Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së SHBA-ve për Asociacionin

27 Janar 2023, 17:16Rajoni TEMA

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës së SHBA-ve për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi këtë të premte se ai nuk është ftuar në takimin që do të organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, ku në fokus të diskutimeve do të jetë Asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Përmes një interviste të dhënë për REL, Kurti theksoi se ky takim do të zhvillohet në ambasadë me kërkesë të të Dërguarit të Posaçëm të DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar.


Nga ky i fundit, Kurti tha se pret të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të kërkojë në Prishtinë që Asociacioni të bëhet.


Radio Evropa e Lirë: Më 31 janar Ambasada amerikane në Kosovë do të organizojë takim ku do të diskutohet për Asociacionin. A do të merrni pjesë në këtë takim?

Albin Kurti: Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik.

Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet.

Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni.

Radio Evropa e Lirë: Zoti kryeministër, Kosovës dhe Serbisë u është propozuar ai që tani po quhet plan evropian për normalizimin e marrëdhënieve, i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A e pranoni ju këtë plan?

Albin Kurti: Qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, unë kam thënë se propozimi i Bashkimit Evropian, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, është platformë e kornizë e përshtatshme për të ecur përpara.

Andaj, kam qenë përherë konstruktiv në qasjen ndaj këtij propozimi, i cili e ka gjuhën e koncepteve dhe nocioneve – le të themi – universale, sikurse pavarësia, integriteti territorial, sovraniteti, pastaj demokracia, sundimi i ligjit, vetëvendosja. Pra, gjëra që i kemi afirmuar gjithmonë si Republikë e Kosovës dhe si popull – ndër vite e dekada.

11 Komente

  1. D
    Dulla komunisti

    E more vllai Sali rrempalles sa mire ta kane bere e meriton se e bere Kosovën mish, mash.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kosovaret kunder Kosoves

      Ti mor Al-Bin katundar cinik dhe i vogel,nuk perfaqeson as veten,pa le me Kosoven,qe e keni dhurat nga Amerikanet dhe ju po e shkaterroni.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dashi

      Sa mir ta kan ber o Albin! Nuk ke stature udheheqsi ti, me mir bej noj pun tjeter se do e cosh Kosoven ne gremine.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eshte e qarte . Presion Psikollogjike

        prano ate qe te kerkojme Ne Te Fortet ,sepse ne nuk te llogarisim Ty fare . Dhe kjo eshte e vertete ,se Te Fortet e kan ber Boten si i ka dasht Trapi tyre , kan zhdukur Kombe dhe qit nga Vryma e e Madhe e Trapit te tyre -Shtet e Kombe te paqena ne Historin e Njerzimit (si psh Greqin ) _pra Te Fortet , vendosin mbi gjithcka ne kte Planet dhe kjo eshte e padiskutueshme . I vetemi Problem eshte se : Okay s'e llogarisin fare KM e Kosoves Albin Kurtin _ por kush do Firmosi per kto Deale ,pra kush do firmosi ne Emer te Shtetit Kosovare ? Do firmosin vete Te Fortet ? Nqs Ata , jane Kompetente edhe per kte , atehere perse i nxiten gjithe kto Takime e bisedime me Misoneret e BE-se Borel e Lajcak e Kryesoreve ne kto Takome Albin dhe Vucic ? Hajt pra . Firmoseni vet cfar ju don Trapi si Te Forte qe jeni .si keni ber gjate gjithe Historise . Un te isha si Albini ,do t'i thoshja . Meqe po Vendosni c'te doni dhe Firmoseni vet gjithcka .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thirrje!

          Me sa duket Vuciqi e gjeti zgjidhjen. Ne vend te jap doreheqjen, i ka dhene urdher Kurtit te jap doreheqje. Kurti si "S" i zellshem qe eshte, jo vetem qe nuk do jape doreheqje por do i "ci nen Amerikes", ne vend qe ti "ci nonen serbit". Zgjohu, o shqiptar or kokekar!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            UDBASHET NUK MUND TE MARIN PJESE SEPSE DUAN TA BASHKOJNE KOSOVEN ME SERBINE.................JANE DERDHUR RUBLAT PER LLOGARI TE UDBASHEVE ALBINOVIQ,OSMANOVIQ,....... . .

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              Kjo qe deri tani Albin Kurti nuk ka ftese per ne Ambasaden amerikane ,nuk eshte shenje e mire.Albin Kurti ,eshte personi i cili eshte ne balle te kesaj furtune te cmendur,ku vendoset fati i nje kombi qe kurr lufterrat perpjekjet e veta,nuk i ka ndaluar per te shpetuar na kolonizatoret e karpateve.Albin Kurti ne kete rast ,eshte Zeri i mbare kombit tone,ai e ka kete autorizim si Kryeminister i Republikes te Kosoves.Te anash kalohet Kryeminstri,kjo do te thote se politika dhe bindjet personale ka qen gjithmone te demshme per kombin tone.SHBA,eshte aleatja kryesore ,interesimi dhe ndihma e saj ka nje shekull te tere qe ka qen ne anen e atyre qe jane perpjekur kane derdhur gjak per Liri !Pavaresi!ruajtje e integritetit teritorial dhe per shpetimin e kombit tone nga gjenocidi rusoserb.Po tani zoti Escobar perse e anashkalo n personin e duhur ai qe perfaqeson interesat e kombit tone?Kjo qofte nje bindje personale dhe jo nje vendim i SHBA!Per tu zgjidhur problemi shqiptar bota perparimtare duhet ta ndigjoi edhe zerin e arsyeshem te Kryeministrit i cili me mish dhe me shpirt te cilter ben kerkese legjitime .,,,,,,,,

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ringjallja pellazge

                Kurti kujton se do i fshihet Amerikes me batanije. O Kurt djali, Amerka ta di historine, ke qene ne burge me Ukshin Hotin. Ti jepje intervista nga burgu, Ukes nuk i dihen kockat. Eshte mision i vjeter serb. Keshtu kane bere qe te sigurojne BESEN. Ne rrugen tende politike nuk ndryshon asgje nga Sal rrumpalla. Rrugve Sala, rrugve edhe ti o Kurt. Batanija nuk ta mbuloj dot as nga policia e Kosoves, se miqte e tu ishin te ndergjegjshem per punen e tyre ne policin sekrete serbe[sipas shtypit kosovar). Vucici edhe nje pordhe kur ben do meret vesh me Ruset, ndersa ti o Kurt jo vetem qe nuk e perfill shtetin AME por as sygjerimet Amerikane. Me pak fjale misioni yte eshte largimi nga atdheu meme dhe nga miqte e vertet te kosoves se UCK ta siguroj Vucici ne Hage. Behu Papa Kurti i Kosoves se ujin e bekimit ta ka hedhur lopa Osmanke. Nuk ka rendesi ku shkon kosova.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kirurg

                  Shumë keq reagoni, o shqiptarë! Kuptohet, nuk e keni formimin dhe kapacitetin për të kuptuar skenat dhe prapaskenat në kontekstin evropian dhe botëror, këtë e merr vesh edhe një fëmijë. As unë nuk pretendoj ta kem këtë nivel. Por them se është e ulët t'i vërsuleni kryeministrit tuaj thjesht se është kundërshtari juaj politik. Lufta politike brenda vendit është tjetër, përballja si shtet me opinionin dhe faktorin ndërkombëtar është gjë tjetër. Të ishte se jeni ekspertë të çështjeve ndërkombëtare, hajdede! Por sharje, akuza dhe përbuzje nga pozitat e injorantit, kjo është e paparë! Vetëm ju e bëni! Faqja e zezë ju qoftë, bashkë me atë Kimete Berishën, që i lëshohet Kurtit si lëneshë (vajzë që i ka kaluar koha për martesë) kur u lëshohet gojështhurur nuseve të reja të shtëpisë dhe lagjes! ????

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Plotesisht dakort me " kirurgun ". Albin, qendro fort ne pozicionin qe ke mbajtur deri tani ne mbrojtje te jo vetem te interesave kombetare, por edhe te vlerave demokratike te cilat po anashkalohen tani fatkeqesisht nga ata qe mburren per vlerat demokratike. Shpresoj qe te mos jete vone dita e reflektimit te burrokrateve perendimore, perndryshe do te ishte e pamoralshme ndjesa pas kryerjes se ketij akti antidemokratik. Nuk eshte pare e degjuar deri me sot kjo qasje brutale e nxjerre nga goja e ndonje diplomati .

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tetovari2

                      Shqiptarët zakonisht janë si lopa kur e lëshon bajgën.Komentojnë e shajnë KM Kurti pa lexuar fare deklaratat e kryeministrit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje