
Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj konsideron se Asociacioni nuk duhet të paraqitet si çështje problematike.
Sipas tij, ata të cilët atje të cilët e paraqesin në këtë mënyrë po e përdorin si “mbulesë”.
Kreu i AAK-së, ka bërë thirrje tek të dyja palët që t’i kthehen seriozitetit për të arritur marrëveshjen dhe të ndalën së bëri “lojëra politike”.
"Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.
Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.
Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.
Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe Kryeministri i Kosovës.
Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.
Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE", shkroi Haradinaj në Facebook.
Shpesh te shajne Z. Ramush se meqe je "trim i maleve", nuk mund te jesh edhe njeri me llogjike normale. Per keta njerez une pu mundohem ta thjeshtoje problemin sepse ata nuk te kuptojne. Qellimi i Kurtit dhe Vuciqit eshte i njejte: Sabotimi i bisedimebe dhe konkretisht sabotimi i marreveshjes se propozuar nga perendimi. Te dy kea armiq te popullit shqiptar kane te njejtin skenario. Fjalen e pare e ka Vuciqi qe thote se kushti i pare eshte qe Albini duhet te beje asociacioni ku serbet te komandojne Kosoven dhe Kosova te mos jete shtet funksional, njelloj si Bosnja. Menjehere kercen Kurti dhe i pergjigjet se ne nuk do bejme fare asociacion dhe e rendon me tej duke e quajtur asociacion njetnik. Evropa ne mes u ju thote se asociacioni do behet sepse jemi marre vesh dhe ky asociacion do jete sipas standarteve demokratike ne kuader te te drejtave te pakicave. Evropa flet kot sepse eshte jashte skenarit rus! Sapo mbaron Evropa, Albini dhe Vuciqi kercejne perseri. Vuciqi thote qe kushti i pare eshte asociacioni qe Albini duhet ta beje me domsdo. Albini kercen perseri dhe thote se sado qe perpiqesh or Vuco, une nuk do e bej asociacionin dhe spjegon perseri idete e Vuciqit, qe nuk do beje asociacion njeetnik. Nga te tere i vetmi qe nuk kuptohet eshte Albini, qe nuk hiqet sikur nuk di se cdo. Asnje ne Evrope nuk i kerkon atij, ate qe i kerkon Vuciqi, por Albini nuk degjon nga veshi Evropin, por nga veshi i Vuciqit. Duke u grindur me "eren", Albini po cudit boten sepse nuk eshte e nevojshme qe Albini tu spjegoje perendimit se nuk do beje asociacionin e Vuciqit por pse nuk realizon asociacioni qe propozon perendimi... Dicitura per Vuciqin eshte e zberthyeshme se ai eshte i qarte ne veprimet dhe lojen e tij. Dicitura e Albuinit eshte e "pazberthyeshe". A kundershton Albini perendimin me llafet e Vuciqit sepse eshte nje idjot i lindur dhe nuk kupton se ku eshte interesi i Kosoves, apo thjeshte ndihmon Vuciqin ne strategjine e tij sepse eshte ekuacion me shume te panjohura, koha do ta tregoje, por do jete vone....
Respekt per familjen Haradinaj ka dhen kontribut shum te madh per clirimin e Republikes te Kosoves,i ka ven kokat e dy bijve ne themelet e celikta te shtetit te pa mposhtur Kosoves Martire.perkulje per kete ane.Ramush ,je vetem nje trap qe meriton vetem me delet e fshatit te mirresh,je nje zuzar nje xheloz qe as me shume dhe as me pak,je nje zedhenes besnik i beogradit,ngase vetem ata dhe ne moske shprehen keshtu o debil,Edhe ti ke qe ne instancat me te larta te shtetit te Kosoves!cfare te mire i bere RKpos i fale malit te zi 8500hektare ,si i thone kesaj balosh ne gjuhen shqipe?Tradheti Poshtersi.Burrat ,rinia mbare Kombi shqiptar rambo ,duhet te solidarizohet me Albin Kurti!Vjosa Osmani,lere xhelozin egoja po ti plas syte e ballit po krijon nje imazh si nje tregetar dhe jo luftetar Lirie.Persona te ketille qe vjellin vrere jane gati edhe ti elimonojne Adem Jashar,Rexhep Malaj,Jusuf Bardhosh Gervalla ,Kadri Zeka ....e plote e plote heroj te te tjere.Rambo,nderpreje kete loje rusoserbe se faqet e historise do te ven vulen qe e meriton.
Ramush mjaft se e ke bere balte fare. Ne vend qe opozita te dale ne unison ne mbrojtje te Kosoves, pra per kete problem te bashkohet me qendrimin e qeverise Kurti, rri si matufe ose flet budallalleqe si Ramushi. Se cfare deshiron Perendimi me asosacionin, pas te cilit do vazhdojne me ndertimin e 41 kishave e manastireve te miratuara nga Miloshevici, u duk qysh me vendosjen e forcave te KFOR- it ne Veri ( forcat franceze - aleate historike te Serbise) , me detyrimin e Parlamentit kosovar para disa viteve qe te miratonte asosacionin deri presionin qe i ben z. Kurti per kete problem. Nuk ka asosacion komunash shqiptare ne Maqedoni te Veriut apo ne vende te tjera. E perse u dashka te behet vetem ne Kosove, kur dihet se ka edhe komunitete te tjera. Ndarja e komunave ne baze nacionaliteti eshte nje veprim me pasoja te rrezikshme per Kosoven. Gjithnje territoret shqiptare jane perdorur si placke tregu dikur nga Turqia sa here qe humbte ndonje lufte ne Dardanele me Rusine, me pas nga Fuqite e Medha me Kongresin famekeq te Londres 1913 ku i dhuruan Serbise gjithe Kosoven dhe tani me Veriun e Kosoves per te plotesuar tekat e Serbise. Juan dime per shume faleminderit qe na ndihmuat per tu cliruar nga zgjedha shekullore e Serbise, por ju lutemi na lejoni edhe ne rrugetimin per demokraci e prosperitet.