U arrestua dhe dhunua, lirohet nga burgu politikani opozitar serb

15 Janar 2024, 18:40Rajoni TEMA

U arrestua dhe dhunua, lirohet nga burgu politikani opozitar serb

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviç, është liruar nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish njoftoi avokati i tij mbrojtës Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, urdhër që sipas tij është në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Vulin tha për mediat serbe se arsye për arrestimin e tij ishte vendosja e kurorave me lule në fshatin Prekaz në Kosovë.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Cfarë plehrash!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”????? uau sa vepër fantastike penale??edhe arabia saudite a irani do ta kishin zili një lloj të tillë vepër penale!!ky ja kalon dhe "agjitacion e propagandë" të kodit penal të vekes!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poologu

        edhe KINA e SPEC ci Hanit nuk ka aftësi të kurdis këso mendimesh cmendurake shoveniste

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje