Daçiç zbulon identitetin e shqiptarit që kërcënoi me sulm ambasadat serbe në Europë

20 Gusht 2024, 21:20Rajoni TEMA
Daçiç zbulon identitetin e shqiptarit që kërcënoi

Pak orë pasi ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi se ambasada të Beogradit në dy kryeqytete kryesore të Europës kanë marrë kërcënime në 24 orët e fundit se do të jenë objektiv i sulmeve terroriste nga një shtetas kosovar, për çështjen ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Daçiç ka zbuluar se ambasadat e kërcënuara janë ato të Serbisë në Gjermani dhe Austri.

Ai po ashtu nënvizon se mesazhet kërcënues janë dërguar përmes e-mailit në këto dy konsullata, por edhe në aeroportin e “Nikola Tesla” dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Sipas Daçiç, personi që ka kërcënuar është shqiptari i Kosovës, i identifikuar si Denis Krasniqi, i cili jeton në Zvicër.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra, përmes postës elektronike, nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Brendshme ka marrë informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se personi në fjalë ishte Denis Krasniqi (26 vjeç), nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në reagimin e Ministrit të Brendshëm serb.

Daçiç sqaron më tej se 26-vjeçari ndodhet aktualisht në Kosovë dhe për të është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici.

Ndërkohë, Gjuriç akuzoi se kërcënimet për ambasadat vijnë nga qarqe ekstreme separatiste të një pjese të diasporës së Kosovës.

3 Komente

  1. L
    Lulushkur Ushkurlleku

    Njesoj me fytyrën e Adi Krastes. Denis Krasniqi me Adi Krasta, janë edhe njesoj, plus surratin aë e kanë të njëjtë. Është lojë,portalesh për të implikuar Albiniq Kurtoviqin kunder Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Jo more, u tremb bytha juaj. Harruat masakrat qe keni bere dhe mundoheni te beni, por u duken normale.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Filluan inskenimin fashistet gjenocidale!! Edhe kjo vjen fill pas renies se mardhienieve te mira me partneret nderkombetare dhe Kosoves.Fushate arrestimesh,kerkesa te tilla interpolit nga Serbia per ish pjestaret e UCK-se po behen gjithnje edhe me te shpeshta.Fallcifikime,fabrikim e inskenime ngjarjesh per te demtuar imazhin e Kosoves,perndjekje te ish luftetardve te UÇK-se,te gjitha keto,po behen ne kushtet e lehtesuara nga te gjithe partneret e Kosoves karshi Serbise,sepse e dine qe ajo trysni e ushtruar deri dje ndaj Serbise kunder arrestimeve te padrejta,nuk eshte me,me shprese qe se nje dite do arrihet,o ndarje te veriut me dialog,dhe ketu Serbia po vazhdon te rrise pozicionet e saj ne diskutime te mundeshme ne te ardhmen, ose me force ,dhe nderkombetaret do e pranojne si fakt te kryer !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje