Pas Shqipërisë edhe Abazoviç njofton se Mali i Zi do ketë satelitin e vet në hapësirë

26 Janar 2023, 18:19Rajoni TEMA

Pas Shqipërisë edhe Abazoviç njofton se Mali i Zi do ketë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor.

“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, shkruan REL.

Ai tha se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. “Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024”.

Abazoviç ka biseduar me Nino Drakuliç, Nikolla Peroviç dhe Filip Joviçeviç, novatorë të Malit të Zi, njëherësh përfaqësues të organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi, të cilët kanë iniciuar projektin për lëshimin e parë të satelitit malazias, “Luça”.

Kryeministri i Malit të Zi tha se ekzekutivi, përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.

Tetorin e kaluar po ashtu ka pasur bisedime se Mali i Zi do të kryejë testimin e një sateliti. Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviçin për detajet e këtij projekti.

Projekti do të financohet nga një grant i “ekonomisë qytetare”.

“Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim”, tha Abazoviç.

2 Komente

  1. N
    Neutrino

    Është një dyshim kozmik. Një start up nga Mali i Zi ka investuar dhe me një projekt nga India do lëshojë dy satelitë të prodhuar dhe adaptuar vetë. Xhaxha Stefi thjesht ka fryrë pak xhepin e një firme amerikane. Dhe ka blerë dy satelitë. Gërmoni dhe do e gjeni ndryshimin

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erzeni

      Dy kryeministrat shqiptar te Kosoves dhe Malit te Zi jan njeri mut dhe tjetri kake,dhe qe te dy jan nga Mali i Zi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje