Ambasadori amerikan Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe

1 Shkurt 2023, 13:25Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan Hovenier: Kosova të ecë drejt asociacionit,

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.

Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive, shkruan KosovaPress.


“Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çfarë nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur.

Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve”, deklaroi Hovenier.

5 Komente

  1. D
    Dardan

    Departamenti i Shtetit Amerikan po ia ben dhurate Rusise Kosoven per te ruajtur Ukrainen e humbur para dy vjetesh dhe dhe Tajvanin qe do ta humbase dy vjet me pas.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Partizani

      Krijimi I Asosacionit te komunave serbe ne Kosove eshte TRADHETI E HAPUR ndaj popullit te Kosoves! A nuk u previa se ky lloj Asosacioni serb ne Bosnje ka deshtuar? Sipas kesaj llogjike atehere pse nuk krijohen asosacione shqiptare ne Serbi,Malin e Zi,Maqedonine e Veriut,Cameri dhe ne Italine e Jugut? Serbet ne Kosove jane shtetas te saj me te drejta dhe detyra te barabarta me shqiptaret atje,ndaj eshte DJALLEZI E NDYRE ,we te krijohet SHTET BRENDA SHTETI,me flamur me vehte,pushtet ekzekutiv te pavarur,Kushtetute te pavarur etj! Pra qeveria e Kosoves nuk e ka nen pushtet kete asosacion! Kurti kurre nuk duhet t'a pranoje kete poshtersi,me mire te jape doreheqje se sa te baltoset si tradhetar!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ten Siao Ping

        Kurre te mos pranohet

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipe-Etnike

          "Zajdenica" Serbe per Kosoven.DO TE THOTE Kthim i Kosoves perseri nen Serbi por me Hapa te Ngadalshme..Vetm Idjotet nuk e kuptojne.. 1-Mlodhen te gjitha Komunat Serbe ne Kosove nga Jugu-ne Veri dhe anasjelltas dhe BENE REPUBLIKEN SERBE TE KOSOVES..vetem kete mundohen ta Ilustrojne me Menyra nga me "Moderrrnet"... 2-JO FORMIMIT TE KOMUNAVE ME SHUMICE SERBE.. 2-Kosova duhet te Kerkoj Formimin e Komunave Shqipetare Presheves-BUJANOVCIT..me te njejtat Njohje si dhe per Kosoven..por gjithe se si Serbet jane Pushtues... 3-Komunat me Ndarje Etnike nuk perkojne me Parimet e Europes per nje Europe Multietnike..dhithcka po luhet ne Deme te Kombit Shqipetare.. @Shqipetare Bashkohuni::jo..dhe jo Komunave me Etnicitet Serbe::LOL mjafte me..

          Përgjigjjuni
          1. i
            illyrian

            Kurti të japi dakortësinë e tij për asociacionet me shumicë Serbe me të vetmin kusht që të njëjtën gjë të bëjë edhe Serbia për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi po qe se ata janë dakord atëherë le ta pranojnë duke u zbatuar të dyja në të njëjtën kohë... pasi nuk mund t'ju zihet besë atyre

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje