Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë: Propozimi evropian, marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

30 Janar 2023, 12:34Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë: Propozimi evropian, marrëveshje

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt e ka cilësuar “ofertë të mirë” propozimin evropian  për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë- Serbi.

Ai komentoi postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i cili kishte cituar qëndrimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u shprehur “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.


Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara. Ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërën nga dy vendet.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai në “Twitter”.

 

 

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Kush janë "kërkesat maksimale" që si Kosova ashtu dhe Serbia duhet të shmangin për një kompromis? Njëra thotë që Kosova është territor i pandarë i Serbisë dhe tjetra që Kosova është shtet i pavarur. Mos vallë ky kompromis është një marrëveshje që po përgatitet midis Perëndimit, Rusisë e Kinës për një paqe në Ukrainë dhe shmangies së Luftës III Botërore? Kush është modeli që përflitet në republikat filo ruse të pushtuara nga Rusia që mund t'i përshtatet Kosova, Taiwani si dhe republika të tjera të vetëshpallura të pavarura, por që nuk njihen nga OKB-ja? Një vetëqeverisje në një republikë autonome brënda territorit të shtetit egzistues, pra pa ndryshuar kufijtë egzistues të njohur nga Kombet e Bashkuara. Lufta nuk mund të vazhdojë e përjetshme sepse askujt nuk i intereson!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje