Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet që Shtetet e Bashkuara kanë me qeverinë aktuale të Kosovës, përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur, ndërsa theksoi se ky përkushtim nuk vlen për çdo qeveri apo veprim politik të saj.
“Ndërsa disa nga fushat e bashkëpunimit me qeverinë aktuale mbesin më pak pozitive sesa që ne kishim shpresuar, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë sa ka qenë gjithmonë. Megjithatë më duhet të theksoj se ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës jo domosdoshmërisht vlen për çdo qeveri të Kosovës ose për çdo zgjedhje apo veprim të caktuar të politikave qeverisëse”, tha ambasadori Hovenier.
Ai i bëri këto komente pak pas një ceremonie gjatë së cilës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt nga Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, nënshkruan dokumentin e dhurimit të 34 milionë dollarëve për Kosovën, në kuadër të marrëveshjes për fondin për objektivat zhvillimore ndërmjet të dyja vendeve.
Marrëveshja fillestare e këtij granti që u nënshkrua në nëntor të vitit 2020, i siguroi Kosovës mbështetje prej 33 milionë dollarësh, ndërsa nëpër vite është mbështetur edhe me fonde tjera. Në mars të vitit 2022 Kosova përfitoi donacion prej rreth 32 milionë dollarësh amerikan. Vlera e përgjithshme e këtij granti është mbi 142.6 milionë dollarë.
Presidentja Osmani tha se marrëveshja është tregues i qartë i fuqisë së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si garanci për një të ardhme të ndritur të vendit.
“Sa herë punojmë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët tanë dhe shteti jonë përfitojnë”, tha presidentja Osmani, e cila ditëve të fundit ka theksuar nevojën e bashkërendimit të veprimeve të Kosovës me aleatet perëndimorë në synimet si ai për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që nxiti mospajtime ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe diplomacisë euro-perëndimore.
Presidentja Osmani, tha se marrëveshja e sotme është rikonfirmim i vizionit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Do të mbështesë projekte të cilat synojnë shërbime më të mira për qytetarët tanë nga institucione llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes si dhe rritje të mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, demokratike dhe ekonomike. Në këtë mënyrë ne nuk po ndërtojmë vetëm institucione më të forta e më të qëndrueshme por edhe një shoqëri më të drejtë e më të barabartë”, tha presidentja Osmani.
Ambasadori amerikan Hovenier tha se ky donacion do të mbështesë programe dhe veprimtari të cilat do të fuqizojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës.
“Ne besojmë që kjo do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj integruese drejt tregut evropian dhe rrjedhimisht do ta ndihmojnë atë të përafrohet edhe më shumë me institucionet euroatlantike si Bashkimi Evropian - një synim i yni i përbashkët”, tha ambasadori Hovenier.
Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 1 miliard dollarë amerikan në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin e saj.
Po e dime qe i kini cuar ne Kosove po ashtu dhe shumicen etyre vete ju i kini mare prape , sidomos perfituesi me i madhe i atyre fondeve eshte Soros
Shko mor pirdhu Serb muti.
Ambasador, populli e meriton qeverine qe e zgjedh me vote te lire. Prandaj bjeri drejt po munde, fol me popullin dhe ngarkoja pergjegjesine atij. Kurti me qeverine e tij jane vertet antiamerikane, por pergjegjes eshte populli. Prandaj komunikoni pa diplomaci vetem me ate popull, dhe e beni te qarte nuk ka rruge tjeter, o me Ameriken dhe Shqiperin o nuk behet ndryshe sepse alternativa eshte te mbrohen vete nga Serbia. Gjasat jane se boll dardane do preferonin te bashkohen me Serbine perseri.
Qeverite shkojne dhe vijne,Sovrani mbetet aty pergjithmone.Ne vitin 1999 Nato ,SHBA,ANGLIA GJERMANIA....nuk e ndihmuan LDK-ene ,por tere kombin shqiptar.Prej pas clirimit ,SHBA,prioritet kishte qe te ndihmoje ne te gjitha sferat RK ,ne njohje,ne formimin e FSK,ne Deklaraten qe RK ,eshte Shtet i Lire Demokrat dhe Sovran,ne pregaditjen e kuadrove ushtarak....te gjitha keto,gjithmone ndihma per pooullin e shume vuajtur dhe liridashes te Republikes se Kosoves....Qeverite shkojne dhe vijne,SHBA,ANGLIA GJERMANIA...plote njerez te edukuar ne bote me ndergjegje dhe respekt ,ne menyra te ndryshme ,e kane ndihmuar pooullin martir ,liridashes shqiptar,per te ecur drejt fitoreve ,sukseseve te shumta....Per te gjitha keto ,shqiptaret mbesin mirenjohes te perjeteshem ndaj aleateve,miqeve tane besnik.Ketu ,nuk behet fjale per partit politike por per popullin tone liridashes...QEVERITE SHKOJNE DHE VIJNE Kosova martire duhet te mbesi per shqiptaret dhe ata qe jetojne ,punojne per te miren e RK,DJEPI i tyre ,dashuria gezimi i perjeteshem.
O Flamur or derdimen. Shprehja jote qe qeverite shkojne dhe vine ka synim per te vene ne gjume popullin qe zgjeth pushtetin duke krijuar iluzionin se qeverite nuk ka rendesi se si punojne dhe per ke punojne. Vecanerisht shprehja jote eshte armiqesore sepse synon qe te vere ne gjume vigjilencen kunder spiuneve te serbit te penetruar ne shoqerine tone…
Ore vigjilent,verte nuk e kupton thelbin,esencen e aq fjaleve qe i ke lexuar a?.Ku te shkon gjuha vigjilent ,atehere kur te dhemb ,Dhembi?Intuita mua nuk me genjen,Gjuha me shkon aty ku dhimbja eshte shume e madhe,ne epiqender.Populli heroik i Kosoves martire,vigjilencen e ka shtrire ne te gjitha sferat,sherbetoreve te armikut pra kolaboraciinalisteve ,ua ka ven GPS dhe i ndjek pas,ngado qe te shkojne edhe ne vagin...e shkires te moskes beogradit.Po ti o derdimen e kupton se : te gjitha Qeverite e RK,kane dal nga Sovrani?,kane punuar kane vepruar aq sa kane qen te zgjuar..koherat ndryshojne dhe politika e europes si nje bushter,manovron lart e posht ne interes te armikut tone shekullor dhe plotesisht kunder interesava te kombit tone.Mos i fry zjarrit derdimen ,sovrani ka aftesuar kuadro nga aleatet tane (SHBA,ANGLIA GJERMANI)ne te gjitha sferat,prandaj edhe vete ambasadori shprehet ne kete menyre : jo qeverit por Kombin shqipetar...