Shkencëtari paralajmëron: Vullkani nënujor në Santorini rrezikon të aktivizohet

27 Janar 2023, 20:40Rajoni TEMA

Shkencëtari paralajmëron: Vullkani nënujor në Santorini

Një gjeofizikan i Kolegjit Imperial në Londër ka ngritur alarmin se vullkani nënujor në Santorini të Greqisë, i quajtur “Kolumbo”, rrezikon që të aktivizohet.

Sipas shkencëtarit Kagetan Krapkiewicz, kërcënimi nga aktivizimi i këtij vullkani është serioz dhe i bën thirrje shkencëtarëve grekë që të marrin masa dhe të instalojnë pajisje në ishullin e Santorinit për të matur në kohë reale se kur mund të ndodhë një shpërthim.

Megjithatë, sipas tij, rreziku nuk është i menjëhershëm.

Ky vullkan nënujor ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1650 duke lënë të vdekur rreth 70 persona për shkak të helmimit nga gazi i çliruar. Shpërthimi ndodhi nga akumulimi i magmës në një thellësi 3-4 kilometra nën shtratin e detit. 

1 Komente

  1. M
    Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

    Ja pra makuterise dhe vjedhjeve ne ishullin Santorini po i vjen fundi nga perendia.

    Lini një Përgjigje