Dështon seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nuk betohen deputetët

15 Prill 2025, 13:35Rajoni TEMA
Dështon seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nuk betohen

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur këtë të martë, ka dështuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë vetëm 52 vota në favor të raportit, ndërkohë që për miratimin e tij kërkoheshin 61 vota nga deputetët e pranishëm. Në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë.

Për pasojë, seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se do të informojë presidenten Vjosa Osmani për zhvillimet dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Në seancë janë 119 deputetë, por për shkak të rrethanave të caktuara, meqë raporti i Komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet më tutje,” deklaroi Dehari.

Dështimi i seancës bën që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit të mos mund të kryejnë betimin dhe të marrin zyrtarisht postet e tyre.

Gjatë mbajtjes së seancës u bë publike edhe dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e kabinetit të tij qeveritar. 

Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, ndërkohë që pritet reagimi i Presidentes dhe partive politike për të dalë nga kriza parlamentare.

2 Komente

  1. A
    Asht koha per referendum

    Presidentja Osmani duhet te sjell tash nje vendim per organizimin e nje referendumi me pytjen: a dojna ti bashkangjitna Shqiperise apo Serbise. Me kete akt, Vjosa Osmani do ta permbyllte me nder detyren si Presidente. Kjo zgjidhje mujt me iu pershatet ma mire BE-se dhe Amerikes, sepse keshtu e zhjidhin i here e mire edhe hallin qe vet e krijun me nji shtet te deshuem si Kosova. Me gjasa dardanet do votojne ma shum per bashkim me Serbine, e keshtu do jete ma mir edhe per BB qe do mund te fton Serbine te futet ne BE deri ne 2030.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shtet mjeran, turpe

      Deshtimi asht emni i ri i Kosoves antishqptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje