Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, Kamberi: E papranueshme, banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnë

16 Janar 2024, 12:31Rajoni TEMA
Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak,

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.


Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi në Facebook.

Deputeti shqiptar më tej ka thënë se Serbia sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.

"Përkundrazi rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin. Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, shkroi Kamberi.

1 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    O ti deputet, me ketë parullë Rugova dhe kreu i LDK në vite e 90 shpopulloji - ikën nga Kosova deri më 1997, rreth 550.000 të rijnë - qytetar të moshës që mbrojnë vendin, e shtojnë popullsinë dhe zhvillojnë ekonomin. Prit pak dhe studioni – përcillni mirë situatën e pastaj bëni parulla popullsitë. Serbia nuk i merr shqiptaret në ushtri sepse nuk iu beson fare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje