Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar...

30 Janar 2023, 19:11Rajoni TEMA

Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar...

 

Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet në Bruksel.

Me gjithë trysninë e faktorit ndërkombëtar, Kosova, deri më tash, nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti, në disa raste, ka përsëritur se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike.

Duke prezantuar draft-statutin, përfaqësuesi i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee, tha se gjatë hartimit të tij, janë kujdesur që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky është një projekt i pragmatizmit politik, sepse ne kemi menduar se do të vijë koha kur do të ishte i nevojshëm statuti i Asociacionit”, tha ai.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 18 janar, Schlee ka thënë se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Video: Kush e ka nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çfarë parasheh ajo?

 

Çfarë parasheh draft-statuti?
Sipas këtij dokumenti, Asociacioni parashihet t’i ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas dokumentit, anëtare të këtij asociacioni mund të jenë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca. Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar duhet t’i përmbahet statutit.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.

“Asociacioni ka të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”, thuhet po ashtu në draft-statutin e prezantuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Një ndër nenet flet edhe për objektivat e Asociacionit, të cilat, siç thuhet, janë: forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimi i interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Në draft-statut thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe kompetenca të tjera shtesë, që mund të delegohen nga autoritetet qendrore, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sa i takon strukturës organizative, neni 6 parasheh që Asociacioni të ketë: kuvendin e Asociacionit, kryetarin e Asociacionit, nënkryetarin e Asociacionit, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

Neni 15 parasheh që Asociacioni të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës në shkëmbimin e informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit, bazuar në sistemin ligjor të Kosovës.

Sa i takon rregullimit ligjor, neni 16 parasheh që Qeveria e Kosovës, përmes një akti juridik, t’i japë Asociacionit statusin e subjektit juridik.

“Kjo përfshin të drejtën e zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe të “bashkëpronësisë së shoqërive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit”.

Shpenzimet e Asociacionit parashihet të jenë subjekt i auditimeve nga autoritetet kompetente, përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Sipas dokumentit në fjalë, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Qeveria dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës parashihet që të kenë qasje në rishikimin e buxhetit vjetor të Asociacionit, përpara se ai të miratohet.

E pyetur nga REL-i se si e komenton këtë draft-statut, Qeveria e Kosovës tha se "për normalizim të plotë të marrëdhënieve [me Serbinë] nevojitet që në qendër të jetë njohja reciproke, jo Asociacioni i komunave me shumicë serbe".

Para publikimit të draft-statutit, zyrtarë të partisë në pushtet - Lëvizjes Vetëvendosje - u takuan me zotin Schlee.

Në komunikatën dërguar mediave u tha se në këtë takim “u ritheksua qëndrimi i LV-së [Lëvizjes Vetëvendosje] kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”, u tha po ashtu në komunikatë.

Deri më tash, nuk ka komente nga Beogradi, por kur Friedrich-Ebert-Stiftung ka paralajmëruar publikimin e draft-statutit rreth dhjetë ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo nuk është punë e organizatave joqeveritare.

Publikimi i draft-statutit ndodh vetëm një ditë para se Ambasada amerikane në Prishtinë të organizojë një diskutim me përfaqësues politikë, qeveritarë dhe të shoqërisë civile për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky diskutim me “partnerët alternativë” është paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qysh në dhjetor.

Zyra e Kurtit dhe ajo e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e konfirmuan pjesëmarrjen në këtë diskutim.


Çfarë e dallon ‘Asociacionin’ nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)?
I themeluar në vitin 2001, Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë jofitimprurëse dhe anëtarë të tij janë autoritetet lokale të Kosovës.

Autoritetet lokale anëtarësohen në këtë asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

AKK-ja angazhohet që në Kosovë të zbatohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Mision i këtij asociacioni është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike.

Ai, po ashtu, angazhohet që të nxisë decentralizimin e pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Mes tjerash, Asociacioni i Komunave të Kosovës fokusohet në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale, si dhe në demonstrimin se komunat e Kosovës janë të barabarta.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, të arritur në Bruksel, parasheh që pjesë e këtij organizimi të jenë vetëm komunat që kanë shumicë të banorëve serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Qeveria e tanishme e Kosovës e ka kundërshtuar më së shumti idenë e formimit të një asociacioni njëetnik, por edhe nga qeveritë e kaluara është konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Siç thuhet në marrëveshje, Asociacioni do të ketë për qëllim t’i përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, si dhe të ekonomisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni
Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani - përfshirë atë për Asociacionin.

VIDEO: Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.

 

Këtë kërkesë, Chollet e ka përsëritur edhe më 30 janar në një tekst bashkautorial me Escobarin, i cili është publikuar nga disa media lokale në Kosovë.

Chollet dhe Escobar kanë thënë se ndër qëllimet më të rëndësishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për “marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, por si çështje kritike në këtë qëllim e kanë cilësuar themelimin e Asociacionit.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal - me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar.

Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.

Më herët, Kurti, duke iu përgjigjur një kërkese të SHBA-së që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Serbi insistojnë se nuk mund të ketë dialog për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën, pa themelimin e këtij asociacioni.

 

23 Komente

  1. g
    gent

    Drafti duket sikur krijon nje Republika Srpska ne Kosove. Nqs ky asosacion krijohet ne Kosove per serbet pse te mos krijohet edhe ne Serbi per Shqiptaret e Presheves,Medvegjes e Bujanovcit?

    1. L
      Loni nga Driloni

      e propozoi Edi Rama me Hahim Thacin U Hodhet - jo tradhtar - jo spiuna serb Hani mut tani. Deshet gjithcka moret koqet e Vucicit rrin tani si bythqira t dhunuar me goj me sperme

      1. b
        bert

        Trego me fakte e dokumenta ketu o kurve serbo-shpellare kur Rama dhe Thaci paskan propozuar planin e FES.

        1. R
          Raimond vlonjati

          Te shkerdhefsha ate motren ty dhe Rama spiunit , kaure te ndyre Ngaqe soiuni i Vucicit Rama hajduti e beri atehere kete Asoscaionin, ndaj e kerkojne tani serbet , se e kane gjetur si shkak qe u be ligj atehere nga i biri ibushtres Edvin krimbi dhe Thaci spiuni, dhe tani nuk e kundershton dot ate ligj qe bene sherbetoret e Serbise. Duhet qe Parlamenti Shqiptar ti dergoje nje note protetse Kryesise se EU dhe Kongresit Amerikan , qe te mos krijohet ky Asosacion mbi baza etnike, sepse eshte ne dem te funksionomit normal te shtetit te ri te Kosoves .

        2. K
          Kosova eshte Shqiperi

          Ore nuk ka as fillim as fund. Ky propozim duhet refuzuar, dhe kaq. Qe te krijohet nje Asociacion im nje etne artificiale, duhet te kete baza historike. Ky asociacion nuk ka asnje baze historike. Mitrovica eshte kosovare. Ky eshte nje propozim per te kenaqur epshet per toka te serbeve. Kosova nuk ka nevoje per njohje nga Serbia. Kosova duhet ti bashkohet Shqiperise, ashtu sic ju bashkua Gjermania Lindore Gjermanise Perendimore. Cdo gje mbaron ketu. Kosova duhet ti bashkohetg shtetit ame nga e cila u vodh. Kosovaret nuk kane te drejte te marrin vendime te tyre. Shqiperia duhetv te thote fjalen e saj, sepse Kosova i eshte shkeputur Shqiperise. Mbare popullsite shqiptare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi duhet te bejne nje referendum nese jane dakord qe te krijohet nje Shtet serb brenda Kosoves. Perndryshe, nese pranohet, kjo do te ishte tradhetia me e madhe kunder shqiptareve.

        3. e
          epo kjo pune

          ne rregull atehere, kompetenca botoresh, uje e kanalizime, te krijohen asocione veri, jug, lindje, perendim dmth bashkira te medha e te quhen shoqata e Jo asocione se eshte term angles dhe meqe nuk rrezikoka sovranitetin, reciprocitet me luginen dhe viset e tjera me shqiptare nga sanxhaku etj.. pastaj do dali fytyra e vertete e serbiles e meqe krijohet precedent te ngrihet reciprociteti me greqiren

          1. S
            Shqipe-Etnike

            Gabimi qendron qe ne FILLIM pra Marreveshja e 2013-tes..Nuk duhej qe te Lejonte Fromimin e Komunave me shumice Serbe..tani eshte Vone..Serbet vene si KUSHTE Formimin Bashkimit te Komunave me Popullsi Serbe..KJO DO TE BEHET GJITHMONE "Molle Sherri" midis Shqipetareve dhe Serbeve..Shkurt Politikanet Atehershem JA KANE FUTUR VETES DHE KOSOVES..kuptohet nene Presjonin e Europes si dhe "Mikes USA"??? Opsjoni i Komunave me Shumice Serbe ne Thelbe ka "Kantonizimin" e Kosoves..por ne kete raste Kantoni me Shumice Serbe duke pare se edhe "Financohet" edhe nga te tjeret si dhe Serbia neser ose ne nje te Ardhme te afert kerkon edhe Bashkimin me Serbine..pse jo?? Po Shqipetaret e Kosoves dhe ne Pergjithesi Shqipetaret c´fare Fituan??ASGJE..dhe vetem ASGJE..shume me mire do te kishte qene NDARJA PERFUNDIMTARE ETNIKE MIDIS Kosves dhe Serbise..se paku ne Opsjonin e Thacit..ishte parapare edhe Komuna e Presheves qe ti Basshkohej Kosoves..kurse tani SERBET E MARRIN Mitrovicen,,dhe Gjithcka Duan..KURSE Kosvaret(Shqipetaret) Marrin??Moren??Shkurte nje Politike Disfatiste dhe me Gabime te pafalshme Historike..Uroj qe nje Dite "Miqete" tane te mose Kerkojne kthimin e Serbise ne Kosove...ZOTI NA RUAJT..lol

            1. C
              Cimi Velania

              Ka vetem nje zgjidhje ndarja . Ata te marin veriun kosova presheve bujanovc . Direkt bashkim me Shqiperine qe mos kemi politikane demagoge te tipit Albin qe me llafe nuk pyt pervAmeliken po ska byth me heq as barikaden e ures

              1. D
                Dardan

                Ky Draft (Projekt) po mundeson zhvillimin galopant te kancerit serb ne trupin e krahines shqiptare te Kosoves. Zgjidhja eshte operacioni: Veriu i Kosoves t'i bashkangjitet Serbise, Komunat shqiptare ne Serbine Jugore te bashkohen me Kosoven.

                1. A
                  Agrainian-ilirian

                  Kembim Toka Shqiptare me toka shqiptare ketu qendron tradhetia Serbia hiq tokat Shqiptare dhe Vojvodinen eshte sa gjysma e Kosoves Kosovo mos ju dorezo Serbet te ikin nga Kane ardhur

                2. x
                  xzy

                  Lajm shumë dëshpërues.Kemi të bëjmë me një autonomi të zgjeruar për serbët në Kosovë. Ata pothuajse, gati gati, do të jenë të pavarur nga Prishtina. Me flamurin e tyre, me parlamentin e tyre, me buxhetin e tyre, veçse për ushtrinë e tyre nuk është folur ende. Ndofta do të zëvendësohet nga policia bashkiake me efektiv serb. Kosova duhet ta pranojë këtê marrëveshje se ndryshe ka edhe më keq. Këtë e kanë shprehur qartë si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni. Kur nuk je i zoti të mbrosh veten duhet të ulish kokën. Pêr mendimin tim Amerika po e shet Kosovên, për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë. Që ajo të mos lidhet më shumë se kaq me Rusinë.

                  1. D
                    Dajti

                    Hani mut tani ju folkloriket e Kosoves,me ne krye Albin koqen,do e kerkoni korigjimin e kufirit me Serbine,po nuk ja u jep kush me. Nje here te vjen shansi,nuk ishte shume i mire ,po me te mire se korigjimin i kufirit nuk kishte dhe nuk ka,mbyllej njehere e mire puna me serbet,dhe e gjithe vemendja do te shte te bashkepunumi me Shqiperine.

                    1. P
                      Prizren

                      Shqiperi londineze! Pushoni per pak çaste luften tuaj absurde te brendshme politike dhe hedhni nje sy Kosoves. Guxoji e folni, Kosovanuk eshte per Ju sikur ndonje vend je fund te globit!

                      1. z
                        zhaku i pamposhtur

                        Politika e tiranes mbahet peng nga serbet dhe greket dhe eshte ne sherbim te tyre.nuk duhet te na vij inat per akoma nje humbje katastrofike kombetare sepse faji me I madh eshte I popullit shqiptar qe pajtohet te qeverriset nga kuisling te tipit rama berisha meta.a e keni degjuar qe shqiperia te marri krahun e kosoves per ceshtje kombetare??jo..Rama eshte ber pal me grek e serb dhe ka dal hapur ndersa shqiptaret rrine si kaqola pra ja ku perfunduam por aroma nuk kemi par gje sepse nuk eshte e larget dita kur nje asosacion te ngjashem ta shikojme ne jugun shqiptar...dhe ju hajvanet e forumeve vazhdoni te vizatoni dhe te shikoni endrra me kufijte e vjeter te shqiperise etnike dhe flisni per shqiperi te madhe por faktet tregojne pikerisht te kunderten...shqiptaret ne keto momente jane fiks ne pozitat e atij gomarit qe po e shqyente ujku dhe ai thoshte 'ishalla jam ne enderr'...vazhdoni enderroni por kur te zgjoheni edi me saliun ua kane bere gjemen...

                      2. E
                        Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack

                        Me se fund Serbet dhe Ruset triumfuan mbi Prerendimin, te gjitha keto komuna do te jene njolla te zeza ne harte te kontrobandes kriminalitetit destabilizimit e me rradhe.

                        1. A
                          Asnji s'duhet te cuditet ,vec injoranteve !

                          Ishte dicka e priteshme . Gjerat ne Politike analizohen ,jo vec e vec _por ne contuinintet /vazhdim . Ardhja ne Pushtet e dyshes Albin

                          1. G
                            Genjeshtarët trushperlarē e bythqirë…

                            Çuditem si nuk keni turp ?! Albin Kurti e ka kundershtuar me të gjithë forcën dhe ka sqaruar 1000 here se eshte kunder asociacionit te cfare do llojë. Asociacioni eshte peahqesh I Edi Ramēs dhe Hashim Thaçit.

                            1. h
                              hashim thaçi,edvin rama,isa musrafa,kadri veseli e

                              E gjitha kjo situate e krijuar ne dem te Kosoves dhe shqipyarise eshte si pasoje e planeve dhe veprimeve ogurzeza ne thelb tradhetine e larte ndaj shqiptarve e hashim thaçit,ed’vin rames n’en patronazhin e tony blairit,xhorxh sorros dhe me ndihmen e aleksander vuçiç,mundohuni sa te doni qe ta interpretoni ndryshe por,hashim thaçi,isa mustafa,kadri veseli dhe sherbtoret e tyre e kane pranuar,aprovuar,votuar dhe planifikuar asosacionin e komunave seebe,zajednicen apo bosnjezimin de facto,de juro te Kosoves.Faktet jane kokeforta,ka folur Xhon Bolton dhe te tjeret.

                              1. s
                                shqiptari

                                E ç'ka po i duhen popullit te Kosoves 10 komunat duke fillue prej veriut te Mitrovices kur ka Al Bin fondamentalistin dhe thithlopen Vjosa Osmanoviçin!Une jam i mendimit qi pas kesaj fondmentalisti Kurti ka me i kerkue teritor Shqypnis pasi sipas nje fare Nexhmedin Spahiut keta nuk na qenkerkan pjese e kombit Shqipetar por Komb Kosovar! Hajd pra ju prift e mara or Dardan me fondamentalistin prej plastelinet ne krye.

                                1. D
                                  Dardan

                                  C'ke me Dardanin ti "shqiptar", Dardani u shqye ne komentet e gazetes Tema qe rruga e vetme historike e zgjidhjes se problemit midis shqiptareve e sebeve ishte korigjimi i kufijve: sebet me Serbine, shqiptaret me Shqiperine.

                                2. S
                                  Shpatari

                                  Sali UDBja si spiun muti qe eshte kundershtoi me force shkembimin e territoreve qe ne fakt do ishte zgjidhja me e mire, per shqiptaret qe nuk krahasohen kurre me fuqine ushtarake dhe dipllomatike te Serbise. Serbet pavaresisht genocidit ndaj boshnjakeve dhe shqiptareve preferohen ne perendim. Minarete dhe turqizmat e Kosoves nuk e ndihmojne ceshtjen shqiptare! Keshtu qe me Albin Kurtin, Sali Nongraten, dhe UDBiste te tjere me vjen keq por nuk shikoj perspektive…Zajednica eshte numerim mbrapsht.

                                  1. T
                                    Tirona

                                    Kosova qe kur u kriju si shtet u kriju si multietnike, dmth edhe etnite e tjera kisovare jo shqiptare kane te drejte te vendosin per komunat e tyre. Keshtu ndodh edhe ne Evrope. Me e mira do te ishte qe te kishte riformatim kufish. Rregulloheshe me Serbine dhe e mbyllje pergjithmone ate muhabet. Duhen pare shume me i mbyll konfliktet e brendshme. Vetem leku e zgjidh ate problem.

                                    1. e
                                      emigranti

                                      Gjykata e Kosoves e ka kundershtuar qarte formimin e komunave me baze nje etnike, pasi bie ndesh me kushtetuten e Kosoves, pra normalisht marreveshja per asosacionin ka rene poshte. Ne vend qe ti trajtojne me radhe 33 pikat e marreveshjeve te para qe nuk jane zbatuar deri me sot, merren vetem me asosacionin kur normalisht egziston asosacioni I komunave ne Kosove, te cilit duhet ti bashkangjiten edhe keta komuna me shumice serbe.

                                      Lini një Përgjigje