Clark vijon dëshmon në Hagë: UÇK nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor 2025, 12:10Rajoni TEMA
Clark vijon dëshmon në Hagë: UÇK nuk ka kryer spastrim

Gjenerali amerikan, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka deklaruar se nuk ka prova dhe dëshmi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është prapa spastrimit etnik të serbëve.

Kjo përgjigje e gjeneralit në pension Clark erdhi pasi prokurori, Halling i paraqiti një dokument të një interviste nga gazeta “Shekulli”, ku pretendohej se ishin dëbuar rreth 170 mijë serbë, e që prapa kësaj qëndron UÇK-ja.

“Unë nuk kam prova apo dëshmi që UÇK ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën”, tha ai.

Në pyetjen e prokurorit, Matt Halling nëse NATO-s i duhej të planifikonte edhe mundësinë e kundër sulmit serb, gjenerali amerikan e mohoi atë.

“Jo NATO-s nuk i duhej të planifikonte këtë gjë dhe nuk më ishte udhëzuar, nuk kisha marr asnjë lloj udhëzimi për një gjë të tillë megjithatë si komandant i përgjithshëm unë e ndjeva që të informoja vartësitë e mijë që të përgatiteshin për një situatë të pafat që mund të ndodhte siç ishte rasti i asaj që ndodhi në pistë në Prishtinë“, deklaroi Clark.

Lini një Përgjigje