Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill duke folur për propozimin franko-gjerman (evropian) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tha para gazetarëve në Beograd se ky propozim duhet të merret shumë seriozisht nga dyja palët.
Ai theksoi se për sa i përket SHBA-së dhe BE-së, propozimi evropian është rruga e duhur që duhet ndjekur për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është arsyeja pse ju duhet ta konsideroni seriozisht këtë propozim dhe të mendoni për mënyrat për ta miratuar atë dhe për të punuar në të”, tha Hill.
“Të gjithë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të shohim edhe një herë vendosjen e paqes dhe situatave pozitive në rajon. SHBA-të 100 për qind e mbështesin propozimin e BE-së”.
Hill, është pyetur nga gazetarët se sa realiste është që BE-ja të vendos sanksione ndaj Serbisë nëse Beogradi nuk e pranon propozimin e ri evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomati amerikan theksoi se “nuk është në gjendje të flas”.
“Unë nuk jam në gjendje të flas për sanksione. BE-ja është shumë serioze kur bëhet fjalë për sanksionet e vendosura kundër Rusisë në të cilat marrin pjesë të gjithë, megjithëse nuk është e lehtë për ta”, shtoi ai.
“Sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë u vendosen për të ndaluar agresionin e tmerrshëm dhe të paligjshëm kundër fqinjit të saj – Ukrainës”.
Ku është arsyja e mbështetjes amerikane pasi propozimi gjerman nuk detyron Serbinë tl njohin Kosoven, së paku fillimisht?
Per Viktor D 1-Amerika e mebeshtet kete plan sepse eshte nje plan qe Serbia praktikisht e njeh Kosoven si shtet megjithese dhe jo zyrtarisht...Midis te tjerash serbia do hapi konsullate ne Kosove .... 2- Gjithmone firmat hidhen ne funt dhe jo ne fillim sic ka enderuar Kurti me planin e tij te "reciprocitetit". 3-Kjo pune i ngjan rastit kur ty dashnorja te lejon te besh seks por me kusht qe ti nuk do thuash qe e "mbarove" punen... 4-ka dhe 100 arsye te tjera, por mjafton me kaq. Me nderime ne te korrat e vjeshtes....