
“Njësoj siç duhet falënderuar Putinin që ka injektuar jetë në NATO, shpërblime edhe ndaj Sergej Lavrov që i dha puthjen e vdekjes Open Balkans”.
Kështu është shprehur profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward P. Joseph pas lartësimit që kryediplomati rus Sergej Lavrov i bëri iniciativës rajonale “Open Balkan”, të cilën edhe e quajti iniciativë të Beogradit.
Lavrov, madje më tej, për të theksuar mbështetjen ruse ndaj Serbisë, tha se “BE dhe SHBA dëshirojnë Ballkan të Mbyllur”, duke i dhënë edhe më tej konfirmim kritikëve të Open Balkan për ta kundështuar atë.
Profesori amerikan në John Hopkins, i cili ka kohë që është kundërshtar i kësaj nisme rajonale, Open Balkan-in e sheh si mjet ekskluziv të hegjemonisë serbe.
“Media kryesore ruse në vend, Sputnik Serbia, ka mbështetur vazhdimisht Open Balkans, dhe pse jo?”, ka pyetur ai përmes një cicërime.
Piktura që Joseph e sheh të ofrohet përmes Open Balkan, reduktohet në një “botë serbe” përmes tregut me fqinj.
“Open Balkan është ftesë e hapur e Aleksandër Vuçiç për të eksploatuar madhësinë ekonomike të Serbisë për avantazh politik – të lirë nga shtrëngesat politike ose vlerave të Bashkimit Evropian. Open Balkan është e barabartë me ‘botën serbe’ përmes tregut me fqinjët më të vegjël”, ka shkruar ai.
Joseph mes tjerash konsideron se Shtetet e Bashkuara kanë qenë naive karshi çfarë ai supozon të jetë qëllimi real i presidentit serb.
“Duke besuar se Aleksandër Vuçiç dëshiron të anëtarësohet në BE, zyrtarët amerikanë kanë besuar në nocionin se Tregu është i barabartë me Besimin. Ajo çfarë llogaritet është karakteri i regjimit me të cilin tregtoni. Pyeteni Ukrainën: deri më 24 shlut, Rusia ishte partneri tregtar më i madh i Kievit, për eksporte dhe importe”.
“Pyeteni Japoninë, Korenë e Jugut ose Taivanin nëse tregtia u ka ndërtuar besim me Kinën”, ka shkruar mes tjerash profesori.
Një prospekt të ngjashëm e parasheh edhe në Ballkanin Perëndimor. Andaj, sipas tij, këto gjëra duhet parë përtej tregtimit.
“I njëjti tregim është edhe në Ballkan. Serbia është partneri i parë tregtar i Malit të Zi, për importe dhe eksporte – dhe Beogradi është i fundit në terma të besimit. Përqafimi i Kryeministri i ri i Malit të Zi ndaj Open Balkan i ka përkeqësuar ndarjet në vend”, konsideroi ai.
Profesori amerikan, Edward P. Joseph konkludon se të gjithë shtetet e rajonit që ndjehen drejtpërsëdrejti të kërcënuar nga Serbia janë tejet dyshues ndaj Open Balkan.
Vetem rama vllau i vuqiqit lufton dhe kembengul per ballakanin e hapur esht betuar per ta ber serbin e fort njeri i shitur te serbi e te rusi
Hmm.. Rama nuk eshte I shitur tek serbi e rusi sepse eshte lojtar i grekut kurr mos e harroni ai si nje antishqiptar qe eshte thjesht po ben tradhetine e radhes
Ku jeni o patronazhistet e Endri fuges? Ju qe kontrolloni cdo gje. Dhe kete hapesire te vogel ta zini me propagande per Ramen. Me sulmuat fort kur komentoja per Open Ballkan qe eshte projekt rus e serb. O ju qe ju del e ju tepron 500 kw ne muaj me 4 kondicionere. O ju qe ju del e ju tepron pensioni e rroga minimale. O ju mizerje ku jeni?
Mosni, aman! Çdo t'bejen tash andej nga mema shqiperi
Mos harro te shtosh mbas Open Ballkanit edhe kerricin e Vucicit Ramen.
Sa mire, keshtu mema shqiperi s'mund te na ik per ne shkini -Serbi.
EDI Rama duhet ti therras mendjes per “Ballkanin e Hapur.”Fakti qe e bekon Rusia,mikja per koke e Serbise dhe armikja shekullore e Shqiptarve eshte e mjafte per tu bindur qe nje ore e me pare ti themi stop kesaj nisme skllaveruse.Boll dmth Boll.
Rama eshte i kapur. Nuk eshte kembengulje idioti por eshte KAPJE . Sherbimet e fshehta serbe dhe ruse i kane gjithe jeten ne dore dhe Rama eshte person i shantazhueshem. Investimi mbi Ramen nga serbet e ruset eshte i HERSHEM.
Se mos usa Jam me te mire,thjesht kan ça interesa per momentin. Kur mos tju duhemi me do ikin.
Ky analist qe keni gjetur me ngjan me Fatos Lubojnen qe duhet te thote gjithmon te kumdertrn, Preferoj te degjoj mendimin zyrtar te Departamentit te shtetit.
Edhe une keshtu mendoj. Le te jete amerikane ky apo te tjere...edhe ata blehen..
O K....Ari Thjesht qe e mbeshtet Russia,kaq mjafton per ta kundershtuar o K..Ariiiiii.
Duke i bere elozhe Open Ballkan-it do kundershtohet nga ata qe nuk duan ruset e jane shume. Nuk e di Lavrov kete gje?! Do ishte naive. Kur duke qene deputet i PS-së e te thoshte Berisha dikur ndonje fjale te mire do kishe probleme me Partine tende. Po te te shante ishe ok e te duartrokisnin.
Po ku e kuptojne Kosovaret kete ,kujtojne se Lavrovi ,do ti thote gjerat si duan ata,
Mos abuzo me emrin e Naim Frasherit. Si mendon ti? Do te na tregoni ji neve se çfare jane serbet? Çone shipnin e mbetur per ne serbi. Se po te kishit byth sdo ta kishit ate cope shipnije aq te vogel. edhe ate qe ka mbet e shkaterruat. Tash po e konfirmoni ate qe moti e kemi dijte ne shqiptaret jane shqiperise: se shipnija londineze eshte çerdhja e kopilave.
Mos u trembni nuk bie Rama kollai ne derase te kalbur di te reshqase
Kur lavrov nuk arriti dot ne serbi ai e arsyetoi qe me lavrovin do flisnin per avionat kunder zjarrit qe do perdoreshin per krejt ballkanin e shqyer Tani rama te na tregoi sesi arritem te gjendemi ne anen e rusise Sepse krejt ky projekt eshte i rusise dhe serbia eshte aty vetem qe te udheheqe ate projekt Me kujtohen projektet e meparshme ku te gjithe ortodokset ishin ruse ne ballkan edhe mega idea ishte projekt i tyre
shkoj ëma shqipni me Serbin. Aq te etur paskeshit qene per Serbin. Kur e ëma eshte rrospi, smund te behet asgje. Ajo ik dhe len edhe femijet e vet.
Mos beni komente o caopat e mutit qe nuk dini nga lidhet gomari jo me te beni vlersim per Edi Ramen
Çfarë donte vërtet Lavrov? Nuk ka gjasa që qëllimi i vërtetë të jetë lavdërimi, por ka shumë më tepër gjasa që ai të ketë dashur të thellojë mosbesimin ndaj "Ballkanit të Hapur" dhe kështu t'i dërgojë një "puthje vdekjes" nismës së zhvillimit, siç komentoi këto ditë profesori amerikan Edward Joseph. . - Ashtu siç duhet thënë, faleminderit Vladimir Putin që i dha jetë NATO-s dhe pjesërisht Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes "Ballkanit të Hapur" - theksoi Joseph. Moskës, natyrisht, nuk i shkon për shtat asnjë Ballkan i hapur, por vetëm zgjerimi i ndikimit të vet dhe koncepti i “krahinës së Serbisë”. Kjo është arsyeja pse ajo do të donte ta mbyllte atë dhe ta rivendoste në cilësimet e fabrikës, të cilat e vendosin atë në përputhje me ato nga perëndimi dhe rajoni, të cilët e shohin iniciativën si një rrezik për interesat e tyre. Nga ana tjetër, Amerika zyrtare dhe BE-ja janë të interesuara për Ballkanin e Hapur, ndaj në hapje në Ohër folën edhe komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhelji dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Rrotullimi dhe grepi i Lavrov në rajon u gëlltitën menjëherë nga ata që panë interesin e tyre në të - kundërshtarë të iniciativës që kanë frikë se Serbia do ta përdorë atë për të arritur ndikimin ekonomik në rajon.