Fuqizimi i forcave të armatosura të Kosovës shqetëson dukshëm Serbinë. Debate të nxehta u zhvilluan këtë të enjte mbi ndryshimet e propozuara në ligjin për ushtrinë që do ta bëjnë praktikisht Vuçiçin komandant absolut suprem.
Projektligji parashikon që në të ardhmen, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë të komandojë “në përputhje me vendimet e Presidentit të vendit”. Por, çështja që ka ndezur ligjvënësit në seancën e kësaj të enjteje ishte fakti se, sipas tyre, projektligji nuk është mjaftueshëm i fortë përballë atyre që u cilësuan si kërcënime nga aleancat rajonale.
Deputeti Branko Pavloviç nga lëvizja “Ne – Zëri i Popullit” paralajmëroi se Serbia po rrezikon interesat e veta strategjike, duke mos përfshirë shërbimin e detyruar ushtarak në ligj: “Jemi dëshmitarë se Kosova po ndërton ushtrinë e vet. Se Turqia po ndihmon masivisht në ndërtimin e një kompleksi të shqiptarëve në Kosovë. Jemi dëshmitarë se Kroacia dhe Shqipëria po krijojnë aleanca ushtarake me të ashtuquajturën Kosovë. E gjithë kjo së bashku përbën një kërcënim ekzistencial për Republikën e Serbisë dhe popullin serb. A po presim që shqiptarët në Kosovë të ndërtojnë plotësisht ushtrinë e tyre në mënyrë që të marrim masat që na duhen për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin në tërësi?”.
Pavloviç u shpreh se mungesa e shërbimit ushtarak e bën të pamundur formimin e një trupe të mirëfilltë luftëtarësh dhe se Serbia po i nënshtrohet presioneve të NATO-s, që, sipas tij, “nuk dëshiron të shohë një Serbi me kapacitet real për të ushtruar sovranitet në përputhje me Rezolutën 1244”.
Deputeti goditi edhe vendimin për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca, duke e quajtur “gabim strategjik”, pasi Parisi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai paralajmëroi se armët e blera mund të mbeten të papërdorshme në rast nevoje dhe se çmimi i lartë po zhvesh buxhetin nga fondet për prioritetet kombëtare, përfshirë ushtrinë. Debati pritet të ashpërsohet ditët në vijim, ndërsa qeveria kërkon fuqizimin e kontrollit presidencial mbi ushtrinë dhe opozita paralajmëron rrezikim të sigurisë kombëtare.
Vucic ben pordhe qe te qetesoj protestat. Kosova buxhetin e ka sa 1/3 e Shqiperise ose Maqedonise. Nuk quhet ushtri me drone supermarketi qe dhe Bashkia Tepelene i blen po deshi. Kroacia dhe Shqiperia e shohin me dashamiresi, por asnje nga te dyja s do hyj ne lufte per Kosoven. Madje vete Albini eshte kundershtar i thekur i Shqiperise. Keshtu qe cdo argument qe beri eshte i kot
Qelbesira "Analize modeste" ka hallin e shkijeve. I shkja qelbesir, Vicic dhe shkijet e dijne se ju jeni ne ramje te lire, vajto ti i komentues shkja. Vajto edhe ca kohe. Tani eshye tadha e Republikes se Lugines se Presheve(Kosova Lindore), Republika e Vojvodines, Republika shqiotare e Sanxhakut, Republika bullgare e Dimitrovgradit.... Ti komentues shkja do te mbetesh duke vajtuar vetem me Pashallukun e Smedereves, ashtu sic ishe para Kongresit te Berlinit.