“Dronët sot kanë zëvendësuar armët”, ministri grek i Mbrojtjes: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29 Nëntor 2025, 16:16Rajoni TEMA
“Dronët sot kanë zëvendësuar armët”,

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, prezantoi një doktrinë të re të Forcave të Armatosura helene, duke theksuar se mjedisi gjeopolitik global ka ndryshuar rrënjësisht dhe se Greqia duhet të përshtatet me realitetet e reja të kërcënimeve moderne.

Sipas tij, vendi ndodhet në një zonë të pasigurtë, të rrethuar nga konflikte, shtete të dështuara dhe sfida teknologjike që kërkojnë përgjigje të reja mbrojtëse. Dendias theksoi se, që prej vitit 1952, Greqia gjendet në një kontradiktë të vazhdueshme brenda NATO-s, pasi kërcënimi kryesor i sigurisë vjen nga një anëtar i së njëjtës aleancë, Turqia.

Në këtë kontekst, ai argumentoi se Athina duhet të zhvillojë një ekosistem të avancuar mbrojtës, të aftë të prodhojë teknologji të përparuar dhe të sigurojë avantazh strategjik.

Ndryshimi i doktrinës detare: Egjeu “mbyllet” nga toka

Një nga pikat më të theksuara të fjalimit ishte doktrina e re detare. Dendias deklaroi se Flota nuk do të ketë më si detyrë kryesore mbrojtjen e Egjeut, pasi mjedisi i ngushtë detar e bën atë të cenueshme nga mjetet e reja të luftës, veçanërisht dronët. Sipas tij, fregatat, ndonëse të teknologjisë së lartë dhe me kosto të lartë, mund të neutralizohen nga mjete shumë më të lira.

Në vend të kësaj, mbrojtja e Egjeut do të realizohet nga toka, me artileri raketore të shpërndarë në ishujt e Arkipelagut. Qindra, madje mijëra pozicione tokësore do të krijojnë një “mbyllje” të plotë të hapësirës detare, duke e lënë Flotën Detare greke të lirë të veprojë në Mesdheun e gjerë, jo të kufizuar në Egje.

“Ne e kemi ndryshuar plotësisht doktrinën. Egjeu nuk do të mbrohet më vetëm nga Flota. Ai do të mbrohet kryesisht nga artileria raketore, e cila do të jetë e shpërndarë dhe e lëvizshme nëpër qindra - nëse jo mijëra - ishuj të Arkipelagut. Ne do ta mbyllim Egjeun nga toka. Flota do të jetë e lirë të veprojë, por jo e lidhur në detin e ngushtë”, theksoi ai.

Ai konfirmoi gjithashtu se fregatat e reja franceze dhe italiane do të pajisen me raketa strategjike me rreze mbi 1.500 km, duke krijuar një kapacitet të fortë parandalues në Mesdheun Lindor.

Forca ajrore dhe “Mburoja e Akilit”

Dendias shpjegoi se lufta moderne nuk varet më nga avionët luftarakë si mjeti kryesor i mbrojtjes ajrore. Duke marrë shembuj nga luftërat Izrael–Gaza dhe agresioni rus kundër Ukrainës, ai argumentoi se mbrojtja efektive realizohet nga sistemi anti-ajror tokësor që ndalon avionët të operojnë lirshëm.

Për këtë arsye, doktrina e re e quajtur “Mburoja e Akilit” që qeveria Micotaqis po përgatit synon krijimin e një sistemi të integruar tokë-det-ajër, duke kombinuar sisteme raketore dhe teknologji të reja anti-dronë.

Fokusi tek dronët: “Arma e re e luftëtarit”

Dendias njoftoi një transformim rrënjësor në Ushtrinë Tokësore, duke thënë se “arma” e re e ushtarit nuk është më pushka, por dronët FPV. Ai nënvizoi se Greqia po përgatit trajnimin e të gjithë trupës për përdorimin e dronëve, ndërsa po krijon edhe një rezervë aktive prej 150.000 vullnetarësh, me synimin për një forcë totale prej 250.000 rezervistësh të trajnuar.

“Ajo që ne e quajmë armë është droni. Droni. Kjo është ajo me të cilën ai lufton. Kjo është si arma ashtu edhe plumbi. Dhe është e përdorshme. Ushtria greke duhet, pra, dhe po e bëjmë shumë shpejt që të lërë epokën e armëve dhe të shkojë në epokën e dronit. Që do të thotë se çdo ushtar duhet të trajnohet në përdorimin e dronëve”, u shpreh Dendias.

Dendias prezantoi gjithashtu sistemin e ri grek anti-dron “Kentaurus”, i testuar në Detin e Kuq, i cili do të vendoset në të gjitha fregatat dhe në një sërë variantësh tokësorë (“Orion” dhe “Telemachos”) për mbrojtje të gjerë kundër dronëve, veçanërisht të rëndësishme, pasi vendi që përbën kërcënimin kryesor për Greqinë, sipas tij Turqia, po prodhon dhe disponon mbi një milion dronë.

Dendias përmbylli se qasja e re mbrojtëse është holistike dhe e orientuar drejt teknologjisë së avancuar, duke synuar mbylljen e hapësirës greke në ajër, det dhe nën det.

Përballë një mjedisi të paparashikueshëm, Greqia sipas ministrit të saj të Mbrojtjes po ndërton një sistem mbrojtës të shekullit të 21-të, ku dronët, raketat dhe kapacitetet tokësore kanë rolin qendror. (A2 Televizion)

15 Komente

  1. Q
    Qirje Dendia

    E di qe ngjan kontradiktore shprehja ime por greket i kemi popull kushuri. Megjithate ky popull kushuri ka nje vecori, ka lepurin ne barkut hahahha. Dendias merru cik me demografine atje se me zor lindin 3 - 4 mije femije vitit. Leri pordhet qe s ke bythe ti besh

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Gazeta Tema, pos na informove ne per planet e gabeleve neo grekeve me Dedjen qe ka prejardheje veriore - por ka komplekse me identitetin e tij - ne nuk fleme dot. Sa ju paguan Athina per keto brockulla, qe Turqia dhe Greqia jane ne lufte? Pa Ameriken - Turqeia e ka Greqine 5 minuta.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Antiturk

        Të dhjefsha Turqinë me një mut o Ben ,që vdisni për një çikë Turqi ju turkoshakët shqiptarë

        Përgjigjjuni
      2. R
        Ringjallja pellazge

        Ki Deledhia, do mbilli Egjeun thot nga toka. Duket ja ka len trashgimni gjishi nga Vunoi. Lum gërrqia per ket pjell të adaptuar ne gërrk te lasht. Prite ku të jap ndonje ide akoma me të zgjuar Ferdhisi me 7 emra. Po lulëzon patridha gërrqi nga bijt e adoptuar.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali lusha berisha sudja edi taulanti

          Qe ne vitet e para te 90, pasardhesit e Majmunit Hirko, dolen me teorine qe nuk na duhet ushtria, se jemi anetare te OKB, etj etj! Ne fakt, NE duhet te kishim rujt shtetin dhe shkaterru blllokmenet. Por ne beme te kunderten, mbajtem bllokmenet, ju krijuam dhe PD e PS qe te tallin topet dhe shkaterruam shtetin! E mor Majmuni Hirko…

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tr

            Shtet I deshtuar kush eshte o Denduas? Me Shqiperine e ke?..... me te deshtuar se ju ku desh vdiqet per buke e fale Gjermanise shpetuat nuk ka...

            Përgjigjjuni
            1. I
              I ka hi frika n'bark Dendiasit trim

              I thoni Niko Dendias se dronet qe do bleje Greqia i prodhon Turqia!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tellalli

                Dronë prodhojnë të gjithë , edhe Kosova do prodhojë së shpejti .

                Përgjigjjuni
              2. D
                Detari

                ne bythe do ta keni gjithmone nga turku ! Ska me shqiptare te luftojne lufterat tuaja o rrasat pederastesh orthodhokse

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati

                  Detari spermë turkoshake , të qifsha Turqinë që na la 5 shekuj prapa botës

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Emigrant

                  Ca do besh me gjith keto arm o deda Nga jug lundja ke luft me turqin nga veri lindja ke bullgarin nga veriu ke shqiperin nga deti ke italin Me ke do luftosh me pare o greku Paqe greku dhe rregullo mardheniet me te gjith sepse nji frym te kane Sepse gjith jeten si shtet e keni me genjeshtra dhe krime kundra fqinjve

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tellalli

                    Me të gjithë të rregulluar e ka greku , përjashto turkun dhe turkoshakët shqiptarë .

                    Përgjigjjuni
                  2. U
                    Undifened

                    Hahahahaha..po cfare "toke" do te mbyllesh ti more katunare Vunoj....siguria e Greqise varet nga Franca si para 200 vjetesh....pa ate siguri te Frances....turqit festojn ramazonin ne Athine......mer trongull serash.....vajdemet me kto paranoiden.....

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lori

                      Po ku i rruhet Frances . Do hyje Franca ne lufte per Greqine ??? E pse ??? I bejn qefin vetes evgjitet grekofone . Greket qe para 10 viteve thonin per dy vjet do kemi dronin tone . Turqia ne ate fushe eshte shekuj para . Ne cdo tre drone qe shiten ne bote dy jane prodhim turk .

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Deda

                        O pika që s'të bije o Lori , dronë prodhon e gjithë bota , turkoshak muti që vdisni për Turqinë , ju dhjefsha fenë tuaj . Kur po ngordhnit për një copë bukë , u derdhët me qindra mijra drejt Greqisë . Pse nuk shkuat në Turqi , o racë e poshtër islamike , po ju vërsulët Greqisë kristiane ? Zagarë të fëlliqur e popull mosmirënjohës , ju dhjefsha Turqinë dhe fenë tuaj kriminale .

                        Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje