Bie qeveria e Serbisë, i kërkon Vuçiçit të shpërndajë parlamentin

30 Tetor 2023, 19:20Rajoni TEMA

Qeveria e Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozimin për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare. 

Në arsyetimin e qeverisë serbe thuhet se “mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendime dhe pikëpamje për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, duke përfshirë edhe afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë Presidentit të Republikës.

11 Komente

  1. N
    Njeri

    Te mendosh qe edhe ne serbine e autokratit dhe shovinistit vucic ka me shume demokraci se ne shqiperine e qeverisur nga rama, eshte nje kambane e tmerrshme alarmi per gjithe shoqerine shqiptare, ku nje kaste e favorizuar nga rama-veliaj zhvasin pameshirshem cdo te mire te mundshme.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Pula tjetrit te duket me e mire se e jotja, por te del per sorre. Kur nuk ke pare me keq, ajo qe ke te duket tmerr...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Kur s'merr vesh mos komento o toç. Këto lojra i bën vuçiç vetë për të trembur BE dhe për të forcuar pozitat e tij sepse në opozitë atje është partia e millosheviçit. Rama mund të shpallë zgjedhje çdo muaj këtu po të dojë se sali krimineli nuk fiton prandaj i thuaj flm ramës që nuk po tall bythën me ca si ty siç bën vuçiç

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kunadhja

          Shume sakte.

          Përgjigjjuni
          1. p
            plaku Mere

            o hajvan njeri, sta ka fajin Rama qe opozita eshte bere lesh e li, pastaj Rames populli i ka dhene voten, populli do ta heq nga froni po me vote. aaaa ju marte muti shalet me gjithe mendjen qe keni

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristi

              Do të përdorë kushtin që BE dhe USA duan t'ju "marrin" Kosovën dhe ai do votën në Serbinë rurale fiton mbi 80% është llogaritur jo se i plasi per opozitën dhe ka krizë politike

              Përgjigjjuni
            2. B
              BINJAKU JOT

              O "Njeri", lere politiken e madhe se nuk e kupton dot ti. Fillo te lexosh nga pak qe te behesh edhe ti njeri! Vuçiçi i ka te fituara zgjedhjet, ndaj i shpall para kohe. Nderkohe me kete hap shtyn edhe per disa muaj çeshtjen e njohjes se Kosoves, qe USA dhe BE ja kerkojne urgjentisht! Ja keshtu evlat, mos merr kot te na kujtosh demokracine e Vuçiçit, por fillo lexo nga pak, hë vella!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eva

                Kokes i ke rene!

                Përgjigjjuni
              2. e
                emigranti

                o njeri po eshte me i mire ai shpellari yt saliu

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kozmo

                  Mendoj se Largimi nga Presidenca I INTERESON VUCICIT SOT , ne kete kohe kur Europa I ka vene kushte te cilat AI nuk mund ti plotesoje, per presionin e madh qe AI ka nga te gjitha anet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kunadhja

                    Shume sakte e ke thene..Ketu kasta e Rames she e plehres Veliaj ,zhvasin njerzit dhe kete vend cdo dite..Kur do thyejne qafen sa me pare..

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje