Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani ‘kyçin’ gojën: Do flasin ata që janë në takim

31 Janar 2023, 12:56Rajoni TEMA

Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “kyçur gojën” dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pët temën e asopcacionit.


Ditën e sotme, në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë takim janë të ftuar zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”, ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në këtë takim, përveç ministrave, zyrtarëve partiakë e drejtuesve të OJQ-ve, ndodhen edhe shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca është shefi i kabinetit, Blerim Vela.

Po ashtu, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”, ka deklaruar shkurt Osmani.

Një ditë më parë, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke siguruar se formimi i tij nuk do ta cenoje kushtetutën dhe as sovranitetit e shtetit të Kosovës.

Ata e përjashtuan kategorikisht një mundësi për krijimin e një Republika “Srpska” në Kosovë, sipas modelit të Bosnjë Herzegovinës. 

9 Komente

  1. N
    Na kane Mallkuar si Kombe

    "Ta Gezojme Mitrovicka Republika Serbcka"..ne Shqipetaret qe mos Qofshim.. 1-Po nga Albanistani a u Ftua dikush?? 2-Amerika ishte ajo, qe na Futi ne Burge Thacin me Kompani..pra karahu i Forte i UCK-s..dhe se paku edhe me te "Sjellshem" ne Politike.. 2-Osmani dhe Kurti, kane katandisur si "Brigadjere" ne Kohen e Xhaxhi Enverit..qe jane para Largimit nga Detyra.. 3-Formimi i Komunave me Etni Serbe...do te kthehet ne nje BUMERANG per C´eshtjen e pazgjidhur Shqipetare...Shkurt ta "Gezojme Mitrovicka Republika Serbcka"...lol

    1. J
      Ju patriotet proserb

      Kurti eshte i afte e patriot por partneret duan te na e fusin dhe t'ia japin Mitrovixcen Serbise. Mos e sulmoni kot Albinin. Ai po tregohetv hero duke u rezistuar presioneve te pushtuesve qe po duan ta permiresojne marredhenien e tyre me Serbet duke ju falur tokatv shqiptare.

      1. P
        Prroji i Thate

        C'domethene po resiston Albini? Albini eshte koka e bisedimeve, ai eshte zeri i Kosoves. Nuk e shikoni qe Edi Rama po rri larg, sepse ne kete situate Albini kerkon te fusi te tjeret ti bej fajtor mbas bisedimeve. Ta kane vene ate kapele mbi koke sot, shtrengoje dhe merr vendime te veshtira, mos u fshih.,

    2. K
      Kjo Tregon se jane te Padeshiruar nga Bota !

      Atehere jepni Doreheqjet menjiher ,perderisa jeni te padeshirueshem per Partneret Nderkombetare dhe hapni rrugen Njerezve te Afte e Patriote ne ate vend ,boll e mbajtet Peng te Ardhmen e Kosoves ,qellimi : Me e kthy perseri nen Pushtimin serb. Boll masakruat ate popull maskarenje sherbetore te Krimineleve serb. Populli i Kosoves nuk meriton nji Poshterim te tille . Al bin-i e Bullica me Qeshjen e saj te Peshitire duhet te largohen nga Politika e kosoves sepse treguan kujt i sherbejne

      1. e
        emigranti

        Amerika duke kerkuar stabilitetin ne rajon, e ka me te lehte t'ja kerkoje kete Kosoves, e cila eshte me e varur nga ajo. Por kjo nuk eshte per tu gezuar, pasi eshte ne dem te Kosoves, dhe si e tille duhet kundershtuar. Aq me teper qe Kosova nuk ka ndonje perfitim nga kjo marreveshje , ndryshe nga Serbia.

        1. A
          A.G.

          Pyetja është nëse shqiptarët kërkojnë hakmarrje apo zgjidhje? Kur serbët sundonin në Kosovë menduan që autonomia Kosovës ishte në dëm të Serbisë dhe se "problemi shqiptar" zgjidhej me terror, raprezalje dhe spastrim etnik. Sot shqiptarët në Kosovë përballen me rezistencën e serbëve në Veri. Të vetmet rrugë janë ose spastrimi etnik ndaj serbëve, pra të sillemi si serbët dhe të humbasim sërish Kosovën ashtu siç e humbën serbët 25 vjet më parë, ose autonomia lokale. Si ballkanas të mirë që jemi sigurisht, që shumica e shqiptarëve kërkojnë hakmarrje. Sy për sy e dhëmb për dhëmb. Por hakmarrja nuk është zgjidhje por thellim i problemit. Dhe fatmirësisht, kjo nuk është as në dorën tonë dhe as në dorën e serbëve. Amerikanët po i detyrojnë të dyja palët që të pranojnë zgjidhjen. Përsa kohë Bashkësia e Komunave Serbe nuk ka as fuqi ekzekutive dhe as legjislative, por vetëm kompetenca lokale është zgjidhja më e favorshme për shqiptarët. Albin Kurti mund të bëjë kryeneçin përpara gazetarëve dhe idhtarëve të tij, por në fund do ulet në tryezë si nxënës i mbarë dhe do firmosë.

          1. K
            Kapterr Ramiu -Filmi Duel i Heshtur

            Arrsetimi brutal i Liderve te UCK-se dhe mbajtja e tyre per ni kohe kaq te gjate ,te burgosur ne Hage , tregoj qarte se Te Fortet nuk duan aspak te bejne Drejtesi ,por Pazare me jeten e Popujve ku edhe si e kan ne Tradite Te Fortet , ata qe pesojne jane te pafuqishmit ,te c'armatosurit . Nuk eshte kjo nji Rastesi . Aspak . Dicka e planifikuar ku I Forti rregullon maredhenjet e tija me Shtetin Kriminal serb , duke i bere favore ne forma te tilla ,Vendimesh Arbitrare ,te Njianeshme ,si nji art Demshperblimi per Viktimat dhe Demet e shkaktuara nga Bombardimet ne Serbi . Per mos ta filluar pastaj me vitet 91 ne Shqiperi , me devijimin qe i bene Endrrave te shqiptareve per Demokraci dhe Europe _ duke na len nji Mute ne dere dhe na e ndruan Kursin duke na drejtuar ne drejtim te Kundert te asaj qe deshironim si shqiptare ne Arabistan . _Kjo kthes kaq Arrogante qe i ben Te Fortet shqiptareve Shtetit Shqiptare -Demokracise Shqiptare _ tregoj qarte se cfar Politike kishte rezervuar Bota e Te Forteve vs Shqiperise . Keshtu lexohet Politika sot ,jo arabishte si deshirojne Te Fortet .Praaaaa kjo Politike qe filloj me Shqiperine nuk perjshtonte as Kosoven as Maqedonine (pra shqiptaret atje ) as Malin e zi . Jo . Gjithcka ishte Planifikuar kunder shqiptareve dhe sot e shikojme te gjithe se cfar Politikash u ndoqen nga Bota Demokratike ,qe ne realitet eshte nji Diktature sepse vetem ata kan te Drejten e gjithckaje deri sa te zhdukin Kombe e ndertojne FakeNatione ,qe Historia si njeh por edhe te masakrojne Teritore pa te pyetur fare ty si Zote Shtepie ,madje te hyjne ne shtepi dhe rrembejne armet duke te lene me duar ne xhepa ,qe Armiqte e tu ,te ndihen Trima e gati per te masakruar ne cdo kohe . ------------------------------------------------------------------------------------------------------ Gjithe gjasme Bisedimet Vucic -Kurti duken qarte se ishin nji Loje per te mashtruar Opinionin shqiptare sepse ne prapaskene ishte Vendosur gjithcka . Pra Kurti duhet te largohet sepse ka qen ne dijeni te plote te Rolit qe luajti . Gjithcka ishte e planifikuar ,por si gjithmone ,duhet nji cfaqje para se te Rrembejne Oskarin . U krijua nji Zhurme Mediatike (nga gjsame bidsedimet - u fry Tollumbacia me demostrimin e Forces nga Serbi per te dale ne skene pastaj Nderkombetari dhe dhene Alarmin per rrezike lol ! Pra nji loje e inskenuar Aktoresh Diplomatike ,sepse fare mir nqs nuk do ishte nji Loje , nderkombetaret s'kishin asŕsye fare te nderhynin e benin gjendjen kaq Dramatike (Ar ti fi ci a li sht ) - por linin qe te dy Shtetet te vazhgdonin bisedimet Normal deri sa te binin te dy Dakord ,si ndodh me shume Shtet te tjera te Botes kur ka mosmarreveshje ! ____________Pra . Ja . ___________Kjo ishte Loja !

            1. G
              Genti

              Kush mendon se SHBA me Asociacionin po krijon një Republika Serbska në Kosovë duhet të jetë idiot komplet. Republika Serbska është Republikë brenda Federatës se B

              1. F
                Flamur Struga

                Heshtja e ketyre mendje ndriturve,eshte nje mencuri,eshte respekt per kontributin e dhene,eshte vleresim se para se ti ndodhi RK ky presion,imponim deklaroheshin se : Asociacioni ,vetem ne baze te gjykates kushtetuese do te mbesi,asesi jashte keti perimetri.Qe ujku dhe qingji nuk jetojne dot sebashku ,kjo eshte ne dijeni edhe te miqeve tane,shpresojme te ndergjegjesohen vetem nga faktet tronditese qe i ka perjetuar populli liridashes i Kosoves martire.

                Lini një Përgjigje