Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit të etnitetit të Bosnje e Hercegovina, Milorad Dodik, duke i kërkuar që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste.
Dodik tha një ditë më parë se serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet, i cili sipas tij duhet të përfshijë edhe Kosovën dhe Malin e Zi.
Ministria e Jashtme, i ka rikujtuar liderit të Republikës Srpska, se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe anëtar i NATO-s, dhe i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, të cilat jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni.
“Nuk është hera e parë që Mali i Zi bëhet objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon dhe/ose me qëllim të cenimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivën evropiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj i bëjmë thirrje zotit Dodik që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi shtetërore, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në reagim.
Dodik, në një intervistë për Sputnik tha se “Serbia e Madhe” duhet të formohet përmes mjeteve demokratike, masave politike dhe jo përmes luftës.
“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngecen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm. Nga Serbia, Republika Srpska, nëse është një vendim kaq demokratik, dhe Mali i Zi”, tha ai.
I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.
“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe Metohisë nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës”, tha Dodik.
Lideri serb e konsideroi bashkimin e Republikës Srpska, Kosovës dhe Malit të zi në një shtet, si zgjidhjen e vetme.
Keshtu e mendon dhe Doktor Mortja e Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit.
Mali zi ,,ka qen dhe eshte Serbi ,,,,
Se ç'mund të ndodhë në shekullin e XXII, këtë vetëm Alfred Çako mund ta dijë, por deri atëhere "ëndërra" të tilla me sy hapur nuk mund të realizohen. Ja po them dhe unë si Dodik, që kur të krijohet në rrugë 'demokratike' "Sërbia e Madhe", po në atë rrugë do duhej të krijohej dhe "Shqipëria Natyrale", ku të përfshihen të gjitha territoret historikisht të banuara nga shqiptarët. S'po përmend këtu hartën ku ata janë, se tashmë këtë nuk ka shqiptar, po e po, por dhe ballkanas që nuk e di. Por.....(për dreq kjo fjalë na prish gjithmonë punë), sepse gjithmonë pas ndonjë ideje futuriste apo kontradiktore në raport me realitetet gjeopolitike e gjeostrategjike të rajonit e më gjerë, do ketë një 'por', pas së cilës nuk mund të gjendet ndonjë Nostradamus modern, që të na ndihmojë në zbërthimin e ëndërrave të tilla, edhe pse na pëlqejnë shumë, ama veç kur i shohim në gjumë, sepse sapo hapim sytë zbresim me këmbë në tokë në botën reale.
Cfare Serbie eshte Mali i Zi, kur nuk kufizohet me toke me Serbine? Ndermjet Malit Zi dhe Serbise jane shqiptaret etnike me mijera km katrore deri ne Nish. Shko shihe dhe nje here harten. Mali i Zi eshte larg Serbise. Malazezte kane ardhur shume me perpara se serbet, pervecse shume prej tyre jane shqiptare te sllavizuar.
Mali zi ,,,serbi ,,,shiptaret,,,turqi