Osmani nuk kursehet ndaj Vuçiçit: Një “Drama Queen”

25 Janar 2023, 14:55Rajoni TEMA

Osmani nuk kursehet ndaj Vuçiçit: Një “Drama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste për të përditshmen italiane “Corriere della Sera” nënvizoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është përgjegjësi kryesor për krizat e shpeshta në Veri të vendit, pasi atje financon dhe armatos mafian ballkanike, me pjesëtarë të shumtë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.


“Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor për ta shpërqendruar nga Ukraina. Për këtë, Serbia kërcënon sigurinë duke përdorur forca që bashkëpunojnë me grupin Wagner, blerë armë ruse, dërguar paramilitarë në Veri të Kosovës dhe vendosur barrikada për të krijuar tensione”, tha Osmani.

Ajo konfirmoi se Kosova po punon ngushtë me aleatët perëndimorë, në mënyrë që paramilitarët e lidhur me Wagner të dështojnë në planet e tyre destabilizuese.

Presidentja i rikthehet sërish homologut serb, duke thënë se Vuçiç po luan rolin e një “Drama Queen”, i cili i bën të dyja si piromanin ashtu edhe zjarrfikësin, që në fund të fjalë për paqen.

Ndër të tjera, Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, kundërshtoi krahasimin e Putinit për atë që po bën në Ukrainë me ndërhyrjen e NATO-s kundër luftës mizore të Millosheviçit në Kosovë, si dhe konfirmon se të drejtat e minoritetit serb janë të garantuar me kushtetutë, madje më mirë se çdo shtet tjetër në Europë.

3 Komente

  1. a
    azem bejta

    Pergjegjse per krizen në veri është kudra pjerdhsidente Osmanoviçka dhe qeni kryrekarministeri Kurtoviç se bashku më rrugaqerinë e pjerdhsidentes te parllamentit dhe te qeverisë

    1. B
      Babloku

      ....Osmani konfirmon se të drejtat e minoritetit serb janë të garantuar me kushtetutë, madje më mirë se çdo shtet tjetër në Europe... Cmutin do kjo qe krahason Kosoven me Evropen?! Pse se krahason Kosoven me Serbine?! A e ka ajo "luften" me Serbine apo me Evropen?! Me sa duket ajo me mire pelqen konfliktin me Evropen se sa me Serbine! Kush i meson keta derdimene te Kosoves qe te mos i zgjedhin fjalet? ...

      1. Nuk e di a e kupton Osmani sa poshte e ul nivelin e saj kur thote luan rolin e piromanit dhe zjarefiksit(keto dy role te kunderta ne politike) luhen vetem atehere kur perballe ke Vjosen dhe Albinin por jo perballe Rames ,qe Albini dhe Vjosa e urrejne, (kam pershtypjen dhe qofsha i gabur) e urejne me shume se vuçiçin-viçin

        Lini një Përgjigje