SHBA-BE mesazh Kurtit: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

29 Janar 2023, 14:28Rajoni TEMA

SHBA-BE mesazh Kurtit: O paqe e përhershme, o kthim pas për

Albanian Post ka siguruar një dokument disafaqësh që shpjegon me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë, ndarë në sektorë dhe pika konkrete, se çfarë saktësisht qëndron prapa neneve të Marrëveshjes Bazë.

Më e rëndësishmja, ky dokument, përshkruan çfarë fitojnë dy vendet në rast të një marrëveshjeje, por një pjesë shumë më e madhe i është rezervuar shpjegimit se çfarë do humbë nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe cilat procese do kthehen prapa.

Një nga pikat me gjuhën më të ashpër në dokument është ajo e titulluar “Dështimi nuk është opsion”, pikë që do zbulohet e plotë nga Albanian Post të hënën.

Gjithashtu, pjesë e dokumentit janë edhe përshkrimet për të “ardhmen e Kosovës” dhe të “ardhmen e Serbisë”, ku janë përfshirë edhe problematika që tashmë janë në publik si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e do Serbia dhe njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së për të cilën Kosova kërkon garanci.

Në këtë dokument thuhet se: “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

Në dokument bëhen të qarta çfarë pasojash nënkuptohen për perëndimorët, nëse Kosova vendos të tërhiqet nga marrëveshjet e mëhershme.

“Qeveria e Kosovës është e lirë që të iniciojë në Parlamentin e Kosovës procesin e tërheqjes së Kosovës nga marrëveshja e parë për normalizim të raporteve dhe më pas të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, shkruhet në një pjesë tjetër të dokumentit qe do të publikohet nesër.

15 Komente

  1. D
    Dhe si duket kjo Paqe sipas Miqve te Medhenj !

    Perse a nuk po jetohet ne Paqe ne kto vite te Krijimit te Shtetit te Ksoves ? Paskan sulmuar Serbine Ushtria e Kosoves dhe rrezikuar Paqen ne Rajon ? - Sinqerishte nuk lexoj Lajme ,por nqs z.Kurti pretendon te pushtoje Serbin atehere duhet mos te provokoje Paqen midis dy vendeve "mike" .

    1. R
      Raimond vlonjati

      Nuk kemi ne Shqiperia shtet te vertete qe te flasi ne mbrojtje te Kosoves, dhe te Kurtit . Sepse kjo Mareveshje qe po aplikojne USA-EU nuk ben gje tjeter vecse fiqizon elemntin serb brenda Kosoves me fuqi ekzekutive , c’ka ne te ardhmen do sjell nje gjendje lufte sic eshte Bosnia sot E gjithe kjo Mareveshje i hap rugen Serbise drejt EU, fuqizon zonat etnike serbe duke i kthyer ne shtete serbe brenda shtetit te Kosoves Ndersa Kosova fiton vetem fjale dhe azgje tjeter , gjendja e saj ngelet sic eshte derisa keto minoritet serbe te fillojne luften per shkeputje nga Kosova Kosova duhet me mire te kerkoje shkembimin e teritoreve me Presheven qe ti dali te jewes perpara

    2. K
      Koli

      Edhe Amerika po na e fut sa krahu tani.Per EU dihet,nuk eshte gje e re,kane te pakten 100 vjet qe vetem marrin nga Konbi Shqiptar.Po dhe Anerika,qe ne Shqiptaret mburremi si Partneri Strategjik.Cfare Gallate:Bejeni Asosacionin se e kerkon Serbia(kur dihet qe mbas nje viti kur Serbet e Veriut te kerkojne Republike Serbe ne Kosove,keta Amerikanet do thone: Nuk eshte ne doren tone me. Nuk e kam pelqyer kurre Kurtin,por NQS ai dorehiqet,vetem per ti treguar Legenave te Amerikes dhe EU,qe mjaft u tallet me Shqiptaret,besoj eshte rruga me e mire per Kurtin.Le ta bejne te tjeret Asosacionin,meqenese Amerika po terhiqet nga Kosova.Mbroni veten or Shqiptare,:Cakorrin e mori Mali Zi,por Vizat nuk erdhen kurre,tani Serbia merr Veriun,5 vendet qe nuk e njohin Kosoven nuk kane per ta njohur dhe mbrapa.Po ju mashtrojnw,po jua marrin te gjitha per ti bere qejfin Sllaveve.

      1. d
        durrsak 24 karat

        O Koli palla! Amerika cliroi Kosoven qi ka sot nji kryeminister si Albin Kurdi, nji Enver karikature, qi ishte antieuropjan dhe antiamerikan.

        1. T
          Taku

          Varja Albinit po Amerika tani ne ket moment... a po na përdor si plaçkë për të ble serbët nga rusi? PO APO JO?

        2. Q
          Qazimi

          Koli, miku im. Kuptoi gjerat ashtu sic jane: 1-Asociacionin duhet ta bejme sepse kemi rene dakort per te. Eshte tjeter gje qe Albini e fillon historine e Kosoves sipas qejfit. Ndoshta sipas urdherave nga udba. 2- Asociacioni duhet te behet per te miren e Kosoves. Asnje e drejte ekzekutive por te drejtat fetare dhe etnike te serbeve duhen te respeektohen. 3-Nuk ta ka futur krahun Amerika por injoranca jote. Amerika dhe Evropa duhen kuptuar dhe jo mesuar. Sidomos Kurti nuk duhet degjuar sepse eshte i dyshimte. 4- Fatkeqesisht jone jemi vet ne qe per hir te Kurtit behemi armik me Ameriken qe na cliroi. Fatkeqesis jone eshte injoranca dhe jo aftesia per te pare perpara….

        3. e
          emigranti

          Paqja afatgjate me Serbine arrihet vetem nese baza e marreveshjes do te jete njohja reciproke dhe jo leshimet qe kerkohet ti behen asaj ne dem te Kosoves .

          1. A
            A.G.

            “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme” E thënë me fjalë të tjera, nuk mund të hash bukën e kaurit dhe të bësh duanë e turkut. Ose me Perëndimin ose hapi derën Serbisë dhe kthehu më 1989-n. Albini mund të hedhë vickla po Amerika të mbërthen me ca argumente që nuk ke nga të luash. Besoj se edhe Serbisë do i thuhet që nuk mund të ketë më një dorë në revani dhe një dorë në bakllava. Harro Serbi Valarenë, se Marshall Titon e prenë.

            1. K
              Koli

              Or Durrsak Kari(24 karatsh me duket se je).Or Loqe e fresket,duhet me bo cfare do Amerika,Pse?Amerika do qe Serbia ti kundravihet Rusise,si Karamele per Serbine,Amerika servire Kosoven.Duan Tani Asosacionin(Per Serbine),jo njohje te ndershellte(por me vone thote Amerika),etj.Duhet te jesh Idiot per ta kuptuar qe meqenese Amerika e Bill Clintonit luftoji ne Kosove,atehere Kosova duhet te jete Karamelje e Europes per Serbine,per shperblim kundra Rusise.Po mire mo ti Kari Durrsak(me fal Karatsh Durrsak),a e di ti qe Serbis e ka ne Kushtetute te sak Kosove dhe Metohi si Krahine.Pa u ndryshuar Kushtetuta e Serbise qe nuk ka per te ndodhur kurre,dhe asnje nga Amerika dhe EU ja kerkojne kere Serbise,atehere si do behet njohja e Ndersjellte.Albin Kurti po del qe eshte i Zgjuar,po nuk ka nga tja mbaje se eshte vetem,te gjithe te tjeret jane te blere nga Amerika.Megjithse sa Pallna Karatsh ka si ty,dhe une rri te sqaroj se si eshte e verteta.

              1. M
                Mondi

                Disa qe shkruajne ketu,shkruajne gabim.Paqia e perhershme thone ketu:Si eshte Paqiae perhershme mor Zotni:Jep Cakorrin Malit te Zi,jep Veriun Serbise(Asosacioni vetem per Serbet,qe eshte nje turp,sepse nuk ka me asne vend te Botes,Asosacion per vetem nje etni,),jep Token e Manastirit ne Peje(i bije me dokumenta tani qe kjo eshte Prone e Perhershme e Kishes Serbe,mu ne zemer te Kosoves),jep,jep,jep.Po cfare po merr Kosova mor te dashur?Njeri ketu thote njohje:Cfare njohje kur ne Kushtetuten Serbe,Kosova eshte Krahine Autonome e Serbise.A e kuptoni qe ka vetem tallje me nje Popull te vogel,per ti bere qejfin nje Kombi me te madh.Ma Va.

                1. f
                  francezi

                  Asosacionet ose krahinat autonome ka ne te gjithe boten, dhe te gjitha jane vetem me nje etni, prandaj krijohen ato, qe ti siguroje nje etnie te caktuar te drejta dhe mos diskriminim nga mazhoranca.

                2. J
                  Jimi

                  Lobet e fuqishme serbe prane USA dhe BE-s kane bere punen e tyre ! Ky kercenim i tyre per Kosoven, per kthim pas te saj eshte pa precedent ! Ne e dime se historikisht Europa nuk ka qene miqesore me shqiptaret dhe ka qene teper tolerante me serbet edhe ne rastet e krimeve makabre si ajo e Recakut. Serbet edhe sot e kesaj dite nuk kane kerkuar falje per politiken e sterminimit ndaj popullsise shqiptare te Kosoves dhe USA dhe BE ende heshtin !? Ne interes te politikes se tyre ata gjithmon e kane toleruar agresorin gjakatar serb dhe gjithmon i kane kerkuar shqiptareve te kerkojne falje per krimet serbe !? Por ky kercenim qe vjen nga USA dhe BE eshte me te vertete pa precedent ! Duket se keta jane bere pishman per nderhyrjen dhe bombardimin e Beogradit ne vitin 1999. Me kete politike ata duket sikur po i kerkojne fa;lje per cfare ka ndodhur ne ate vite. Pavaresisht politikes se dites dhe kercenimeve te tyre gjerat nuk mund te shkojne atje ku kane qene. Askujt mos ti shkoje mendja se populli kosovare do te futet edhe nje here tjeter nen zgjedhen e regjimit vrastar serb. Ate popull mund edhe ta zhdukin, por qe te behet perseri vasal i cetnikeve serbe kurre !

                  1. a
                    alphade

                    Nje Rambuje e Dyte !!!

                    1. e
                      epo kjo pune

                      ne rregull atehere, kompetenca botoresh, uje e kanalizime, te krijohen asocione veri, jug, lindje, perendim dmth bashkira te medha e te quhen shoqata e Jo asocione se eshte term angles dhe meqe nuk rrezikoka sovranitetin, reciprocitet me luginen dhe viset e tjera me shqiptare nga sanxhaku etj.. pastaj do dali fytyra e vertete e serbiles e meqe krijohet precedent te ngrihet reciprociteti me greqiren

                      1. e
                        epo kjo pune

                        ne rregull atehere, kompetenca botoresh, uje e kanalizime, te krijohen asocione veri, jug, lindje, perendim dmth bashkira te medha e te quhen shoqata e Jo asocione se eshte term angles dhe meqe nuk rrezikoka sovranitetin, reciprocitet me luginen dhe viset e tjera me shqiptare nga sanxhaku etj.. pastaj do dali fytyra e vertete e serbiles e meqe krijohet precedent te ngrihet reciprociteti me greqiren

                        Lini një Përgjigje