Avokatët “braktisin” Thaçin në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde

22 Gusht 2024, 17:53Rajoni TEMA
Avokatët “braktisin” Thaçin në Hagë, ekipi i

Më 12 gusht 2024, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve që do të mbulojnë nevojat për mbrojtje juridike të ish-krerëve të UÇK-së.

Letra iu është dërguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në këtë letër, Bordi i Fondacionit thekson se kufizimet e vendosura në shpenzimet për mbrojtjen juridike, të cilat janë përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2024, kanë vënë ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në një situatë të pamundur për të përmbushur detyrimet e tij.

Fondacioni njoftoi po ashtu se, për shkak të mungesës së fondeve, një nga avokatët kryesorë është larguar, dhe avokati aktual i angazhuar ka paralajmëruar se mund të largohet deri në fund të muajit.

Nëse kjo ndodh, procesi gjyqësor mund të shtyhet për së paku gjashtë muaj, deri sa të gjendet një avokat i ri që të njihet me rastin.

Fondacioni vlerëson se është urgjente dhe e domosdoshme ndarja e fondeve shtesë për të siguruar mbrojtjen efektive të Thaçit në gjykatë.

Në letër theksohet se, megjithëse Fondacioni është krijuar për të ofruar mbështetje alternative financiare dhe për të lehtësuar barrën mbi buxhetin publik, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme që do ta bënin këtë kërkesë të panevojshme.

Fondacioni beson se mbështetja financiare nga institucionet e Republikës së Kosovës është thelbësore për të siguruar qasjen efektive në drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e luftës së UÇK-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri.

6 Komente

  1. z
    zhigolo

    Po mirë,edhe sa vite do të zgjatë ky gjykim që të mbledhim para për t'a paguar?!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Shikojeni foton, Thaci e shikon ne sy, Albini si dinak qe eshte nuk e shikon dot ne sy.

      Përgjigjjuni
    2. a
      atdhetari

      Ehhhhhh ..more cfare vete , harxhon para me thase gjykata speciale e Hages . Ata prokuroret e gjykates , vete gjykatesit e avokatet marrin miliona e miliona euro ne muaj dhe eshte ne interesin e tyre qe ta zgjasin sa me shume gjygjin . Mjere per ata qe po gjykohen nga keta burokrate . Liri per Thacin e te tjeret se jane shqipetare te vertete.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salehu

        Po sikur kjo gjykat ishte per 5 vjet,kjo ka 7 vjet qe ashte krijua,une habitem pse nuk kerkohet gjykates kushtetuese ligjeshmerine e kesaje gjykate,por sejcili hesht,se kjo normal ashte gjykat ne juridiksionin e Kosoves

        Përgjigjjuni
        1. N
          NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

          Te shpresosh nje gje te tille nga Albin Kurti eshte njelloj si ti drejtohesh Vucicit per te ndihmuar te mbrohen kreret e UCK - se para ujqerve veshur me petkun e drejtesise ! Keta prokurore e gjyqtare , qe paguhen nga taksapaguesit kosovare , duan ta zvarritin sa me shume hetimin qe te zhvatin sa me shume euro dhe te justifikojne parate e marra. . Ka rrezik qe ata te paguhen plus edhe nga Beogradi , kurse fondacioni ne fjale i kerkon fonde shtese Albin Kurtit qe punoi per vite me radhe per pergatitjen e dosjeve me akuza fallco e i dhembin syte prej UCK - se !

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhaku i pamposhtur

            Cfare flisni or njerez? Kjo gjykate eshte ngritur nga amerikanet per ta patur me te kehte te zbatojne planet qe ata kane per Kosoven. Thaci me shoke jane patriote dhe nuk do ti pranonin disa nga kushtet e perendimit prandaj edhe i futen ne kafaz per ta patur me te lehte zbatimin e axhendes.Thaci vete e themeloi kete gjykate mbas presionit te perendimit sepse e detyruan e jo se kishte ndonje deshire ta formonte..sigurisht qe ai nuk e mendonte se ai vete do te futej brenda e do te gjykohej me lloj lloj akuzash te rreme ndersa kriminelet e vertete serb qe hapnin varreza masive qe plackitnin apo perdhunonin gra burra e femije si ne mesjete nuk I gjykon askush..ky eshte nje fenomen i papare ne historine boterore..USA dhe Nato sulmon Serbine per genocid dhe burgos nga ana tjeter ata qe bene lufte clirimtare brenda kufirit te tyre..pike e zeze..ky fenomen nuk eshte pare ndonjehere.Amerika nuk eshte aspak e besueshme dhe armike me interesat e Kosoves..po e detyron Kurtin te bej koncensione ne favor te Serbise dhe po I ben presion te papare.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje