
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka biseduar mbrëmë edhe për takimet e këtij të fundit me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Kurti ka thënë se ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me njohjet por nuk ka hapa konkret.
“Ai na tregoi neve edhe për takimet që i ka pasur dhe në këto takime ka përmirësim të atmosferës për Kosovën në raport me atë që është e nevojshme për neve, pra njohja, mirëpo nuk ka hapa konkret dhe unë besoj që duhet angazhim shumë më i madh që të kemi hapa konkret.
Pesë shtetet që nuk e njohin ende Kosovën nëpërmjet njohjes së tyre do të na e hapnin plotësisht rrugën për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian dhe kjo është tejet e rëndësishme për neve, natyrisht që po të kishim ne mundësinë për ulëse në OKB gjithçka do të ishte më kollaj por duke pasur parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OBK-së e kemi Federatën Ruse dhe Kinën, ajo minimumi çka qytetarët e Republikës së Kosovës presin është që pesë shtetet demokratike evropiane t’i bashkohen shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Un mendoj qe i jepet me shume se i takon Rendesi njohjes se Serbise duke favorizuar serbone e mb te gjitha Vucic ,qe ngadal po i duket vetja si VIP ne cdo Takim hah ! E them kte gje qe duhej trajtuar me qet jo me kaq buj, qe te marret vemendjen e medieve nderkombetare ,por te vazhdonin bisedime dypaleshe diplomatike . Ja e njohu dhe ti i leshove Terren .Eshte kjo nji Ganranci se Neser Serbi s'do pretendoje teritore te reja brenda Kosoves dhe nuk do perserise te njeten gje ,nderkohe qe Shteti i Kosoves eshte i c'armatosur ? _ Un mendoj se u luajt gabim .Al bini i ven nen Presionin e Nderkombetareve te cilet ,mbasi e fryn artificialishte Vucicin , e cuan Njohjen qe i kerkohej Serbise ,ne te tjera Nivele ,si me then duke ven ne Diskutim tashme vet Pamvaresine e Kosoves pra ekzistencen si Shtet ;Qe duhet te jet Shtet apo jo ! _Nuk u shpreh asnji ndishta ne kte menyre ,por e gjithe ajo Zhurme nga Misionari Borel e Lajcak (dy Miqet e Serbise) siedhe Rondevute e zgjatura Al bin -Vucic e fryne me shume se c'duhet Problemin ,duke cuar pik ne anen Serbe . Ndoshta duhet me shume kujdes ,mos te biesh ne ato Kurthe diplomacie
Nga bisedimet Kosove- Serbi , Serbia pasi i eshte premtuar hyrja e pershpejtuar ne Europe, kerkon edhe perfitime shtese ne kurriz te Kosoves, ndersa kjo e fundit maksimumi hapje te negociatave per pranim dhe leshim te sovranitetit, duke i bere presion deri me vizat.