Marrëveshja Kosovë-Serbi, Clewing: Rusia dhe Putini do të ishin humbësit e vetëm

27 Janar 2023, 13:31Rajoni TEMA

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Clewing: Rusia dhe Putini do të ishin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia e ka të vështirë ta refuzojë propozimin franko gjerman, sepse top-diplomatët evropiano-amerikanë që i shkuan në zyrë më 20 janar ia bënë të ditura sanksionet e shumta me të cilat do të ballafaqohej.

Nëse fjalët e Vuçiç-it do të përcillen me vepra, kjo do të ishte vërtet një pikë kthese në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, e cila deri më tani është bazuar në nacionalizmin serb, shkruan e përditshmja gjermane “Bild“.

Një arsye tjetër në “zbutjen” e qëndrimeve të Vuçiç-it në raport me Kosovën dhe propozimin franko-gjerman, vjen edhe si rezultat i ngjyrimeve të reja në arkitekturën gjeopolitike për shkak të agresionit rus mbi Ukrainën.

“Nëse me të vërtetë ka një kthesë, larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, tha eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing.

“(Vladimir) Putini atëherë do të ishte një nga të paktët humbës të kësaj kthese të mundshme”, shtoi ai duke ditur lidhjet shumë të ngushta “vëllazërore” të shtetit serb me Rusinë. Serbia është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vënë sanksione Rusisë ndërsa kanë nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi mes vete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundit me diplomatët perëndimorë, raportohet të ketë kërkuar garanci se 5-shja e shteteve mosnjohëse brenda Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Sllovakia, Qipro dhe Rumania – do ta njohin Kosovën nëse e pranon propozimin franko-gjerman.

“Kësaj radhe, aktorët perëndimorë kanë bërë me të vërtetë presion mbi Vuçiç-in se veprimet dhe qëndrimet serbe ndaj Kosovës nuk mund të vazhdojnë më të pandëshkueshme për shkak të paqëndrueshmërisë pan-evropiane që buron nga Rusia”, tha Clewing.

3 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ai e ka gabim. QENKA HAJVAN FARE Nga kjo mareveshje Putin eshte me i fituari ketu. I humbur eshte Zelenski. Putin e ka shprehur me nenkuptim qe i intereson Kosova e Pavrur , sepse me Pvarsine e Kosoves atehere ai ka nje arsye te forte per te kekruar Pavarsine e Krimese, Ndersa Zelenski i cili eshte ne rolin e Vucic , i duhet te beje Mareveshje me Ptuin per Krimene e Pavarur Pra Mareveshja Kosove-Serbi, nxjerr te fituar Putinin, se i jep nje karte te forte ligjore per te MBAJTUR KRIMENE

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Te humburit e vetem si zakonisht jemi vetem ne shqiptaret... Ja pacim borxh Amerikes...u rreshtuan edhe ata me ne fund me te gjithe te tjeret qe na kane ngulur thika pas shpine

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan Dushaj.

        Lymi or idjot tipik! Thiken ta ka fut serbi me doren e Kurtit. Eshte Kurti qe ben politiken e Vuciqit, sepse Vuciqit ja kane zene 'koken me dere". Amerika dhe Evropa e kane kercenuar Vuciqin me izolim nderkombetar, me nderprerje te bisedimeve per antaresim ne Evrope dhe anullim te gjithe investimeve po qe se nuk do nenshkruaje marreveshjen Franko-Gjermane. Deri me sot Kurti ka qene i lekundur, sepse vet Vuciqi nuk dinte cte bente. Ai fillimisht kercenoi se do "jepte doreheqjen", por me sa duket ka vendosur te djegi perfundimisht spiunin e tij "valut".Kurti nga i paqarte, cuditerisht eshte qartesuar dhe po ben "kakerdhi". Me sa duket Vuciqi ka vendosur qe ne vend te japi doreheqje vet, te "djegi" Kurtin qe si gjithmone ne momentin deciziv ben gol ne porten e Kosoves. Amerika nuk ka zgjidhje tjeter por te "abandonoje" Kurtin qe eshte shtojce e Vuciqit dhe ne vend te tij te kerkoi ndihme nga "shoqeria civile". Alarmi ka rene per ata qe kane vesh....Kurti do haje "tocin" por edhe padrinua i tij do haje mut...Harxhet do i pagoje Kosova, sepse do prese per kohe me te mira, kur koha eshte sot. Zgjohu or popull shqiptar! Nuk ta ka fajin as Amerika dhe Evropa dhe as Shqipereia qe Kurti ju ka vene ne gjume "letargjik".

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje