Dora e zyrtarëve të Bashkimit Europian nuk do t’i jepet Albin Kurtit, derisa ky i fundit të jetë në rolin e kryeministrit në detyrë. Ky vendim, i bërë publik nga ambasadori i BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka trazuar politikën dhe ka ngritur alarmin për bashkëpunimin me këtë aleat të rëndësishëm ndërkombëtar. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress, se qëndrimi është shqetësues pasi konfirmon se anëtarët e kabinetit qeverisës po ushtrojnë detyrën pa legjitimitet.
“Kjo është shqetësuese, duhet të jetë shqetësuese, sepse po konfirmohet se kjo është një qeveri jolegjitime e cila dhunshëm po e mban peng qeverisjen e Kosovës. Nuk kanë mandat për të qenë në këto pozicione – as pozita e kryeministrit, e po as edhe pozitat e ministrave. Këta qëllimshëm po e zvarrisin këtë proces në moskonstituimin e Kuvendit, që më pas të kalojmë në fazën tjetër kur duhet të zgjidhet qeveria”, shprehet Time Kadrijaj.
Ajo shtoi më tej se për faj të kësaj qeverie, Kosova gjendet nën sanksione nga Brukseli. Ndërsa, analisti, Dorajet Imeri, e konsideron shkresën e dërguar në qeveri nga përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, një nxitje për konstituimin me urgjencë të kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
“Është e domosdoshme që partitë të reflektojnë dhe sa më parë që të jetë e mundur të kompletohen institucionet e Republikës. Kosova dhe BE-ja janë partnerë strategjikë. Kosova, duke e ditur se ka të ardhme evropiane, duhet ta kuptojë se ruajtja e këtij partneriteti dhe bashkëpunimi në nivelin më të lartë është domosdoshmëri”, deklaron analisti Dorajet Imeri.
Duke iu përgjigjur letrës së dërguar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë duhet të vijë në vendin ku punon ai – në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, Kryeziu tha se Kurti zhvillon takime pune edhe jashtë zyrës së tij, mirëpo paraprakisht duhet të ketë dakordim të palëve. (A2)
ckryeminister zeza, ky i perket te njejtit direktorat si sali sheqerja. tani pyetja eshte, pse e zgjedhin koqevaret ket
Legjimitetin qeverise Kurti ja dha populli i Kosoves me votimin e tij.
Po Vuçiçit kur do ja mbylli deren BE-ja qe vle ne shtrat me Putin e Xi???!!!
Me opozite si ajo PDK me legenin Memli ne krye Kurti rrin 100 vite ne pushtet. Memli idioti nuk e beson e vlereson gjakun e trimave te UCK qe dhane jeten per liri, prandaj Memli dhe tere ata qe votuan nje filoserb te Kurtit ne kry te Kuvendit duhet te zbohen jo vetem nga PDK por edhe nga Kosova.
Bane zot anderr kish pas thane i pari i stalles se quajtur vetvendosje! Nderkohe qe europa i mbylle çdo mundesi qe kosova te kete qasje ne europe dhe kur problemet ne kosove jo vetem politike por edhe ekonomike jane skajmerisht ne piken me te ulet shifni tre musketert e kosoves mender presednike osmanka,mreti kurrci dhe tash injoranti meni ndyre i kosoves minak basha e bashk me ta edhe sfeklla marrin poza para lapidarit te Triumf Rizes te vrar tash e 20 vite me pare dge quditrisht derdhin lot krokodili nderkohe qe vrasesin sekiraqa i denuar me burg perjete e liruan dhe e quan si deshmitar ne hage kunder presidentit Thaqi, ajo qe me shqeteson eshte se si familjaret e Rizes pranojne nje poshtrim te tille apo mos valle po e pregadisin terrenin qe pas zgbedhjeve te ardhshme dikush nga ta te zevendeson avni deharin ne pisllakun e qenefit! Turp per kete elite politike nga me te ndyrat e kombit ku edhe luften per qlirimin e vendit e kan qyajtur siq ka dashur serbia, terroriste, kriminale e çfar jo tjeter.