
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit.
Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013, e më pas edhe i elaboruar në shtatë kapituj më 2015, të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje, nga 33 marrëveshjet e Brukselit, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin.
SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.
Kurti ka folur para gazetarëve edhe për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.
“Diplomacia fluturuese u është bashkëngjitur takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë, dhe 10 nene gjithsej”.
Diplomacia fluturuese (shuttle) nënkupton takimet e shpeshta të diplomatëve të huaj, në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve.
Kurti ka përsëritur se propozimin evropian, që në publik njihet edhe si plani franko-gjerman, e konsideron bazë të mirë për diskutime dhe si “kornizë që na mundëson të ecim përpara”.
“Nuk mund të kërkosh Asociacion njëetnik e të mos tregosh se ku gaboi Ahtisari”, deklaroi Kurti.
Lidhur me dialogun, Kurti është takuar në mbrëmjen e 25 janarit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth dialogut.
Vetë Lajçak ka thënë se në darkën e punës, në të cilën ka qenë prezent edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, palët janë pajtuar që duhet zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialog.
Kurti ka thënë të enjten se me Lajçakun kanë diskutuar gjatë për propozimin e BE-së.
“Çështje e të drejtave të pakicave, çështja e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, është përbrenda këtij propozimi të BE-së. Nuk mund ta nxjerrësh qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja. Pra, nuk mund të përzgjedhësh një nen të caktuar, me një interpretim të njëanshëm, dhe ta sjellësh para propozimit. Unë jam i gatshëm të shkoj në Bruksel dhe ta diskutojë propozimin”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një adresim para kombit, më 23 janar, se ekipi diplomatik evropiano-amerikan, i ka thënë atij se nëse ai nuk e pranon planin evropian për Kosovën, Serbia do të përballet me bllokim të investimeve dhe procesit të integrimit.
Ai ka thënë se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është kornizë e re negociuese për Serbinë.
Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.
Radio Evropa ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
NE JEMI POPULL me GUR MULLIRI për QAFE...dhe përpijmë e përpijmë, mirëpo PLANI AHTISARI me popa e MANASTIRE INTRIGASH në RAPORT pozite (mbiemër) ahtisari karshi nesh, shqiptarëve, me keqardhje e them -koha ka nisur të flasë, është një status nazizmi kishtar. Me siguri ndërgjegja e zotit Ahtisari dhe AHTISARË nuk është e REHATSHME.
Ti nuk do asociacion njeetnik (medemek)megjithate je per asociacionin. Asociacionin quje si t'dush,ai o bombe me sahat ne te ardhmen. Nuk duhet tu lem brezave kete problem. Ata do te na mallkojne. Prandaj mos te pranohet asgje qe shkon ne favor te nje autonomie qe pastaj neser te kerkohet shkeputje nga Kosova. Mos e beni kete gabim ,se historia ka me ju fundos si njerez qe i keni bere gjemen vendit tuaj..!
Kurti e fillon dhe mbaron gabim konceptin e asociacionit. Ai e fillon me idete e Vuciqit qe asociacioni te jete njeetnik dhe jo me idete e perendimit qe te jete ne kuader te te drejtave te pakicave. Pasi e fillon gabim, ai e perfundon gabim. Ai thote se nuk do beje asociacion njetnik, qe askush nuk ja kerkon. Kurti po te ishte ai qe seshte, pra po te ishte shqiptar i vertete dhe jo kulish i Vuciqit, do e fillonte historine e asociacionit sipas konceptit perendimor, pa do e vazhdonte me kushtetuten e Kosoves dhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese, qe eshte obligim. Po ta fillonte keshtu, do vazhdonte me perfundimin qe do e realizoje asociacionin... Asnje nuk do e pengonte qe ai ta realizonte kete asociqcion dhe Vuciqi do pellciste nga inati sepse "kaposhi i asociacionit serb" do katandisej nje thele. Eshte pikerisht kjo mosmarreveshje me perendimin qe Amerikes dhe Evropes po iikem truri sepse Kurti kundertshton "eren", duke i dhene argumente Vuciqit qe Albini saboton planet e perendimit per arritjen e merreveshjes perfundimtare. Asnje nuk i kerkon Kurtit asociacion njeetnik, pervec Vuciqit. Pse Kurti flet me gjuhen e Vuciqit dhe jo me gjuhen perendimore? Nje diciture qe fshihet ne burgjet e Serbise...
Perendimit i intereson stabiliteti ne rajon dhe per kete megjithese e di mire se Serbia eshte ajo qe ngre tensionin, e kane me te lehte ti bejne presion pales me te dobet- Kosoves. Serbia nuk ka per te pushuar se beri presion deri sa te arrije synimin e saj ripushtimin e Kosoves. Pra perendimi, ne rolin e arbitrit, nuk qenka i interesuar shume per drejtesine, duke shperblyer padrejtesisht Serbine, por kerkon me cdo kusht te realizoje qellimet e tij edhe me forma antidemokratike. A nuk mjaftoi Plani Ahtisari qe i ka dhene me shume te drejta serbeve se shqiptareve ne Kosove. Ju lutemi, lejoni qeverine demokratike te Kosoves te ushtroje funksionin e saj per te cilen populli e ka zgjedhur.
JO mos e prano allbinoo nese ke ....oqe dhe tash do gjen aesyese e paskan nenshkruar ne vitin 2013, edhe pse gjykata kushtetutese e refuzoi, tash edhe ambasadori amérikan po ta thot se deshe sdeshe asociacioni do te behet, por ti qe fillove karrieren duke refuzuar serbine dhe prodhimet e saj,duke rrokullisur edhe kamionat me mallra dhe duke mashtruar shqiptaret se do ta besh bashkimin kombetar, çfar do thuash tash, ste le kushtetuta pâte deklaruar vitin qe lam pas kurse per asociacionin e komunave serbe po ajo kushtetuta qe e ndaloi tash dobta lejon sepse hoqesh neqesh morash allbinoo, pra ti me mender presednike osmanken legalizuat targat ne veri dhe qeshte me e keqja edhe veriun shtet si vatikani ne itali por ti dhe lopa osmanka qe edhe ne frsten e Flamurit akuzat ish presidentin Thaqi se paska dashur ti nderron teritoret Ku do e bani vendin, veriu iku atje Ku ishte por tash edhe ne çdo fshat me populli serbe kudo ne kosove do te behet shtet ne vete, kurse ti dhe osmanka sdo mend bashk me vuqiqin ja arritet qellimit tuaj, luginen JO se jo por edhe ndarjen e kosoves ashtu siq do serbia, kuptohet nese serbia pajtohet me kaq por edhe asociacion aty Ku do serbia do ta pranosh ti dhe dobta dekreton mender presednike osmanka kurse filozofi konjufca do vazhdon te fyej e njollos ish luftetaret e uçk-s, ti allbin kurrci do jesh ramizi i vogel vuqiqi do jet bora dhe sbashku do ta ringjallni boro-ramizin e serbosllavise kurse mender presednike osmanka do jet millka pllanica e serbosllavise, ta gzoni pjella me e ndyre e kombit.
Te huajt ato vendime te cilat i kane marr ne kurriz te kombit tone,nuk duheshte cdo qeveri (Thacit -Mustafa)te binin ne gracken e rusoserbeve,se ja pasojat tani.Keshtu eshte vepruar me shekuj ndaj trojeve tona keshtu po veprohet edhe tani.Ceshtja e egzistimit te Republikes se Kosoves,me ligjet qe i ka te sanksionuara,duhet te jete prioritet i cdo shqiptari,marre parasysh dinakerine aftesine e politikes te armikut tone i cili eshte ne avantazh.Qe kombi shqiptar ndodhet para nje tragjedie shummm te dhimshme ,kjo nuk diskutohet por ne qe dhkruajme reagojme nuk e zgjedhim dot problemin pos qe ndiem dhimbje.Dhimbja eshte tek burimi i te keqes qe po na troket,dhe do te jete e pasoja shum katastrofale.Qeveria e sotme e Albin-Vjosa,po rezistojne per te miren mbare kombetare,te mos shprehim arrogancen tone te themi se une jam i PD!tjetri i LDK ose AA..per trojet tona duhet me logjike te shendoshe te jemi dhe jo me mendime partickash.Prandaj te mos e akuzojme Qeverine e sotme por armikun shekullor,nanevoitet te jemi me sy zemer tek Republikae Kosoves .Armiqet vrasin nga larg prandaj na nevoitet Unitet????????????
Flamur, vazhdon te gabosh rende sepse ne fjalen "te huajte" fute armiqte dhe haron se ne fjalen 'te huajte" futen edhe miqte, per te cilet ne duhet te jemi mirenjohes tere jete. Psh po te mos ishte Amerika dhe interesat e saj kunder rusit, ne sot nuk do kishim as Shqiperi dhe as Kosove... Lexo historine per Shqiperine dhe per Kosoven! Interpretohe drejt kontributin e NATOS per clirimin e Kosoves! Mos u bej nje shtojce rundimentare e Kurtit sepse nuk dukesh djale i keq. Mundohu te jesh i pavarur. Uniteti nuk arrihet per hir te "unitetit" sepse ne krye eshte Kurti, por unitetin e lind qellimi qe eshte shqiptarizma....