
Ftesa që kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për një takim në Tiranë, të martën në mbrëmje ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë.
Në ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve.
Por, disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin e tij si lider rajonal dhe forcimin e pozitës së tij në Shqipëri”. Të tjerët mendojnë se “kryeministri Rama me këtë veprim synon të luajë rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për të bërë presion mbi partitë tjera që të mos rreshtohen në krah të opozitës maqedonase për rrëzimin e Qeverisë maqedonase”.
Partitë politike maqedonase, gjithashtu, janë të ndara në vlerësime. Për Lidhjen Social-Demokrate në pushtet (LSDM) “Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë (së Veriut) dhe i popullit maqedonas, ndërsa me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura. Andaj, çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të të dyja vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”.
VMRO DPMNE-ja që është në opozitë, vlerëson se takimi në Tiranë bëhet me kërkesë të LSDM-së, e cila sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, “është në panik për rrëzimin e Qeverisë dhe dështimin e ndryshimeve në Kushtetutë.
“LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po kërkojnë ndihmë për të shpëtuar, andaj edhe jashtë të gatshëm të pranojnë gjithçka në dëm të popullit maqedonas përmes agjendave të ndryshme vetëm që ta shpëtojnë veten e tyre”, deklaron Nikollovski.
Drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti; i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari; i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe i Alternativës, Afrim Gashi do të marrin pjesë në takim.
Ndërkohë, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, ka thënë se pranon të takohet me kryeministrin Rama, por jo edhe të ulet në tavolinën e njëjtë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Bilall Kasami që është edhe kryetar i Tetovës, komunës më të madhe të banuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, akuzon qeverinë për “korrupsion dhe krim të organizuar dhe defaktorizimin e shqiptarëve”, ndërsa zgjidhjen e krizës e sheh te dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme.
Partitë tjera nuk e kanë komentuar ftesën dhe agjendën e takimit me kryeministrin Edi Rama. Por, për deputetin e pavarur, Skënder Rexhepi, “Edi Rama po sillet në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, njëjtë sikur në takimin e fundit në janar të vitit 2017”.
“Është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet t’i mbledhë partitë shqiptare për çështjet që i prekin shqiptarët këtu në Maqedoni [të Veriut]. Kjo pasi, edhe pas këtij takimi, do të rezultojë ndonjë trik i radhës…”, ka shkruar Rexhepi në rrjetin social Facebook.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, takimin në Tiranë e sheh në favor të Ramës, i cili, sipas tij, synon të promovojë veten si një faktor rajonal.
Nga ky takim partitë shqiptare jo që nuk do të përfitojnë asgjë, përkundrazi ato paraqiten pa ndonjë peshë dhe pa ndonjë ndikim në skenën politike, thotë më tej Neziri.
“Këto takime nuk mund të sjellin asnjë përftim politik për përdorim të brendshëm për asnjërën nga partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. E them këtë pasi ftesat kolektive për vizitë në Tiranë të këtij lloji, flasin për një qasje paternaliste të kryeministrit Rama kur bëhet fjalë për liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje paternaliste dihet se ngërthen në vetvete një lloj kufizimi të autonomisë së vendosjes politike. Mënyra se si i fton ai në Tiranë ka një simbolikë dominuese të tijën, një simbolikë që mund të shkojë në favorin e tij, por në dëm të partive politike”, vlerëson Neziri.
Ai vlerëson se sikur Rama të ketë synim afrimin e liderëve shqiptarë apo edhe ndihmën e tij për agjendën evropiane, do të ishte mirë ai të bënte një vizitë në Shkup dhe të organizonte një takim me të gjithë apo t’i takonte veçmas.
Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike, takimin në Tiranë më shumë e sheh si përpjekje për ruajtjen e shumicës parlamentare që tashmë po rrezikohet nga përçarjet brenda BDI-së, andaj edhe Rama mund t’i bëjë favore kreut të saj, Ali Ahmeti, duke manifestuar mbështetjen apo nevojën për unitet në emër të integrimeve evropiane.
“Ky takim mund të shihet edhe si një shërbim që mund t’i bëhet Ahmetit nga ana e Ramës në kohën kur Bashkimi Demokratik për Integrim po përballet me pakënaqësi në radhët e saj. Kjo pakënaqësi mund të rrezikojë edhe stabilitetin e Qeverisë, andaj BDI-ja synon që t’i bashkojë partitë tjera politike shqiptare pasi në të kundërtën edhe ato do të jenë kundër saj. E gjithë kjo do të bëhet në emër të integrimit evropian apo politikave gjeostrategjike të vendit. Por, kjo do të jetë e vështirë pasi partitë opozitare vështirë se do të pranojnë të jenë në rol të tillë ”, thotë Arsovski.
Liderët e partive politike shqiptare një takim të tillë me kryeministrin Edi Rama e kishin realizuar më 7 janar të vitit 2017. Pas këtij takimi ata kishin miratuar një deklaratë të përbashkët, e cila nga opinioni maqedonas ishte quajtur si “Platforma e Tiranës”, që sipas tyre kishte për synim rrënimin e shtetësisë maqedonase.
Partitë shqiptare, siç thuhej në deklaratën që ishte miratuar atëherë, angazhoheshin për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.
Partitë, gjithashtu, angazhohen për “debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”.
REL
Kush nuk e kupton???? Ka ardhur koha qe shqiptaret e te gjitha trevave te mblidhen te diskutojne per nje vizion te perbashket. Dhe kete gje me mire se z. Rama per momentin nuk mund ta bej askush.
Çfarë të kuptojmë? Do të bëjë rolin e Milosheviçit në rajon?!!!! Momenti është, në Hagë e presin dhe të tjerë, sigurisht në qoftëse do të jetë gjallë mbas orekseve të mëdha! Por më e rëndësishmja, mos i katandiset kokoshi një thelë!
Vazhdo te shohesh endrra me sy hapur idiot. Urrejtja qe keni ndaj Rames ju ben te dukeni per ate qe jeni ne te vertete , kllouna qe per 300 € ju kaleron gerku sipas qejfit.
Uuu, Klimaxi. Po ku je o der pe deri. Çfare flisni mër! Nga qe nuk shikoni dot Ramën me sy, flisni idiotesira. Fajtori shqipetar me Maqedonine e Veriut është teper i perçare, sa as ulen me njeri tjetrin ne tavolinë. Dikush do t'i ulë. Nje i tretë, i jashtem. E kush me mire se kryeministri i Shqipërisë? Ne fakt duhet të ishte presidenti ie Shqipërisë, sepse është figure bashkuese, por ky i yni është laraske pa bisht. Edhe Meta kur ishte, e kishte mendjen per laraska dhe per te dekoruar restaurante. Atehere, i jepet shansi Edi Rames. Edhe Saliu po të ishte, do.kishte bere mire ta bënte këtë gje, por Saliu është fajtori prepares dhe jo bashkues. Ata akoma nuk jane mbledhur, dhe qentë po lehin. Se kujt i duhen 10 parti shqipetare ne Maqedoni, vetem nje zot e di.
Je i paditur... gruevski, antishqiptar i paster iku nga pushteti bashke me presidentin ivanov (filo rus te dy) vetem si rezultat i platformes se tiranes ketu e ca vite me pare. Sputnik shkruante perdite ne ate kohe: te ndalojme zbatimin e platformes se tiranes ne maqedoni... ti je me sputnik ? Srpse platfoma tiranes solli me krye te parlamentit maqedonas, per here te pare, nje shqiptar dhe u vulos faktori shqiptar ne maqedoni
puunnnëëë e madhe!!! në krye të pallamentit na vije një shiptarell dhe sa e sa kryeministra, pashallarë i dhamë Perandorisë Osmane dhe po ata u vunë në krye (si këto të BDIstëve) për të shuar me gjak rebelimet tona. Se na qenka në krye të KARNEVALIT politik mjë ic (qoftë edhe i vlershëm) nuk peshon fare gjë. Derisa shqiptarët atje kanë statusin e minoritarëve të paemër (KODI 20) nuk janë faktor formal me peshë, por tatimpaguesë të zakonshëm. Vetëm statusi identik me statusin e SHKIVE në Dardani do ishte zgjidhja relativisht afatgjate.
Hej Klimax : VAJTI ORA , shko ne KISHE SE e ka pregatitur supen jonulla .
Keni pare ndonje here ne historin shqiptare qe te bashkohen shqiptaret ? Strategu yt ndau shqiptaret brenda Shqiperise jo te bashkoje ato jashte saj. Kenaqu me lugen bosh vellacko dhe ne shenje uniteti alla shqiptarce me quaj malok tani ose 300 evrosh. Si te te vije me mbare.
Rama bene lojen sllave te vellaut te tij shkja Vucicit. Sa here plasin aferat e skandalet plaqkitese brenda qeveriae keta dalin e gjoja ndihmojne shiptaret jasht Shqiperise Llndineze. Me se do ti ndihmoj, me pordha te mje shteti qe mbane popullin e vet ne varferi?! Jo jo, shqiptaret jasht Shqiperise ndihlohen kur Rama separi zhvilloj shtetin e heq popullin nga varferia.
Po ne burg kur e ke ndermend me shku ti bablok?
Ky Xhelal Neziri i ngjan ne mendime Agim Nesho.Ndihen inferiore ndan Rames dhe flasin si e ema e zeqos ne maje te thanes.
Semundja jone shekullore ,nuk merremi vesh me njeri tjetrin.Asnjehere nuk behemi bashke.
Ky e knaqi Tiranen...e zhduku opoziten e po drejton vetem deri sa.....do te shkaterroje dhe ato Maqedonase
O Semi ,ke qene debil fare ! Pse ore Edi Rama e detyroi PD - ne te djege mandatet e deputeteve te vet , apo e detyroi opoziten te bojkotoje zgjedhjet lokale , te sulmoje me bomba molotov qeverine e institucionet e shtetit , apo detyroi SHB - ne e Britani8ne e Madhe qe ta shpallin nongrata , e nje mal me mekate ? A je mire nga trute e kokes ? !
Si do tua mbush Rama mendjen shqiptarve ne mqedonin se ua don te miren kur Rama nuk ua don te miren popillit brenda Shqiperise. Njerzit ne Shqiperi nga varferia, papunesia e padrejtesia perdite braktisin Shqiperinne duke e lene te shpopullezuat e ky shkon e shet fore te lodhta te shqiptaret jasht Shqiperise.
Corapekuq,je katandisur karagjozi..... E ndrite me sunitoshqipfolesit brenda vatonit e te ngelen sumpalaret m'kosovo apo m'shkup.....!?
Ti dhjaku i Janullaqit mjaft hengre mut se nuk te llogarit kush nder te gjallet ! Idjot qe te shkojne jarget si qeni i Pavllovit !
Eshte vertet paradoksale qe KM jone i Gjate , eshte aq i motivuar te merret me Problemet e Botes por edhe Problemet e Medha te Kombit duke jetuar nji Realitet tjeter nen efektin e Supes Magjike ,nderkohe qe Shteti Shqiptare eshte nji dru i Kalbur qe mundet te kputet nga casto ne casti dhe s'ka asnji baze e sigurie ne asnji situate kercenuese ,pe mos te folur per Shoqerine Shqiptare e cila jeton nji Anarshi Totale ,qe sdi se ku eshte ,e ku ben pjes se ka degraduar ne gjithcka dhe nuk ka asnji interes per te qen vertete nji Shoqeri Njerzore ! Shqiptaret jane mbullur ne nji Medie ,ku mesa duket eksperimentohet ,ndekohe qe asnji nga kto medie ,nuk üperfaqson pritshemrine e shqiptareve .por i ngjajne disa mejhaneve ku cfryhet shtresi e depresioni i miletit , nuk ka interes per KUlture e asgje qe ben nji Shoqeri te Vertete , institucionet jan skandal te Korruptuara deri ne Gryk , Drejtesia eshte nji Organizate Mafiozesh qe xhiron Krimin Politike dhe i sherben atij , nuk ka asnji lloj fushe tjeter arti e zhvillimi vet Kakofonise se te cmendurve e analisteve te medies .pra nji Kafaze ku kultivohet Marrezia ,nderkohe qe KM jone shef qejgfet e tia , Banda e Lalzit zgerdhihet , Drejtesia nuk ka ekzistuar e as ka per te ekszituar , shqiptaret lene Shqiperine bishllekun e mbushin te Huajt qe po bjene gjithe Shqierine , pra se me cfar Trush ky KM fluturon mbi Gomar per ne X Galaksi kte vetem ai e di ,por per mua si qytetare , Shqiperia nuk dunksionon ne asnji Fushe dhe Shtetit s'i rruhet fare se cndodh me shqiptaret ,se si po i transformon mungesa e nji kulture e shteti te vertete ne Njerez paVlere e pa Atdhe
Nuk ke tru ti sa per te gjykuar k/ministrin or budalle . Je nje cope debil qe nuk e ke idene e shtetit dhe as te kombit . Duket se vuan shume nga komleksi i inferioritetit , por dhe mungesa e dinjitetit . Jo kushdo qe ka mesuar alfabetin mund te jete ne gjendje te drejtoje shtetin , sikurse te duket vetja ty . A di gje ti se sa here e ka shkerrmoqur shtetin shqiptar shtaza serbe e Vuicidolit , qe ti e mban si idhull ? Te te rrojne tulet se truri te paska ikur !
i tille je sa here qe hap gojen (!) _ I nderuar , nuk e di perse jeni kaq agresive dhe te gatshem ne cdo rast te lehsono brockulla e ofendime nga goja -(edhe pse askush s'ju drejtua juve dhe s'ju ofendoj ) - duke tentuar te pengoni Mendimin e Lire ktu duke perdorur ne cdo replike aspak Normale kte Dhune Verbale . Gjithcka replikon vs meje eshte nji budallallek dhe s'ka asgje nga kto Dokrrat qe ti i vesh Komentin tim (sepse mua si Person s'arrin t'me drejtohesh me ato bla bla bla-t e tua ) .Un nuk kam pretendime aspak per KM ,jam nga te paret qe kam sulmuar Banden e Kermave Opozitare e kryekurven sb e i.m (por nji si duket Militant i Verber si ty ) i shikon komentet me syze Gri ! _ Un jam nji qytetare Shqiptare ,i cili i referohem Realitetit Shqiptae dhe s'jetoj as per Pushetin e PS-se e as paguhem prej atij Pushteti dhe kam te drejten e shprehjes e Kritikes per gjithcka eshte e manget ne kte Qeverri dhe konkretishte kte menyre aspak si duhet te drejtuari te Shtetit ,duke par gjendjen e nivelin Skandaloze te asaj shoqerie ,ku qytetari shqiptare gezon shume pak te drejta e perfaqsohet pothuajse aspak nga kjo Politike ,ku te vetmit qe gezojne cdo te Drejte ne kto 32-vjet jane Klani i Politikes nderkohe qe per shoqerine Shqiptare ,s'do me dit asnji :Ky eshte Realiti i trishte i ksaj Politike i ktij Pushteti te paafte te kuptoj se ku eshte sot ,(ka pasqyre perball ?) se eshte aty me Votat e ktij populli dhe se mjerishte akoma sot s'njeh si duhet Konceptin Shtet ! . ( klm e meso te komunikoshe si njeri e llapen mbaje ne kufijt e dhembeve ,nqs ke ala ne goje te tille )
Ky nuk eshte takimi i pare i Rames me shqiptaret e RMV, se ka qene edhe nje moment tjeter shume i rendesishem qe i bashkoi dhe ata dolen te fituar.Maqedonia ndodhet ne nje moment shume te veshtirë qe mund te shkaktohet nga Zajevi qe eshte ne dem te shqiptareve dhe ne kundershtim me politiken amerikane e nuk eshte çudi qe Rama kryen rolin e emisarit
Rama, Donkishoti i ri i Ballkanit.
Shume aktive jane bere bajgat e mesjetarit serb te Vicidolit . Kerkojne te vijne ne pushtet vetem me shpifje , perbaltje , te shara dhe nxirje sa me shume te kundershtarit , O idjote , nuk do te vini kurre ne pushtet me kete diarre qe nxirni nga goja , sepse populli ka alergji nga idjote te tille . Ne pushtet vihet vetem permes votes , bindjes se popullit me alternativa me te mira qeverisje . Por ju jini derra , nuk jini njeres . Me keto gomarlleqet tuaja , Edi Rama do te dale ne pension si k/minister !
Zbrit o zbrit me.kembe ne toke.
Rama po mundohet te beje gjene e duhur per interesin e shqiptareve te Maqedonise. Eshte shume e rendesishme qe shqiptaret te jene faktor stabiliteti politik ne maqedoni e gjithashtu qeveritar te ketij shteti. Faktoret perçares mes shqiptareve duhen frenuar, te perçare ata nuk jane te dobishem per shqiptaret.
Ata që janë kundër konsultimve - marveshjeve dhe vendimve kombëtare nuk janë shqiptar ose edhe më keq sepse na duan të ndarë dhe të përqar.Kombi ka nevoj për bashkim dhe unifikim të vendimve mbarëkombëtare për shumë çështje sepse pa të drejt jemi gjysma e shqipatrëve - në 5 shtete jemi jashtë kufive administrativ të Shqipërisë. Të përqar na dojnë vetëm armiqtë e sidomos ata që luftojnë për një fotele. Marrëveshjet dhe konsultimet duhet të mbahen për çdo çështje të rëndësishte kombëtare dhe jo vetë me partit jashtë Shqipërisë por me gjitha shoqatat dhe grupacionte politike shqiptare në botë. Rama veq përpara dhe tu proft e mbara.
O komentues me semi e ster semi ,sa eshte Edi me kembe ne toke nuk ka qene ndonje krueminister ne shqiperi Efi nfryshoj shqiperone sala dhe iliri e groposi ,ju jeni kosovare ,mire i thone nje fjale te urte :per te sjelle nje bote verdall merni nje kosovar .ju jeni tru shpelar .idjotesia nuk ka brire ju e tregoni me komentet qe beni .pellcisni Edi Rama do te fitoje prap dhe juve do tjua tregoje vendin ku e keni .ai berberi maqedonas qe gjasme eshte shqiptar te vije ti qethi buthen jo koken Edit ,sepse ne bythe e ka koken .ti hani ate eq sthuhwt Edit.
E ke humbur lidhjen me realitetin o Ram!
Pune shqiptaresh. Gjelle qensh.
Pune shqiptaresh. Gjelle qensh.
Shqiptareve te Maqedonis asnje e mire nuk u ka ardhe nga Shqiperia „pluraliste“.Qellimi i keti takimi eshte mosperfshirja ne ndryshimet kushtetuese qe pritet te ndodhin e „20%“ dhe gjuhes shqipe qe e kerkon Levizja Besa.Kundra kesaj perfshirje ne ndryshimet kushtetuese eshte haptas DUI i Ali Ahmetit,po si duket edhe kryetari ri i AKSh poturri i shitur Taravari dhe miku dei ne vdekje i mihailkovskit Mendu Taci.
Shkolla e Vucicit, Ramen do ta ket mesuat vellau Vicici. Kur i poasin hajnit ne qeveri shkon e gjoja ndihmon shqiptaret jashte Shqiperise Londineze. Jo ore hajdut, shqiptaret jasht Shqiperise Londineze inndihmon vetem duke e bere ne shtet shqiptar te forte.Aty te qendrosh me pune e zhvillim pa plaqkitje, ashtu i ndihmon shqiptaret kido qe jane.
Po te krahasosh Maqedonine e vitit 1994 me kete sot ne lidhje me mardhenjen dhe komunikim midis Maqedonas dhe Shqipetareve kanje ndrysim te madh. Ne kete vit kam kaluar tranzit per ne Turqi , kishin nje perbuzje te madhe ndaj Shqipetareve qe ne kufi binte ne sy me shume indifertizem ndaj nesh qe skishin arsye mundoheshin te hapnin probleme per te mos kaluar ckishin me ne popullin sa ishim hapur dhe njerzit shkonin per pune ne Turqi i vetmi shtet qe na hapi dyert ne ate periudhe te veshtire per te punuar apo per te bere nje tregeti sipas mundesive.Ne Tetove ishte ndalesa e pare , kur hyje ne banjat shikoje te shkruara pakenaqesite e Shqipetareve kunder Qeverise Maqedonase ose sjelljet e keqija padrejtesite ndaj Shqipetareve. Eshte ne interes te Maqedonise ti mbaje Shqipetaret te percare ne te kundert eshte e humbur se me vota nuk ja del dot prandaj duhet te gjejne gjuhen e perbashket per te aritur ate qe u eshte mare ne dekada apo mohuar qe ke gjuha apo identiteti te mohonin orgjinen per mbijetese eshte shume e dhimshme.Mire e thote nje komentus aty nuk mund ta beje asnje tjeter pervec Rames ne keto momente ne duhet te themi qofte per mire se eshte nje popull i tere qe jeton ne ate vend dhe te mos te kthehemi tek viti 1994 ca kam pare une ne adrese te Shqipetareve. I
Krejte kjo me duket pune e buseda lagjesh. Raka nuk ndihmon keshtu por mashtron. Rama eshte kryeminister i nje shtetit te pavarur. Te gjithe keto duhet ti rregullij ne poliken ndershteterire. Po te nderton te Rama nje shtet te forte e dinjitoz pa popull ke nivel varferie, sigurisht qe do ta ulte ne tavolin solavomaqedonin e do ti kerkonte realizimin dininjitoz zyrtat e formal te te drejtave te shqiptarve. E Rama smund ta beje kete duke qene se perfaqespn nje shtet me nje popullesi te varfer e te olaqkitur po nga Rama
O Koha ketu eshte e keqja se ne nuk kuptojme njeri tjetrin ju shqipetaret e maqedonise duhet ne radhe te pare te doni njeri tjetrin te beheni ne nje mendje per te njejtin qellim po aritet keteju jeni te fituar nuk keni nevoje per tjeter .