
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se duhet të qëqndrojnë "të fort” pasi sipas tij “lufta për liri e shtet vazhdon”.
Postimi i plotë:
Sot u dënuan krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Do i them pak fjalë për Nasimin.
Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit.
Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë.
Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet.
Nana Myzaqet, vëllau Naimi, motrat Shqipja e Naimja, bashkëshortja Xhejlanja, e veçanërisht vëllai i vogël Agroni që vuan nga një sëmundje e rëndë, e kuptojnë dhe e ndjejnë peshën e vendimit të sotëm, sepse nuk janë brezi i parë që përballohen me sfida të tilla.
Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon!
Rrespekt Hajradinaj qe me se fundi po kthehesh ne Origjinen e te pareve
Luftën e lavdishme çlirimtare kundër gjenocidit shekullor serbo -rus e në veçanti luftëtaarëve në luftën 1998 -1999 të UÇK - LEGJENDARE nuk mund ta ndryshoi askush e as "Gjykata speciale" me vendime saja anti ligjore - politike e antinjerëzore. Lavdi luftëtarëve të lirisë - UÇK dhe trimave që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Turpi mbi gjykata e shpifsit që shërbejnë asaj.