Lajçak darkë me Kurtin dhe Bislimin, çfarë u diskutua

26 Janar 2023, 09:29Rajoni TEMA

Lajçak darkë me Kurtin dhe Bislimin, çfarë u diskutua

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllac Lajçak është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

"Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht", shkruan Lajçak. 

 

2 Komente

  1. L
    Lajcak.Nji surrat s'me pelqen aspak

    s'ka me popull kurve e proserbe se Sllovaket

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      ZBATONI MARREVESHJEN PER GJETJEN E TRUPAVE TE TE ZHDUKURVE TE LUFTES! PLEHRA!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje