
Ura në Peleshac të Kroacisë, së shpejti, do t’u mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.
Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie.
“Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit.
“Mendoj se ky sezon [turistik] do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me [pandeminë] COVID, ne jemi gati”, thotë ai.
Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik. Ajo pritet të hapet në korrik të këtij viti.
Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.
Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.
Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.
Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.
Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës.
Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.
Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.
Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.
Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.
“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.
Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.
Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.
Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij.(REL)
Edhe Edvini e ka bërë një urë nga Sureli në Reç. Seshpejti e inaguron. Eshte e papare e ka bere Eftibiu Boeri Greca Sala dhe qimembjellesi Shkreli trumiza.
Po urën që ka ndërtuar saliqeni, që fillon nga Viçidoli e deri në p.dh të sat'ëme, pse nuk e përmend? Apo ke ''konflikt interesi'' aty!?
...sepse ajo ure eshte njekalimshe..vetem hyn e kurre nuk del.
Sala ka ik ne te semes Pas 10 vitesh akoma me salen merreniz hajde bole hajde
Nje ure e tille eshte ndertuar ne VERI TE Greqise ,RIO-ANDI RIO
ERTV-se Ti prit se do ta ndertoje Saliu nje ure si kjo dhe me te bukur akoma
Mos gazetari ka gabuar kur thotë që Kroacia pritet të futet në lëvizjen shengen brenda v.2024. Mos e ka fjalën për Bosnje Hercegovinën ? Se Kroacia është në BE
Jo nuk ka gabuar.Kroacia nuk eshte pjese e Shengenit prandaj kur hyn nga Sllovenia i nenshtrohesh kontrollit te pasaportes.Kjo ishte kryesisht kerkese e banoreve te cilet per te levizur brenda Kroacise duhet te kalonin neper Bosnje (Neum).
Ne c'do vende qe te kalohet kufiri ,per shqiptaret quhet vendi i qenit .Vetem MALI I ZI i ka liruar disi regullat ,ndersa pikat e tjera doganore te kontrollojne te gjitha gjerat qe ke ne makine . KURRE nuke ka levizje te lire pa pritur nja ore neper dogana .
Tani e morem vesh "origjinen e Niko Pe-leshi-t.
...." ura pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik..." Hahaha ça dmth? Hajde përkthim ordiner me Google Translate hajde...????????
Iliria emadhe po bashkohet. Ka 50 vjet qe projekti vazhdon sic pritet. Sado qe te mundohet Nano, Berisha, Rama te shesin interesat e kombit tek greko-serbet nuk kane ndryshuar gje, por vertet e kane penguar shume. Zgjohuni nga gjumi i hirit vatres o kopila qe u ka mbyt zullumi i halleve. Kur ti thone Turqise qe ka kryer genocide ne trojet shqiptare te verteten ne sy, dhe kur ti thone greko-serbeve qe do i zhdukim rracen nga harta, atehere jemi zgjuar nga gjumi.