
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.
“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Hovenier.
Ai i bëri komentet pas një diskutimi që organizoi të martën Ambasada amerikane në Prishtinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.
Në Prishtinë, zyrtarët thonë se nuk mund të lejojnë formimin e një asociacioni njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa në Beograd insistojnë në themelimin e tij.
Hovenier tha se SHBA-ja pret që “Kosova t’i përmbushë obligimet e saj”.
“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.
“Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike, për t’u siguruar se ai funksionon në interes të të gjithë kosovarëve”, shtoi ai.
Ambasadori amerikan theksoi se partneriteti i SHBA-së me Kosovën “është i palëkundur”.
“Diskutimi i sotëm reflektoi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës. Ne donim t’i kuptonim këndvështrimet e pjesëmarrësve për Asociacionin, çfarë mund të jetë, si mund të realizohet për qytetarët e Kosovës, por edhe çfarë kapacitetesh nuk mund apo nuk duhet të ketë”, tha ai.
Sipas ambasadorit, diskutimi në ambasadë, ku morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë, u përqendrua në tri gjëra.
“Së pari, si mund të funksionojë një asociacion në praktikë? Pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një sërë temash, përfshirë pikëpamjet mbi përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. Së dyti, si mund të funksionojë një asociacion sipas kornizës ligjore të Kosovës? Sërish, dëgjuam opinione të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese [të Kosovës] të vitit 2015. Së treti, si mund të kontribuojë një asociacion në zhvillimin ekonomik dhe ofrimin efektiv të shërbimeve të Qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera pakicë? Dëgjuam pikëpamje sesi Asociacioni mund të ndihmojë t’i adresojë çështjet dhe nevojat që janë thelbësore për çdo komunitet”, tha Hovenier.
Rashiç: Ka potencial për bisedime të mëtejshme
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili mori pjesë në takim, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrësit diskutuan për kornizën politike dhe ligjore të Asociacionit dhe se “diskutimi ishte interesant”.
“Ka pasur replika dhe mendime të ndryshme, por, në përgjithësi, mendoj se cilësia e bisedimeve ka qenë në nivel të lartë”, tha Rashiq, pa dhënë detaje.
Rashiq, i cili në disa raste ka përsëritur se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të injorohen, shtoi se të pranishmit në këtë takim ishin “bashkëbisedues relevantë”.
“Ka potencial për bisedime të mëtejshme”, tha ai.
“U fol për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës”
Një pjesëmarrës tjetër në takim nga shoqëria civile tha se gjëja më e rëndësishme gjatë diskutimeve ishte fakti se “gjatë gjithë kohës është folur vetëm për një asociacion brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Duke dashur të mbetet anonim, ai tha për REL-in se takimi ka shkuar në frymë konstruktive, por se “kanë dominuar qëndrime shumë të kundërta”.
“Në pjesën e parë të takimit kanë folur kryesisht përfaqësuesit e komunitetit serb (politikanë, shoqëria civile, zyrtarë institucionalë). Diskutimi ka qenë përmbajtjesor, në kuptimin që është folur për të drejtat që burojnë nga [Pakoja] e Ahtissarit [v.j. në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës]… se cilat janë pengesat në ushtrimin e tyre dhe çka mund të bëhet më mirë”, tha pjesëtari i shoqërisë civile.
“Nga diskutuesit shqiptarë (qoftë nga politika apo shoqëria civile) ka pasur më shumë pyetje konstruktive, të drejtuara drejt komunitetit serb, se pse Asociacioni është i nevojshëm për t’i përmbushur këto kërkesa… theksimi i rreziqeve apo shqetësimeve mbi pasojat e Asociacionit në rendin juridik, por edhe kërkesa politike drejtuar aleatëve”, tha ai.
Sipas tij, “nuk mund të thuhet se kishte më shumë mbështetës të Asociacionit sesa kundërshtarë”.
“Ka pasur qëndrime të ndryshme, qoftë skeptike apo më pozitive – të njëjta me ato që i dëgjojmë në opinionin tonë publik”, tha ai.
Millica Andriq-Rakiq, nga organizata joqeveritare New Social Initiative, me bazë në Mitrovicë të Veriut, tha se diskutimi u fokusua kryesisht në tri tema: si do të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, çfarë lloj shërbimesh do të ofronte dhe si do të funksiononte ai brenda sistemit ligjor të Kosovës.
“Ka pasur qëndrime të ndryshme që janë ndarë nga pjesëmarrës të ndryshëm. Kanë folur rreth 25 persona. Padyshim që nuk kishte qëndrim të përbashkët në fund. Qëndrimet ishin shumë, shumë të kundërta”, tha Andriq-Rakiq për mediat pasi doli nga takimi.
Pse kundërshtohet Asociacioni?
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture njëetnike me kompetenca ekzekutive.
Idenë e formimit të tij e kanë kundërshtuar edhe qeveritë e kaluara, duke e konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.
Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.
Trysnia e ndërkombëtarëve
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociaionin.
Javëve të fundit, këto kërkesa janë intensifikuar, bashkë me thirrjet për hapa konkretë.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin dhjetor, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij.
Nëse Qeveria e Kosovës s’do të marrë pjesë, SHBA-ja do ta diskutojë atë me “partnerët alternativë”, ka thënë Escobar.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë po ashtu për REL-in, se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.
Në një shkrim të përbashkët, të publikuar nga disa media në Kosovë më 30 janar, Chollet dhe Escobar kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e një entiteti në Kosovë të ngjashëm me Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është e banuar me shumicë serbe dhe ka kompetenca ekzekutive./REL
Gabimi trashanik apo me qellim djallezor i Kurtit eshte se ne vend te thote se asociacionin do e relizojne, thote se nuk do e realizoje dhe cpif arsye qe nuk kane lidhje me udhezimet perendimore qe e shtrojne problemin ne kuader te te drejtave te pakicave, sipas Konventes Evropiane per pakicat. Po te thoshte se do e realizonte, ai duhej qe ne praktike ta realizionte sipas ideve te tij mbeshtetur ne Kushtetuten e Kosoves dhe ne Gjykaten Kushtetuese duke marre parasysh edhe verejtjet e kesaj gjykate. Ai nuk ka pse te pyes Vuciqin se si do e relizoje dhe pse do e realizoje, sepse kjo eshte ne te mire te Kosoves, dhe serbeve qe jetojne atje. Te vetmit alete qe duhen pyetur dhe duhen konsultuar jane Amerikanet dhe Evropa. Gabimish apo me qellim, Albini thote se nuk do e realizoje dhe flet per gjera qe asnje nuk ja kerkon nga Amerika. Ai idete e Vuciqit ja mvesh Amerikes duke e bere ate personin qe lufton me "eren". Amerikanet cuditen me keto idjotesira sepse ata 1000 here kane thene se nuk jane per nje "bosnje" te dyte...Kjo tendence e Albinit bje ere e keqe dhe prandaj Amerika po mundohet ta anashkaloje Albinin sepse ai thjeshte ben punen e Vuciqit qe eshte sabotimi i bisedimeve dhe ruajtja e statukuose. Zaten kjo mesele me Albinin nuk fillon sot, por eshte shume e hershme. Ai po pa arsye kundershtonte Rrambujene dhe po pa arsye shpiku "reciprocitein", qe kerkonte fundin ne fillim... Jo me kote Trampi e "pushoi" nga puna njehere...Keto 'lajthitje' nuk mund ti beje nje njeri normal, pale nje Kryeminister. Ah, harova ...djalli hiqet si naiv....
Ky asociacion nuk eshte ne dobin te Kosoves. Kjo do te coje ne referendum pas 2-3 viteve dhe shpalljen e Asociacionit nje zone e pavarur qe do ti bashkohet Serbise. Asociacioni nuk ka asnje baze historike, Duke qene se nuk ka baze historike, atehere serbet duhet te jetojne me shqiptaret ashtu sic jetojne preshevasit dhe bujanovcet ne Serbi. Serbet kane bere mjaft genocid mbi popullin shqiptar dhe tokat shqiptare u jane dhene fqinjeve tane shoviniste qe nuk rreshtin duke kerkuarc te na vjedhin tokat tona. Ky propozim duhet refuzuar ne menyre kategorike. Nga kjo marreveshje perfitojne vetem serbet dhe amerikanet. Keta te fundit perfitojne se duke ju bere leshime serbeve permiresojne imazhin e tyre qe i bombarduan serbet ne 1999. Shqiptaret do te humbasin toka te shtrenjta. KURRE ME!
Pse " zgjidhjet e veshtira " dhe " guximi politik " u kerkoken per Kosoven, nderkohe qe Serbise nuk i behet presion per njohjen e Kosoves, pa bere fjale per demet qe i solli asaj dhuna e represioni i shtetit serb.
Albini është rob i trashë dhe nun do ta ulë hundën e të pranojë diçka që e ka kundërshtuar. Ai e di shumë mirë se Asociacioni është rënë dakord të themelohet me marfveshje të negociuara në Bruksel dhe dihen kompetencat që do ketë. Thjesht një auronomi lokale e 4 komunave me shumicë serbë. Sot këto 4 komuna janë tërësisht jashtë kontrollit të qeverisë qëndrore në Prishtinë dhe një zonë destabiliteti e ushqyer nga Beogradi. Me themelimin e Asociacionit jo vetë serbët aty ndihen më të sigurt dhe vendosin vetë për punët e tyre por kështu kjo zonë do funksionojë në juridiksionin e qeverisë qëndrore në Prishtinë e jo si deri sot nga Beogradi. Kështu shtrihet sovraniteti i R. së Kosovës përtej urës së Ibrit deri në kufijtë e saj shtetërorë me Serbinë.
Or zoteri Ambasador neve nuk jemi te fuqishem si ju por edhe budallenje nuk jemi por neve menduam per Amerikanet me nji intelegjence te larte menduam se e keni lexuar historine e jeteses te Shqiptareve ne Kosove dhe ne luginen e Presheves qe mbas luftes se dyte ,dhe ju e dinit shum mire se permbanin ato mareveshje qe nenshkruajten Kosovaret pse nuk i keshilluat qe mos ndodhte,ju edinit mire cka permbante rezolluta 1244 ku Kosovaret u detyruan nga perendimi te nenshkruhen ,e njejta ndodhi me boshnjaket e Srebrenices ku u carmatosen se nuk kishte nevoje te mbanin arme se perendimi dote ju ndihmonte dhe cka ndodhi nji gjenocide etnik cka beri perendimi iku, dhe e njejta dote ndodhe ne Kosove nji gjenocide i dyte dhe perendimi dote ike.kjo esht e verteta.
Keta perndimoret thone qe nuk do te lejojne nje Republika Serbska ne Kosove. Dakord. Por kjo eshte vetem ne leter sepse ne praktike do te jete nje organizem qe Beogradi do ta manipuloje si te doje per interesat e tij gjersa i lejohet qe edhe ta financoje. Pra ne thelb ligjerohet ndarja e Kosoves dhe jo vetem aq, por serbet e jugut dalin jashte legjislacionit te Kosoves. Do te jete nje gangrene e perhershme. Hajde ndaje pastaj ku fillojne dhe ku mabrojne komptencat e tyre executive. Cdo qeveri ne Kosove do ta kete shume te veshtire qeverisjen. Serbet e veriut ku jane mbledhur edhe shume grupe kriminale te pasluftes duan ndarjen jo Assocacionin. Kurre nuk kane per te integruar ne Kosove. Nuk besoj se eshte naivitet nga ana e perendimit. Thjesht duan ti japin nje karrote te madhet Serbise me shprese se do e terheqin ne anen a tyre. Eshte thjesht nje iluzion. Kjo kurre nuk ndodh sepse Serbia eshte lidhur me mijera fije me Rusine. Edhe shtetesine e saj nga Rusia e ka. Mbase e kam gabim, por miqte nese vertet e duan popullin e Kosoves, me mire te lejojne shkembim territoresh dhe mbyllet kjo histori disi. Prape Serbia do provokoje, por nuk ka shume karta ne duar pastaj...Dite te veshtira na presin ne shqiptareve..
"Kali i Trojës" mer shpeshherë forma te ndryshme ne historine e Njerëzimit,por i rrezikshëm bëhet vetem kur i hapen miqësisht Portat...