Britania e Madhe kërkon që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

26 Janar 2023, 09:11Rajoni TEMA

Britania e Madhe kërkon që Kosova të pranohet në

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell deklaroi në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare, se Kosova duhet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij.

Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive është duke bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

3 Komente

  1. P
    Pra Brtania shpreh nji fakeDeshire ej !

    Sipas kdaj Deklarate hipokrite ,pretendohet qe Shtetit Kosovare ti tridhetn trut ,nga pordha Prentuese qe leshoj Britaniku dhe Kosova te pranoj gjithcka i kerkohet ne Tavolinen e bisedimeve ! Pra deklarata ( ne ajer _qe i ngjajn atyre te UFO-ve) per te peshkuar Kosovaret ! Haaahahhaha Grepi Inteligjent kam Peshkun idiot . _Tani pyetja eshte a ka Peshq Deti Kosoves ?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anglia eshte Jashte Europe e flet ne emer te saj !

      Deklarate qe te cudit shume por qe le te kuptohet e Kaluara e Perbashket Europiane ,kur vjen pune per te futur ne gracke shqiptaret dhe sabotojne Shtet e tyre Ata bashkpunojne ne cdo rast . Nji Politike e qarte Fashiste qe i ka rrenjet ne vitin e Mallkuar 1913 - kur Bestiet e grumbulluara ne Londer - Coptuar Kombin Shqiptare . Ajo Politike vazhdon akoma seot dhe asnjeri s'e kupton dot Persen(?) e Staanit

      Përgjigjjuni
      1. P
        Politika Antishqiptare e Sektit te Satanit !

        Duket qarte ,se eshte nji { Agente te Perbashket } gjithe pjellat e djallit ,qe i ka rrenjet me 1913 .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje