Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe në çështjen e Kosovës

10 Janar 2023, 19:49Rajoni TEMA

Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se “çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis”, dhe se “për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe”.

Sipas tij, çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se siguria e serbëve në Kosovë duhet të garantohet.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse policia e Kosovës nuk dëshiron ta bëjë, atëherë mos na çoni në atë pikë që policia dhe ushtria serbe duhet të garantojnë sigurinë dhe paqen në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta dëshironim”, tha ai.

Këto deklarata Daçiç i bëri në Budapest më 10 janar, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kur flitet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Serbia vazhdimisht kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Lini një Përgjigje