
Dënimi i Drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burg, konsiderohet dënim i padrejtë nga Baton Haxhiu.
Analisti thotë se e priste këtë nisur nga fakti se i pranishëm në trupin gjykues ishte Çarls Smith.
“Hetuesit janë familje me prejardhje kroate ose serbe. Charls Smith ka qenë një prej gjyqtarëve që ka kërkuar dënimin e Fatmir Limajt. Kam pas bindjen se nuk do të shpëtojnë pa u dënuar”, tha Haxhiu.
Nga ana tjetër, Baton Haxhiu shtoi se “Gjykata e Apelit do të bëjë ndryshim, nuk do ta lejë me 4 vjet e 6 muaj burg”.
Gucati dhe Haradinaj, të dënuar për publikimin e dokumenteve sekrete të Gjykatës Special, së pari sipas Haxhiut duhet hetuar brenda vetë gjykatës.
“Dokumentet i kanë lëshuar vetë Gjykata Speciale. Së pari duhet të dënojnë personat brenda tyre ose i kanë nxjerr me qëllim”, tha ai.
Sipas Haxhiut, publikimi i dokumenteve sekrete mund të ketë qenë dhe një manovër për të aktivizuar gjykatën pasi procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte ngecur.
Ironia me e madhe ishte shprehja ne gojen e gjykatesit "ne emer te popullit te Kosoves". Kesaj i thone ja ligji ja Maliqi . Dhe per shqiptaret shkopi eshte gjithmone me gunga.
Ore Haxhi Batoni po pse qaheni kur paska kroate gjykates e hetues ??!!!! Ne me kroatet jemi vellezer dhe aleate kundra serbeve keshtu ata jane ne krahun tone gjithemone .
O Shkopi shop! Edhe Ivica Racani na ishte kroat, edhe ai që pas 81 na thoshte se shqiptarët (brenda Jugosllavisë) ushtronin ekspansion territorial, edhe mjaft e shumë kroatë janë më serbë se shovenistët serbë, kështu që mos vuajë nga deliri i miqësisë pa karar (kritere). Dihet se shteti Kroaci është më miqësori ndaj nesh, por një shoqëri kombëtare nuk është homogjene kurrë dhe askund në botë. Lexo tekstin e aktakuzës dhe, formulimi, ndonëse në anglisht, në frymën gjuhësore është kopje e serbishtes, resp e fjalorit juridik serbisht. Këtë dukuri as që e identifikojnë JARISTËT tanë të mjerë...