoviq themelonjësi i Partisë komuniste të Shqipërise do të çelë lule here pas here. Unë nuk guxoj të them se Edi Rama nuk është patriot, as e mendoj, se nuk e do vendin, se nuk e do Kosovën, nuk jam aq idiot as naiv si ata që thonë Sali Berisha nuk është patriot. Por Edi Rama me partinë e tij socialiste u gjend në pozitë të palakmueshme dhe i ngjan mëzi pelës kur i thonë njerzit se ti plotësove një dëshirë të presidentit serb Vuciq që dihet botërisht se e ke mik dhe refuzove një kërkesë rezolutë të shqiptarit Sali Berisha, ish kryeminister ish president i Shqipërisë, ish çfarë të duash por shqiptar, për shumë kohë udhëheqës i vendit me të cilin Edi Rama ka bashkëpunuar gjatë. Të gjithë armiqtë e Sali Berishës, të gjithë miqtë, edhe ata që janë hedhë tani me tërbim kundër tij për modë pa ditë asgjë, edhe ata që shkruajnë në fb si në akull thjeshtë se kane një telefon të mençur në dorë por jo mend në kokë, të gjithë shqiptrët e gjallë duhet ta dine e ta pranojnë se sa i përket raporteve me Kosoven apo kontributeve për Kosoven, Sali Berisha është i pakrahasueshem me askend e asgje. Ai ndoshta meriton të vritet njemijë herë për njëmijë e njëqind krime që mund të ketë bërë, që doni ju t’i ketë bërë, mund ta quani diktator, kriminel, tiran, cfarë të doni quajeni por askush i gjallë nuk krahasohet me të për kontributin për Kosovën, askush në Shqiperi që ka patur pushtet nuk matet me të për patriotizem ndaj Kosovës. Ai i vetem edhe pa deshirën e shumëkujt bëri që shteti shqiptar ta bëjë Udhën e Kombit, autostradë jo dykalimshe, arterien kryesore që lidh Shqipëri e Kosovë, arterien që nuk e le Kosovën të vdesë kurrë, udhën që nuk ia zë Kosovës kurrë askush sado taksa te vene edhe pse Rama e quante udhe drejt asgjëkundit… Sali Berisha është i dënuar të mos lejohet të marrë vizë hyrëse në Amerikë. Po. Por Sali Berisha për shqiptarët, edhe për Edi Ramën dua të besoj unë, nuk është më i keq e i zi e i dëmshëm se presidenti serb Vuciq. Nëse Edi Rama e beson se Sali Berisha është më i keq e i dëmshëm për shqiptarët se Vuciqi, atëherë Rama është në të drejtën e tij ta dojë Vuciqin më shumë se sa shqiptarin Sali Berisha, është në të drejtën e tij ta refuzojë rezolutën që dënon krimet serbe sepse e ka propozuar Sali Berisha dhe ia ka kërkuar refuzimin e saj, mosmiratimin e saj Aleksandër Vuciqi. Disa gjëra në jetë e në politikë janë përtej pordhëve të ditës, përtej votave të qelbura që nuk prodhojnë garë as pushtet moral as autoritete të duhura, përtej mërive e konflikteve për prona e pasuri. Sali Berisha mund ta gdhihet nesër në burg, por ai e ka fituar betejën me serbët sa i përket Kosovës, e ka fituar betejën me historinë me të mirat e të ligat e veta, është tashmë kapitull i pashmangshëm në histori, ku ëndërron të hyjë e troket përditë Rama. Degjoj e lexoj tellallë që tellallojnë për furnizimin e Serbisë me nafte nga Sali Berisha. Urrejtja nuk është kek as byrek që e hanë kaq shumë disa njerëz që janë ufo, disa njerëz që nuk dinë asgjë në këtë botë dhe nga Amerika, Europa a Australia bëjnë mentarin nëpër ekrane… Bota e kishte shpartalluar me kohë Sali Berishën po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë, nuk e kishte lejuar kurrë Amerika të qeveriste 8 vite Sali Berisha po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë. Nuk flitet për kohën para Krishtit. Flitet për furnizimin e makinerisë ushtarake serbe në kapërcyell të shekullit që iku. Shqipëria edhe te donte edhe ta lejonin nuk i ka patur as i ka kapacietet të furnizojë Serbinë me naftë. Nuk furnizohet makineria serbe e luftes me naftë me bidona, as me serberatoret e dy-tre qind makinave te kuksianëve që kalonin në Morin e shisnin naftë banorëve të Kosovës për traktora apo për veturat e tyre. As nga makinat që kalonin në Mal të Zi a kontrabanda në Liqenin e Shkodrës. Ju që bëni bla bla bla e spërkasni naftë në vend të pështymës, që dini anglisht e gjermanisht e frengjisht e kinezërisht pyetni në NATO, ka deklarata të NATO nëse nuk i besoni deklaratet e zëdhënësit të atehershëm të NATO se kush e furnizonte Serbinë me naftë, të kujt ishin anijet e mëdha me naftë në Danub që furnizonin makinerinë ushtarake të Serbisë. Shqipëria nuk ka patur as ka fuqi të thejë embargo që vendos Amerika, mos t’ju bëjë budallej urrjetja. Urrejeni Sali Berrishën deri në qiell, vriteni nëse mundeni për ushtrimin e pushtetit, por raportet e tij me Kosovën nuk mund t’i kuptoni se nuk ju ka munguar Kosova si atij dhe kujt nuk i ka munguar nuk di ta zgjidhe atë fjalë kryq dashurie. Dhe ju që zgjidhni të bëheni aleatë me serbët kundër një shqiptari qoftë ai në rastin konkret Sali Berisha, apo të bashkëpunoni e të bëni siç kërkon e thotë presidenti i Serbisë Vuciq për inat të shqiptarit Sali Berisha, ju duhet të shihni qëndrimin tuaj sepse kjo gjë nuk i fshihet dot kronikës së historisë që ju damkos me vulën e turpit. Edha pa rezolutën e parlamentit të Shqipërisë krimi i genocidiot në Srebenicë aty është. Po turpi i refuzimit të dënimit të atij krimi për hatër të Vuciqit e për inat të Berishës i mbetet parlamentit të Shqipërisë, që në fakt nuk është parlament i Edi Ramës, dhe i asnjë Edi Rame, por kjo është Shqipëria fatkeqe që nuk çon në parlemet njerëz por kukulla. Liri  Kombit shqiptar - poshtë zagarët ramisto esadistë! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bardhyli nga Guri i Bardhe!

                          Nuk ka Kryeminister ne bote qe ben vizita private ne Amerike. Albin Kurti eshte Kryeminister dhe ai duhej te shkonte ne vizite shteterore ne Amerike, me nje grafik te caktuar se kush do e priste. Sa per ate qe ai takoi perfaqeuses te kompanive private, kjo nuk ka te beje me Kryeministrin Albin Kingun. Ai fare bukur mund te dergonte te tjere per kete pune. Kryeministri takohet me Kryeministra...ne vizita shtererore. Me vjen keq por me sa duket Albini eshte shume afer Sali Berishes. Para se te shpallej non grata, dikush e pyeti ne se shkon dot ne Amerike. Kuirti shkoi, por kush e takoi????? Per mbeshtetesit e Kurtit kam nje mendim: jane idjote dhe ne keto reagime ketu nuk flasin per Albinin por per Ramen apo Thacin. Turp sepse nuk eshte fjala per ta dhe per te bere krahasime. Albini duhet krahasuar me punen qe ben.....

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje