
“Aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve rus ‘Wagner’s’ dhe ‘Ujqërit e Natës’ në barrikadat që strukturat e Serbisë kishin ngritur me urdhër të Aleksandër Vuçiç-it në veri të Kosovës”.
Kështu tha njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Daniel Smith, i cili në një intervistë për gazetën opozitare serbe Danas, theksoi se nuk është sekret që Vuçiç e përdorë çështjen e Kosovës për të shpëtuar veten nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë.
“Vuçiçi dhe elitat politike në Serbi nuk u shkëputën nga mentaliteti i (Slobodan) Millosheviç-it, ata kontaminuan opinionin publik në Serbi me tema të nacionalizmit, urrejtjes për të tjerët dhe kundër vlerave perëndimore”, tha ai.
Në këtë kontekst, ai nënvizoi se arritja e një marrëveshjeje eventuale me Kosovën në bazë të propozimit franko-gjerman dhe në frymën e kompromisit do të jetë e vështirë pikërisht për shkak të strategjisë tashmë të njohur të Vuçiç-it “përshkallëzim pastaj depërshkallëzim”.
“Ai përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja. Derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, ai do të shkaktojë sërish tensione që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Smith.
Duke komentuar insistimin dhe presionin e Perëndimit ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, eksperti britanik potencoi se ajo që perëndimorët duhet të ketë parasysh është se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me shtetësinë e saj dhe karakterin multietnik të shtetit.
“Historia ka vërtetuar se entitete si Republika Srpska janë të rrezikshme për stabilitetin e shteteve multietnike, stabilitetin rajonal dhe mund të shërbejnë si një mjet për Serbinë dhe Rusinë për të destabilizuar Ballkanin”.
Smith përfundoi duke thënë se Kosova është një rast unik në Evropë, madje edhe në botë, sa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të pakicave, por Vuçiç është i interesuar të përdorë serbët e Kosovës si skllevër të tij personal, për të forcuar nacionalizmin dhe për të qëndruar më gjatë në pushtet.
Zoti Daniel Smith,eshte nje intelektual i edukuar dhe shum i repektuar per qendrimet parimet e veta te cilat i ka fituar duke lexuar historine e popujve te ndryshem ne kete ballkan vullkanik,dhe e ndien nje obligim prej analisti objektiv,gjerat faktet ti thote ashtu sic jane.Per zotin Daniel Smith,historia e popullit shqiptar fillon nga koha e Gjergj Kastriotit (1443)tek betejat e ashpra te shekujve kur lufteratsakrificat e kombit tone kan lene gjurme ne cdo shekull,plote debime ,djegie vrasje ,masakra te pa numerta nga sllvet e karpateve,te keti gjarrperi te rrezikshem per lirine pavaresine (edhe te popullit tone)deri ne kete dite te shkurtit te 2023.qe ne balle per mbrojtjen e Lirise,Pavaresise ,Integritetit te Republikes te Kosoves,qendron e pa lekundur Presintja Vjosa Osmani,dhe Kryeministri Albin Kurti,dy figura te shquara qe do mbesin legjende e kombit si Teuta,Agroni ,Adem Jashari Komandanti Legjendar i mbare Kombit tone.Te gjithe ambasadoret e aleateve te popullit tone,bejne mire qe ta lexojne kete artikull shum te qelluar ne kete kohe me pasoja shum te rrezikeshme per trojet tona,qe rrezikojne aneksi m si nga 1878 ,1913....qe gjithmone jane mbrojtur me koka dhe gjak shqiptari,nevoitet ndergjegjesim se keshtu sic e kupton zoti Daniel Smith,se rusoserbet perdorin metoden e gjarrperit,perdorin bishtin per tu rrotulluar brenda ne trupin e kombit per te helmuar dhe te perbij viktimen ,qe ne kete rast eshte Kombi shqiptar.Ata qe bejne gjyqe ,presione shantazhe ndaj kombit tone ndaj atyre qe me heroizem e mbrojne interesin e Repubikes te Kosoves!ta kene per baze kete analize qe ka vleren e nje Kushtetute te persosur shpirterore.Jete te gjate ,respekt per zotin Daniel Smith????.
Plotesisht dakort me shkrimin brilant dhe te goditur te z. Daniel Smith dhe nje pershendetje vellazerore komentuesit te mesiperm Flamur Struga.
Asosacioni I komunave serbe eshte tradheti ndaj shtetit te Kosoves!
Respekte per Ty, Daniel Smith Ta lexojne dhe kuptojne te mjeret ne kete vend