Politikanja veterane serbe: Albin Kurti nuk është budalla. Do ta firmosë Asocacionin

28 Janar 2023, 15:20Rajoni TEMA

Politikanja veterane serbe: Albin Kurti nuk është budalla. Do ta

Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviç, në një prononcim për gazetën opozitare serbe Nova, tha se kryeministri Albin Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKShS) pasi nuk mund t’i shmanget presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është shumë e vështirë t’u thuash jo amerikanëve. Kurti nuk është budalla, ai ka paragjykimet dhe bindjet e veta, por ato ndryshojnë. Ashtu siç ndryshoi qëndrimin e tij ndaj Oliver Ivanoviç-it, prandaj ai ishte kritikuar. Por nuk mendoj se AKShS-në do ta formojë Lista Serbe sipas diktatit të Aleksandër Vuçiç-it, por të gjithë serbëve, jo vetëm në veri”, tha ajo.

Ajo tha se është e mundur që përfaqësuesit serbë, përfshirë edhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, të pranohen si palë negociuese nga bashkësia ndërkombëtare dhe të hyjnë në negociata me Qeverinë e Kosovës.

“Që të hyjnë në institucione dhe aty askush të mos i pyesë a janë serbë apo shqiptarë, të lëvizin lirshëm, të mbarojnë punën e tyre, të mos gjuajë njeri mbi ta… Ky është qëllimi dhe rruga për këtë është AKShS. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ne duam të rrime aty ku kemi lindur e ku jemi dhe ta pranojmë atë. Atëherë edhe ata do të jenë me mirë, nënvizoi Trajkoviç.

Megjithatë, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, me bindje të plotë theksoi se propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve e kanë pranuar si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd dhe se ajo që mbetet është është vetëm zbatimi i tij.

“Duke zgjedhur mes sanksioneve kundër Rusisë apo lëshimeve për Kosovën, Vuçiç zgjodhi këtë të fundit. Ai tregoi se ishte gati ta jepte atë vetëm që të mos kishte presion rreth Rusisë. Kurti ishte i qartë edhe pas takimit me pesë diplomatët, kushti i tij është që pesë vendet që nuk e njohin Kosovën”, tha Trajkoviç.

Kosova ka sfida të rënda përpara, për sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të ratifikuar në Kuvend më 2013, që njihet si marrëveshja e parë e cila ka ende fuqinë ligjore të një Marrëveshjeje Ndërkombëtare.

Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare e vë Kosovën nën presion, në një kohë të papërshtatshme, kur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë zbatimin e saj.

Ndryshe, emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen vullnet apo mënyrë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, administrata amerikane do të kërkojë “partnerë alternativë”, duke shtuar se një njeri nuk mund t’i ikë këtij obligimve të Kosovës.

Në ndërkohë, në linjë me paralajmërimin e Escobar-it, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë do të organizojë më 31 janar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike për diskutime më të detajuara lidhur me propozimet dhe përgatitjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

2 Komente

  1. S
    Studiusi

    Nëse është dhe sa është budalla Albini është e vështirë ta përcaktosh por një gjë është plotësisht e qartë, ai nuk është kurvë.

    1. e
      emigranti

      Alexander Vucic nuk eshte fare budalla. Ai do ta firmosi marreveshjen per njohje reciproke me Kosoven, pasi e di qe pas kulacit vjen kerrbaci.

      Lini një Përgjigje